Jemi në kohë zgjedhjesh. Është kohë e nxehtë. Pse duhet të votoni? Të bëheni pjesë e demokracisë
.Election season is here; exciting time for Albania. Why should you vote? To be part of #democracy.
— Ambassador Arvizu (@Arvizu_Albania) May 31, 2013
Ambasadori i SHBA Arvizu nuk rresht së kujtuari për Berishën se është i dërguari i presidentit amerikan Obama dhe nuk ka axhendë personale në Shqipëri. Nga Elbasani dhe njëherë dje ai është detyruar të paralajmërojë se do të dëgjohen sërish këto akuza në fushatë. Teksa është atakuar nga kryeministri Berisha, Arvizu që nga Elbasani, u ka dhënë përgjigje të gjitha kritikave e aludimeve për një axhendë të tijën personale. Ai u ka rikujtuar të gjithë atyre të cilëve nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e njëpasnjëshme, që lidhen kryesisht me KQZ, se ka ardhur në Shqipëri pas një betimi të bërë para Presidentit të SHBA, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet që i janë adresuar indirekt. “Dëshiroj të nënvizoj faktin se 3 vite më parë unë kam bërë të njëjtin betim, kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë, si ambasador në Shqipëri e mora konfirmimin nga Senati, si i dërguari personal i Presidentit në Shqipëri. Eshtë i njëjti betim. Gjatë zgjedhjeve keni për të dëgjuar se dikush ka një axhendë personale. S’kam asnjë axhendë personale. Unë nuk e kam një të tillë sikurse dhe këta amerikanë të mrekullueshëm. Ne Jemi këtu me një qëllim të vetëm të prezantojmë vendin tonë, mundësitë tona më të mira. Vetëm ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për secilin dhe gjithësecilin prej jush”, tha dje Arvizu.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)