Arvizu: Po ushtrohet presion
ndaj votuesve, njoftuam ODIHR

Arvizu: Po ushtrohet presion<br />ndaj votuesve, njoftuam ODIHR
TIRANE -  Ambasadori Aleksandër Arvizu deklaron se SHBA pret që zgjedhjet të jenë me standardet e një vendi të NATO-s dhe një vendi që aspiron në BE. Arvizu kujton se janë partitë të cilët duhet të respektojnë rregullat e lojës dhe se do të konsultohet ngushtësisht me ODIHR-in dhe të tjerë mbi procesin zgjedhor.

Në bashkëbisedimin online me qytetarët në Facebook, të nisur në orën 14:00, Arvizu  tha se do të jenë votuesit që do të vendosin për rotacionin nëse vota është e lirë dhe vuri rëndësinë tek votimi si e vetmja mënyrë për t’ju kërkuar llogari udhëheqësve. Lidhur me KQZ Arvizu tha se “Nuk është vonë të konstituohet plotësisht”.

"Unë nuk e vë ne dyshim ne asnje moment qe po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalen vetem per njeren pale. Por skemat e atyre qe ushtrojne presion do te kene sukses vetem nese ia dalin qe te kanosin votuesit individuale. Pra ju, votuesit, keni fuqine per te kapercyer kete kanosje, pavaresisht kahut nga i cili vjen."- tha Arvizu duke shtuar se kishte qenë vetë ambasada e cila kishte informuar ODIHR-in për disa raportime se disa votues jane udhezuar te fotografojne voten per te vertetuar voten e tyre per nje parti apo per nje tjeter.

PYETJE - PERGJIGJET

VOTUESIT VENDOSIN PER ROTACION NESE VOTA ESHTE E LIRE

Ardian Adriano: Përshëndetje z.Ambasador! Sipas mendimit tuaj, a duhet të ketë rotacion këtë radhë? Ju lutem opinionin tuaj.
U.S. Embassy-Tirana: Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni – AAA

PRESIM QE VOTIMI DHE NXJERRJA E REZULTATIT TE JENE KONSEGUENTE
Eni Shehu: Cilat jane pritshmerite tuaja, kush mendoni se do fitojë zgjedhjet?
U.S. Embassy-Tirana: Presim që procesi zgjedhor -- vetë votimi, nxjerrja e rezultateve-- të jetë konseguent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së. -AAA

VOTIMI, MENYRA E VETME PER LLOGARIDHENIE
Kristina Cimbidhi: A mendoni se një qytetar i ndershëm në Shqiperi, i cili çdo arritje e bazon në shpatullat e veta, duhet të harxhojë kohë në rradhët e gjata për të votuar?
U.S. Embassy-Tirana: Absolutisht po. Disa njerëz kanë sugjeruar se të gjithë politikanët janë njësoj, pse duhet të zgjedh unë njerin apo tjetrin? Në një demokraci është detyrimi i qytetarëve të shprehin preferencat e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për të insistuar për llogaridhënie nga udhëheqësit tuaj të zgjedhur.

DO KONSULTOHEMI GJERESISHT ME ODIHR
Ardian Gjergjaj: Përshëndetje! Pyetja ime është kjo: Nëse rezulton që zgjedhjet të jenë me probleme dhe larg standarteve të parashikuara apo nëse do kemi një "këmbëngulje" të kryeministrit aktual për të mos e leshuar pushtetin, pavarësisht rezultatit, ju si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe më me ndikim në zhvillimin e demokracisë, si do të reagonit? Dhe a mendoni se gjate ketyre 4 viteve te kaluara ka pas nje ftohje te mardhenieve SHBA-Shqiperi?
U.S. Embassy-Tirana: Ne do te konsultohemi ngushtesisht me ODIHR-in dhe te tjere mbi procesin zgjedhor, ndersa ky zhvillohet. U perket te gjithe lojtareve politike te respektojne rregullat e lojes. Persa i takon marredhenieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqiperise, pres qe ato te vazhdojne te jene te aferta dhe miqesore, sikurse kane qene gjate 22 viteve te fundit. - AAA

