Arvizu: Po blihen votat! Jemi të
shqetësuar për situatën në KQZ

Arvizu: Po blihen votat! Jemi të<br />shqetësuar për situatën në KQZ
TIRANE - Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ftuar në "Vizion Plus", me gazetarët Adi Krasta e Lutfi Dervishi tha se ka informacione se vota po
blihet. Arvizu, ka vënë theksin tek një panoramë e zymtë e fushatës zgjedhore, duke përmendur problematikën e blerjes së votës dhe incidentet elektorale si pasojë e pasojë e përplasjeve politike. Një tjetër pikë ku u ndal ambasadori Arvizu, është situata e krijuar në KQZ, që sipas tij duhet të marrë zgjidhje. Më tej, ambasadori amerikan në Tiranë, theksoi rëndësinë e numërimit të drejtë të votave në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

“Po shohim përpjekje të ndryshme që ndikojnë mënyrën se si votojnë njerëzit. Japin para ose ofrojnë perspektiva pune, ose kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shohim raste kur njerëzit shkurajohen për të votuar. Shohim raste kur burimet përdoren për fushatë,” tha Arvizu, duke shtuar megjithatë se ai do të donte të ishte optimist.
 
Arvizu tha se në disa qarqe situata mund të jetë edhe më e ndezur.
 
Ambasadori amerikan shprehu shqetësim edhe për çështjen e KQZ-së, duke treguar me gisht nga mazhoranca e djathtë për këtë situatë. Ai tha se ata duhet ta kishin menduar më mirë këtë situatë kur votuan shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ.
 
“Ne kemi shprehur shqetësim për zhvillimet në KQZ nga situata me të cilën përballet KQZ-ja. Kam ndjesinë që asnjë palë nuk është veçanërisht e shqetësuar për situatën në KQZ siç jemi ne.
 
“Të dy palët janë të interesuara që të fitojnë zgjedhjet dhe ne e kuptojmë këtë. Nga pikëpamja jonë, ne jemi neutralë. Për ne rëndësi ka që të zhvillohet një proces i mirë, i shëndetshëm, demokratik,” tha Arvizu.
 
“Në një pikë zgjedhjet duhet të certifikohen me një shumicë të cilësuar, kështu që duhet të shkojmë në Kolegjin Zgjedhor. Çfarë ndodh nëse ka një rezultat 70-70 ose 69-68 me tre mandate të pavendosura. Do të doja që njerëzit të kishin menduar më shumë këtë më 15 prill në datën kur është votuar për shkarkimin e zotit Muho,” vijoi ambasadori.
 
“Nëse votuesit kanë besim tek procesi, mund të pranojnë edhe rezultatin zgjedhor. Kur rregullat ndryshohen në mes të lojës, atëherë zvogëlohet besimi i opinionit publik tek procesi”, u shpreh Arvizu.
 
Sipas ambasadorit pikëpamjet e BE dhe SHBA për zgjedhjet e 23 qershorit përputhen plotësisht, dhe shtoi se “është koha që gjërat të ndryshojnë”.
 
“Pikëpamjet e SHBA dhe BE-së përputhen plotësisht. Kanë kaluar 22 vite dhe besoj se duhet thënë se gjërat duhet të ndryshojnë, duhet të përmirësohen. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe presim që pas miratimit të 3 ligjeve, t’i hapet rrugë procesit të integrimit. Por është koha për të thënë se Shqipëria duhet të mbahet sipas një standardi më të lartë,” tha Arvizu.
 
I pyetur se cili do ishte skenari më i keq për këto zgjedhje, Arvizu tha: “Ka skenarë nga më të këqijtë dhe më të ndryshmit, por ne shohim mundësitë e një ngërçi. Mbrëmë isha 3 orë me shefen e McCormack, 2 orë nga të cilat i shpenzuam në diskutime për Shqipërinë dhe 1 orë për SHBA. Skenarët e vështirë? Janë mundësitë e një ngërçi, debatet për interpretimet e rregullave në mënyra të ndryshme. Sjellja e institucioneve është vërtet kryesorja. Ne do të shohim aktorët dhe do t’i nxisim të veprojnë në përputhje me ligjin, të shmangin veprimet kapriçoze. Dhuna është një tjetër shqetësim. Kemi parë dhunë në fushatë, p.sh si rasti i Fierit,” tha Arvizu.
 
I pyetur nëse ka ftohje në marrëdhëniet mes tij dhe Berishës, Arvizu tha: “Unë dhe kryeministri Berisha kemi punën tonë për të kryer. SHBA dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Përgjegjësia ime kryesore është të përfaqësoj popullin tim, Presidentin tim. Ai (Berisha) e kupton, ai e ndjen se kjo miqësi është më kryesorja. A kemi pasur ndryshime në marrëdhënie?? Herë pas herë, po”.

Më tej, ambasadori amerikan në Tiranë, vuri theksin në numërimin e drejtë të votave.

“Asnjë rezultat nuk është i paracaktuar. P.sh. ka lëvizje, si kryetari i Bashkisë Kukës nga mazhoranca në opozita. Gjëja më kryesore, është të procedohet duke iu përmbajtur rregullave. Besoj se konsensusi do të lindë, megjithëse nuk do të thonë që këto ishin zgjedhjet më të lirë e të ndershme. Jemi optimistë dhe realistë. Jemi amerikanë, pra jemi pragmatistë. Gjëja e rëndësishme është që ti quajmë ato siç i shohim. Clinton e ka thënë që bashkësia ndërkombëtare do t’ju shohë. Duam që vullneti i njerëzve të lexohet. Kemi dëgjuar për mënyra të ndryshme sesi duhet të votojnë njerëzit. Se dëgjova që ka persona që paguajnë lekë për të blerë votën. Unë pyeta, kjo është e vërtetë? Jo, s’e imagjinoj dot që kjo të ndodhë. Shqipëria në 2013, ka nevojë që vota e tyre të numërohet drejt,” tha Arvizu.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!