“Ju ndjek vazhdimisht”, tha kryediplomati amerikan, ndërsa inkurajoi redaksinë që të vazhdojë të punojë me të njëjtin dedikim që, sic u shpreh ai, e ka bërë që në pak kohë të krijojë një emër të respektuar në tregun mediatik shqiptar.
Ambasadori Arvizu dha gjithashtu një intervistë në studion e A1Report, dedikuar iniciativës së Ambasadës Amerikane që njihet tashmë me emrin “Act Now” (Vepro tani!). Përpara vizitës në A1Report, ambasadori amerikan certifikoi edhe projektin e parë të lindur pas thirrjes së tij të disa muajve më parë, një stacion autobusi në komunën e Kasharit të ndërtuar me shishe plastike të ricikluara.
(Foto: Ambasadori ne redaksine e Shqiptarja.com)
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)