NËSE RRI KYÇUR NË AMBASADË, NUK BËJ PUNËN TIME
Azem Cima:
Why you choose to visit Vlora when all know that we are in the election campaign. Is this a right time? Or you trying to give support to parties involved in the election? In Tirana today is Donald Rumsfeld? He served America as defense Secretary for many years. On my opinion you should have wait to visit Vlora later after election process is over. Thank you
U.S. Embassy-Tirana: A mos po sugjeroni qe duhet ta kyç veten ne Ambasade deri pas zgjedhjeve? Nese do ta beja, nuk do te kryeja dot punen time. E kemi bere te qarte si kristali, qe ne nuk marrim ane ne keto zgjedhje. - AAA

KQZ DUHET TE KONSTITUOHET PLOTESISHT 
Artan Pepkolaj: Si e do e komentonit qendrimin ne detyre te 4 komisonereve te pozites ne KQZ? A do te duhej te kishin nje ndergjegje qytetare dhe te mos pranin vazhdimin e detyres ne keto kushte dhe te ipnin vete doreheqjen? Faleminderit!
U.S. Embassy-Tirana: Ne e kemi adresuar çeshtjet e KQZ-se ne menyre te vazhdueshme. Nuk eshte e tepert te themi se ne besojme fortesisht qe duhet te konstituohet plotesisht. Qe kjo te ndodhe, duhet qe te dyja palet te bien dakord. Nuk eshte asnjehere shume vone. – AAA
 
SA ME SHUME STANDARDE AQ ME PAK SHANSE PER REZULTATE TE DISKUTUESHME
Iksena Pepa: A mendoni se kualicioni qe do humbe zgjedhjet do e njohe humbjen dhe a mund te perseritet serish i njejti skenari qe ndodhi ne tirane ne zgjedhjet vendore te para 2viteve?
U.S. Embassy-Tirana:Eshte viti 2013. Shqiptaret sot meritojne te kene zgjedhje te cilat perputhen me standartet nderkombetare. Sa me shume keto zgjedhje te arrijne keto standarte, aq me pak shanse ka qe rezultatet do te jene te diskutueshme. Une mendoj se njerezit do ta dine ashtu sic do ta dije edhe komuniteti nderkombetar. -- AAA

MERRNI VENDIME PA PRESIONIN E JASHTEM
Reni Hasa: Zoti Arvizu, un jam 19 vjec dhe kete vit votoj per here te pare. Nuk mund ta mohoj presionin qe ndiej per arsye se ne shkolle po behet nje propaganda shume e hapur per te votuar perseri kete qeveri. Me eshte ofruar edhe nota ne kembin te votes dhe nje prove me fotografi. Si mund ta mbroj un voten time?

U.S. Embassy-Tirana: Urime per heren tende te pare te votimit! Nese jeni ne moshe madhore per te votuar, atehere jeni ne moshe per te marre vendimet tuaja pa presion te jashtem. Sigurohuni qe te gjithe ne shkollen tuaj ta shohin kete pergjigje dhe mendoj se problemi qe ju ngrini do te zgjidhet vete. - AAANderkohe te gjithe mbeshtetesit e PD ne klasen time moren madje edhe pyetjet e matures.

QE TUNELI TE JETE I DOBIBESH DUHET TE JETE I PERFUNDUAR
Edmond Faber: Pershendetje Z Ambasador, A duhet te kalojne shqiptaret ( perfshire edhe mua me familjen time) ne nje tunel elektoral dhe te pa certifikuar, (tuneli i Elbasanit i inaguruar dje nga kryeministri Berisha) duke ditur qe ka nje histori te mepareshme me tunelin e Kalimashit i cili u shemb?? A do kalonit Ju ose stafi i ambasades ne kete tunel ne keto kushte? Ju falemnderit.
U.S. Embassy-Tirana: Nuk diskutohet qe Shqiperia ka shume nevoje ne permiresimin e infrastruktures, duke perfshire rrjetin e rrugeve, me qellim qe te permiresohet tregtia, turizmi etj. Gjithashtu nuk ka nevoje te thuhet se per tunelin qe te jete i dobishem, infrastruktura e rruges qe te con apo te nxjerr nga ai duhet te jete e perfunduar. – AAA

