Arvizu: Shqetësim e zhgënjim
KQZ s’është plotësuar ende

Arvizu: Shqetësim e zhgënjim<br /> KQZ s’është plotësuar ende
TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Aleksandër Arvizu shprehin shqetësimin për mosfunksionimin si duhet të KQZ-se. Madje shtojnë se janë të zhgënjyer që institucioni kryesor për zhvillimin e zgjedhjeve nuk është plotësuar ende kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 23 qershori.  Aktualisht KQZ vazhdon të funksionojë me 4 anëtarë nga 7 anëtarë.   

Për të zgjidhur këtë ngërç në gjetjen e një pike të përbashkët mes partive SHBA po ndërhyn si mik e partner. Në këtë kuadër ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu zhvilloi sot në mesditë një takim me kreun e PS-së Edi Rama në selinë e socialistëve, ndërsa sqaroi se ka pasur takim dhe me me partitë e tjera.

Takimi me dyer të mbyllura nisi rreth orës 13:00 dhe ishte një takim i panjoftuar.

“Një çështje shqetësuese për SHBA, ndërkombëtarët e shqiptarët është funksionimi si duhet i KQZ. Ne vazhdojmë të jemi të zhgënjyer se KQZ nuk është ende e plotësuar dhe për këtë jo plotësisht funksionuese. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi si mik e partner të bëjmë takime e të shohim nëse mund të gjejmë mjete që partitë të punojnë së bashku që të plotësojnë KQZ, që të jtë funksionale, e të plotësojë nevojat e këtyre zgjedhjeve."- tha Arvizu, pas takimit në selinë PS.

I pyetur nëse mendon se do ketë një zgjidhje, tha “Mendoj se duhet të flisni me zotin Gjiknuri. Unë
Jam gjithmonë optimist por dhe realist, mendoj se dy palët kanë ardhur më afër. Ne shohim e dëgjojmë me kudjes deklaratat e Berishës, Metë se Ramës, por ende nuk kanë arritur në pikën e kompromisit”

I pyetur nëse do ketë ndonjë mesazh për partitë politike Arvizu tha “Rregullat e lojës janë të qarta problemi është KQZ, fushata po ecën.”

I pyetur nëse ka planifikuar ndonjë takim me kryeministrin Berisha, Arvizu tha: “Ne kemi qenë në takime të ngushta me përfaqësues të PD-së por nuk kam takim specifik sot”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po funksionon vetëm me 4 anëtarë që prej rreth 2 muajsh, pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të propozuar nga opozita.

GJIKNURI: KQZ TE KTHEHET NE PARLAMENT
Ndërsa deputeti Damian Gjiknuri pasi shoqëroi ambasadorin Arvizu u shpreh se PS-ja është e hapur për çdo zgjidhje që do të bënte të mundur funksionimin e KQZ-së sipas ligjit.

PS-ja është e hapur për çdo zgjidhje që do të bënte të mundur funksionimin e KQZ-së sipas ligjit. Ne e kemi thënë që jemi të përgatitur që të shkojmë në zgjedhje edhe me këtë komision sepse për ne zgjedhjet përfundojnë në vendin e numërimit të votave. KQZ-ja duhet të kthehet në Parlament pasi Parlamenti është vendi ku u cënua legjetimiteti i këtij komisioni” u shpreh Gjiknuri.

"Ne jemi të hapur për çdo zgjidhje që sjell ligjshmërinë dhe zgjidhja është parlamenti, vendi ku u cënua integriteti i KQZ-së. Ne e kemi thënë që jemi të përgatitur që të shkojmë në zgjedhje edhe me këtë komision sepse për ne zgjedhjet përfundojnë në vendin e numërimit të votave. KQZ-ja duhet të kthehet në Parlament pasi Parlamenti është vendi ku u cënua legjetimiteti i këtij komisioni” u shpreh Gjiknuri.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN