JALË - Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi dhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu edhe po punojnë, edhe po pushojnë këto dy ditë në Jalë, në "Folie Marine", ku LSI dhe LSI po zhvillojnë seminare social-politike dhe ku gjendet i pranishëm edhe kreu i LSI, Ilir Meta.
Siç duket edhe në fotot, që po boton "Shqiptarja.com", por dhe nga burimet tona, dyshja e diplomatëve të lartë në Shqipëri me këtë rast është edhe duke pushuar nja dy ditë në Rivierën e mrekullueshme Shqiptare bashkë me Ilir Metën, por të shoqëruar edhe nga të rinj apo dhe një fëmijë i rastësishëm, i ndodhur aty për pushime, me të cilin kanë dalë në foto.
Nëse Meta do të qëndrojë gjatë gjithë javës së seminareve, Arvizu-Sequi do të qëndrojnë aty vetëm dy ditë.
Në një foto jo rutinë, Sequi-Arvizu shfaqen bashkë këto ditë të nxehta vere, të veshur sportivë, me materiale pambuk dhe lino të lehta anti-diell, me nga një celular apo shishe uji në dorë apo dhe çantë të vogël të lidhur në brez, tërësisht të çtendosur nga kostumet apo këmishët me jaka të ngrira dhe kravatat protokollare dhe...të buzëqeshur, siç frymëzon natyra dhe vetë stina e verës.
Arvizu shfaqet në foto, edhe duke ndjekur seminarin e LSI. Më parë ai ka referuar mbi temën: “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar ndër të tjera se "vendosja e ligjit është me shumë rëndësi. Kjo gjë përfaqëson vlerat e demokracisë. SHBA ka investuar miliona dollarë për funksionimin e ligjeve dhe tashmë po punojmë me Prokurorinë për çështjet e drejtësisë dhe me Policinë”.

(Ettore Sequi dhe Akexander Arvizu në Jalë, Vlorë).

Në foto: Arvizu duke ndjekur seminarin e LRI).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Çollaku: Arvizu krahason të parkahasueshmet zgjedhjet e 23 qershorit me të 1992