NUK VE NE DYSHIM PRESIONIN NDAJ VOTES, NGA ASNJERA PALE
Ardiol Skrapalli:
Zoti Arvizu une jam nje prej te socialisteve te fundit qe kane mbetur ne administraten tatimore. Sigurisht kam vite qe them se jam me PD. Na mbikqyrin gjithandej, madje dhe Facebookun nuk e kam timin se aty me kontrollojne. Ne na kane organizuar tu kerkojme bizneseve listen e punonjesve dhe qe ata te firmosin nje leter ku thuhet se do te votojne per PD. Sa per dijeni kjo skeme eshte ndjekur ketu ne Tirane edhe ne vitin 2011. Nese nuk e japin kete marrin gjoben me te larte te mundshme. Nderkohe ne Tirane pas perfundimit te numerimit ne emer te kandidatit te qeverise, jane derguar pagesa prej 5,000 lekesh te reja per te gjithe keta punonjes. Pyetja ime eshte a ka mundesi te pretendohet per liri ndersa presioni qe ushtrohet mbi ne dhe qe ushtrohet edhe nga ne u jep vetem nje alternative njerezve: vote per PD ose shkaterrim te biznesit? A ka ndonje shans te fitoje dikush pervec Sali Berishes zgjedhje ne kete vend? Duket sikur edhe po te vinte Obama, me keto maskaralleqe ketu prape Sala do fitonte. Si I behet kesaj?· 
U.S. Embassy-Tirana: Une nuk e ve ne dyshim ne asnje moment qe po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalen vetem per njeren pale. Por skemat e atyre qe ushtrojne presion do te kene sukses vetem nese ia dalin qe te kanosin votuesit individuale. Pra ju, votuesit, keni fuqine per te kapercyer kete kanosje, pavaresisht kahut nga i cili vjen. Zgjedhja eshte e juaja. - AAA

INFORMUAM ODIHR PER FOTOGRAFIMIN E VOTES
Flori Mehilli: Pershendetje qe prej 3 vitesh kam lene Gjirokastren per te vijuar studimet ne Tirane,nderkohe qe familja ime jeton akoma ne Gjr dhe prinderit te dy jane te punesuar ne shtet.Ka mbi 5 vjet qe te dyve i kerkohet pjesemarrje e detyruar ne mitingjet e organizuara nga PD,qofshin keto ne qytet apo ne vende te tjera si Tirane.Mungesa ne keto mitingje eshte e qarte se ka pasoja ndersa pjesemarrja verifikohet me lista emerore nga shefat perkates.Tani atyre u kane kerkuar fotografimin e votes diten e zgjedhjeve por nder to edhe fotografimit e votes time.Si duhet te veprojme ne perballe ketij presioni te hapur?

U.S. Embassy-Tirana: Ambasada Amerikane ka informuar ODIHR-in per disa raportime se disa votues jane udhezuar te fotografojne voten per te vertetuar voten e tyre per nje parti apo per nje tjeter. Sigurisht, nese kjo eshte e vertete, kjo eshte kundra te gjithe standarteve nderkombetare dhe cdokush qe udhezon te tjeret per ta bere kete eshte nje turp per shqiptaret, kudo. – AAA

NE ZONA TE NDRYSHME DO JETE REZULTAT I NGUSHTE
Erlin Goce: Mr. Ambassador Arvizu. In your sincerest opinion, which could be the scenario regarding the outcome of the general elections most likely to unfold? Thank You.
U.S. Embassy-Tirana: E keni fjalen per rezultatin e zgjedhjeve? Mendoj qe gara individuale ne zona te ndryshme ka shume mundesi qe te kene nje rezultat te ngushte. Ne rang kombetar? Eshte e veshtire ta thuash. Mund te jete nje rezultat i ngushte ose nje nga palet mund te jete fituese e qarte pavaresisht rezultatit ne nivelin zonal. -AAA

TE ANGAZHUAR TERESISHT NE VEZHGIMIN E ZGJEDHJEVE
Florenc Stafa: Z. Arvizu qendrimi juaj per zgjedhjet e 23 qershori, do te bazohet ne raportin e OSBE/ODIHR apo nga vezhgimi i Ambasades Amerikane ne Tirane (perfshrie edhe vezhgimin tuaj te drejteperdrejt qe besoj nuk do te mungoje edhe kete here)?
U.S. Embassy-Tirana: ODIHR ka rolin kryesor ne vezhgimin e zgjedhjeve brenda bashkesise nderkombetare. Te jeni i sigurte se Ambasada Amerikane do te jete plotesisht e angazhuar per te ndihmuar ne vezhgimin e zgjedhjeve, dhe do te jemi ne kontakt te vazhdueshem me ODHIR, partnere te tjere nderkombetare dhe koalicionet e vezhguesve vendore. –AAA

SISTEM I RENDOMTE I ARSIMIT TE LARTE
Erisa Muzhaqi: Zoti Arvizu pershendetje, jam Erisa dhe jam studente e vitit te pare drejtesi. Problemet e sistemit tone arsimor tashme dihen thuajse nga te gjithe, duke filluar qe nga korrupsioni. Por nje problem akoma me shume serioz eshte se cdo vit po akreditohen shume universitete dhe thuajse diploma e asnjerit prej tyre nuk njihet as brenda vendit e jo me jasht Shqiperise nderkohe qe mundesite tona per tu shkolluar jashte vendit jane te pakta. Ju lutem me thoni cmund te bejme per kete problem pasi shkollimi jone po shendrrohet ne dicka te pavlere qe varet me shume nga anetaresia ne nje parti sesa nga aftesite tona?
U.S. Embassy-Tirana Me pelqen pyetja juaj, ndonese me thyhet zemra teksa e degjoj. Ju e keni sakte; ka disa probleme shume serioze me arsimin e larte ne Shqiperi. Ajo qe eshte veçanerisht e dhimbshme eshte cilesia e studenteve ne Shqiperi e cila eshte e shkelqyer; te rinj te zgjuar, ambicioze, qe jane e ardhmja e Shqiperise, por qe po lengojne ne nje sistem te rendomte te arsimit te larte. Fokusi i vertete duhet te jete permiresimi i cilesise se universiteteve ekzistuese, publike dhe private. Specifikisht, duhet te kete perpjekje me te medha per permiresimin e aftesive teknike, perfshire shkencat, matematiken, inxhinierine, etj. Ka tejet shume diploma qe po leshohen per Studimet Amerikane, Letersine Angleze dhe Gjuhen Italiane. Ajo qe duhet te ndodhe eshte nje korrelacion me i mire midis trajnimit universitar dhe tregut te punes (d.m.th. çfare do ta beje ekonomine shqiptare te rritet?) - AAA

MOS NXITNI TE TJERET TE MOS VOTOJNE
Erald Veliu: Ju pergezoj, qe gjeni kohe, per te bashkebiseduar me ne. Pyetja ime eshte: Nese mua nuk me terheq asnje nga kandidaturat apo kualicionet, qe kandidojne momentalisht. Si duhet tia bej, per te mos zgjedhur as te keqen me te vogel, por as te qendroje pa votuar?? Pres pergjigjen tuaj... Faleminderit 
U.S. Embassy-Tirana Faleminderit për pyetjen tuaj! Për shkak të kohës, ky do të jetë reagimi im i fundit këtë pasdite. Unë po shoh se në profilin tuaj keni zgjedhur simbolin, ku i bëni thirrje votuesve për të prishur votën. Si një votues individual, ju keni të drejtë të shprehni pikëpamjet tuaja me të gjitha mjetet që ju përshkruani. Megjithatë, unë mendoj se është e gabuar për çdo qytetar të përgjegjshëm, që të dekurajojë të tjerët për të mos votuar ose për të prishur votat e tyre. Si do të udhëheqë kjo gjë drejt një qeverisjeje më të mirë dhe llogaridhënie prej udhëheqësve të zgjedhur? Sinqerisht, ky është një pozicion i papërgjegjshëm për t'u marrë. Bëni që zëri juaj të dëgjohet dhe të llogaritet
 
ZGJIDHNI ATE QE KA ME SHUME GJASA T'JU DEGJOJE 
Gerti Zeka:
Dear Mr. Ambassador. You've been kind enough to offer your great advice to both major coalitions as to what needs to be done to resolve te CEC crises among other things, and unfortunately your advice has been ignored. Direct question: Do you think that both of these coalitions are to blame and should be punished with our vote, for new more moderate alternatives? Will we see you roll your sleeves up again this time around?
U.S. Embassy-Tirana Lejomeni qe te adresoj pyetjen tuaj te drejteperdrejte. Gjeja me e rendesishme eshte qe ju te shkoni te votoni. Jeni ju qe duhet te vendosni nese do i besoni kater vitet e ardhshme nje prej koalicioneve te medha, nese do te votoni per nje nga partite e vogla apo nje prej kandidateve te pavarur. Zgjidhni ate qe ka me shume gjasa t'ju degjoje juve, votuesve. -AAA

