TIRANE- Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu theksoi se nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, të rinjve u duhet rikthyer besimi tek politika, një proces ku shoqëria civile ka një rol vendimtarë. I ftuar në konferencën “Arsimi dhe punësimi rinor”, organizuar nga FRESSH, ambasadori nxiti të rinjtë të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje dhe kritikoi politikën se i kushton shumë pak vëmendje.
“Një element i zgjedhjeve demokratike është pjesëmarrja e të rinjve. Të rinjtë lihen në stolat e prapme të politikës, çështjet e të rinjve janë çështje të vërteta: punësmi, arsimimi, shteti ligjor, korrupsioni. Këto ndikojnë mbi të rinjtë, po aq sa në çdo segment tjetër të shoqërisë. Udhëheqësit e mençur politik nuk e harrojnë këtë”.”- tha Arvizu në konferencën për arsimin dhe punësimin e të rinjve që po organizohet sot nga Forumi rinor eurosocialist, FRESSH
Ambasadori amerikan kujtoi mesazhin e përcjellë nga sekretarja amerikane e shtetit zonja Clinton gjatë vizitës së saj në Tiranë tetorin e vitit të kaluar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
"Si shoqëria civile dhe të rinjtë janë çështje shumë për zemër të SHBA-së. Gjatë vizitës së fundit të zonjës Clinton në Shqipëri në nëntor, i kërkoi politikës shqiptare që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme e të shihen të tilla nga e gjithë bota, në radhë të parë kjo duhet të jetë që populli i Shqipërisë të mund të ketë besim tek rezultati. Zonja Clinton tha se demokracia nuk nënkupton vetëm zgjedhje për të zgjedhur zgjedhësit, por gjithashtu qytetarë aktiv, shtyp të lire dhe institucione, transparente të pavarura. Në demokraci respektimi i të drejtave nuk është një zgjedhje që udhëheqësit e bëjnë dita- ditës, por është arsyeja sepse ata qeverisin”. -nënvizoi Arvizu duke shtuar se një rol vendimtar ka dhe shoqëria civile.
“Përfshirja e tyre ndihmon që partitë politike të dëgjojnë zërin e popullit. Shoqëria civile mbështet demokracinë dhe u ofron udhëheqësve politikë bashkëbisedues kritikë, për të kuptuar se si mund të shërbejnë më mirë. Shpreh admirimin tim ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile të mbledhura në këtë konferencë. Demokracia e Shqipërisë do të jetë më e fortë përmes angazhimit tuaj aktiv. Përdoreni këtë mundësi sot, e ndoshta edhe në të ardhmen, për të edukuar udhëheqësit e rinj të Shqipërisë dhe për ti frymëzuar ata që të marrin përsipër çështjet tuaja sikur të ishin të tyret”- tha Arvizu.
Fjala e plotë e Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e Ambasadorit të SHBA Alexander A. ArvizuRedaksia online
(sg/shqiptarja.com)