SHQETESIM I INVESTITOREVE; KORRUPSIONI
Eda Tahiri:
I nderuar z. Ambasador sa ndikim do kete mendimi juaj ne raportin perfundimtar te OSBE ODHIR per zgjedhjet dhe a do te ndikoni fuqimisht mbi qeverine e cila do te dale nga keto zgjedhje per eleminimin e korrupsionit e cila eshte kthyer ne nje gangrene qe po e ha kete vend dhe po largon investimet e huaja. Shpresoj ne pergjigjen tuaj,me respekt Eda 
U.S. Embassy-Tirana Me lejoni te trajtoj nje pjese te pyetjes suaj, ate te investimeve te huaja. Ka pasur disa sondazhe mbi zgjedhjet. Nje konstante mes tyre eshte rendesia e punesimit dhe kostot e jeteses si nje shqetesim zgjedhor. Mendoj qe votuesit duhet ta pyesin veten: cila parti do te beje nje pune me te mire per zbatimin e shtetit ligjor, ne luften kunder korrupsionit gjyqesor dhe te llojeve te tjera, te sigurohet qe taksat te mblidhen me ndershmeri dhe siç duhet? Te gjitha keto jane shqetesimet kryesore qe do t'i kishte çdo investitor i huaj. – AAA

QEVERIA NUK DUHET TE JETE AGJENCI PUNESIMI
Toni Hidri:Zoti Arvizu te gjithe e dime qe gjate tubimeve elektorale nuk lejohet te perdoret administrata publike apo institucionet e tjera. Por nderkohe shohim se neper mitingjet e partise demokratike po perdoret administrata dhe studentet per shkak te kercenimeve. Une per vete banoj ne qytetin Studenti dhe aty pergjegjesit na kane detyruar te mbushim formulare qe prinderit do votojne PD, me kercenimin se do na ndjekin nga konviktet. A eshte kjo e lejueshme ne nje shoqeri qe sanksionon parime demokratike?
U.S. Embassy-Tirana Nje nga sfidat e shumta me te cilat perballet Shqiperia eshte mungesa e nje administrate civile efikase. Qeveria, qofte lokale apo qendrore, nuk duhet te jete nje agjensi punesimi. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, kjo ndodh shpesh. Ndersa persa i perket votes suaj: ju duhet te votoni ndergjegjen tuaj dhe po keshtu duhet te bejne dhe familjaret tuaj. -AAA 

PERDORIMI I ADMINISTRATES, QENDRIMI YNE I QARTE
Urjan Doçi:
Pershendetje z.Arvizu ! Si ka mundesi qe ne Shqiperi cdo investim I bere nga qeveria perdoret si investim I bere nga partia demokratike? Administrat po perdoret per ne fushate, si ka mundesi qe Ju ambasadoret flasin per Elihaida Danin e nuk flasin per perdorimin e administrates?? Faleminderit shume !
U.S. Embassy-Tirana: Nese ju i lexoni postimet dhe deklaratat e mia, une nuk e kuptoj se si ju keni arritur ne konkluzionin se pozicioni yne per zgjedhjet nuk ka qene i qarte. Sa per Elhaiden, ai ishte nje moment triumfi per te gjithe shqiptaret. – AAA

FILLIMI I BASHKEBISEDIMIT
Ambasadori amerikan në orën 14:00 hapi dialogun oline me qytetarët duke postuar shënimin: "Mirëdita të gjithëve! Po e pres me kënaqësi këtë bashkëbisedim dhe pyetjet tuaja mbi zgjedhjet. Përpara se të fillojmë kam tre kërkesa:

1) Çdo pyetje mbi vizat apo çështjet konsullore - qoftë specifike apo e përgjithshme - duhet të postohet në programin "Pyet Konsullin" që ne kemi në këtë faqe;
2) Postojini pyetjet tuaja mbi zgjedhjet duke nisur nga ora 2:00 e pasdites në murin (wall) e faqes sonë. Pyetjet e postuara në vende të tjera do mbeten pa përgjigje.
3) Ju lutem, përpiquni ti bëni pyetjet e shkurtra dhe specifike në mënyrë që bisedimi të rrjedhë. Do ju përgjigjem sa më shumë pyetjeve që të mundem. Nëse jam i drejtëpërdrejtë, mos u ofendoni - vetëm po përpiqem t'ju përgjigjem. Faleminderit, dhe filloni të postoni pyetjet".
 
Redaksia online
(arsh/sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës