As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip

Varësia ndaj celularit dhe rreziku social ndaj rinisë dhe jo vetëm, po i shfaq pasojat edhe tek drejtuesit e automjeteve. Përgjatë 2024-ës, në gjithë vendin, mbi 40 mijë gjoba u vendosën nga Policia Rrugore për përdorimin e celularit në timon, shpesh shkaktar për aksidente fatale. Por shifrat që Report Tv siguron, tregojnë fenomenin e frikshëm të mos reflektimit edhe pas masave administrative. 1301 shoferë janë gjobitur më shumë se një herë për mbajtjen e telefonit në dorë teksa njëkohësisht drejtojnë makinën.

Përsëritës dhe të gjobitur 2 herë apo më shumë janë edhe 700 shoferë që nuk kanë siguruar veten duke vendosur rripin. 2024-a u mbyll me rreth 60 mijë gjoba në total vetëm për rripin e sigurimit.

Të konsideruar si më të rrezikshmit, në mesin e shoferëve që ecin me shpejtësi marramendëse, 317 “pilotë të rrugës” nuk janë ndërgjegjësuar pas gjobës së parë, dhe sipas shifrave të Policisë, kanë marrë në vijim edhe gjoba të tjera. Përgjatë 2024-ës, tejkalimi i shpejtësisë kryeson numrin më të lartë të masave administrative, gati 300 mijë gjoba.

Në total për të gjitha shkeljet, gjatë 1 viti, në vendin tonë, janë evidentuar 2318 shoferë të pagdhendur, që kanë përsëritur të njëjtat shkelje në rrugë dhe janë gjobitur në vazhdimësi.

Sipas Kodit Rrugor të ndryshuar në qershor 2022, përveç masave administrative, pas çdo shkelje, shoferëve përsëritës u hiqen pikë nga patenta. Sipas shifrave që Report Tv siguron, në vitin që shkoi janë 300 drejtues automjetesh të cilët i kanë humbur të 20 pikët e patentës. Ata duhet t’i rikthehen auto shkollës nga e para për të mësuar edhe një herë në teori tabelat dhe sjelljet në rrugë dhe më tej testin praktik duke i dhënë makinës. Në rast se nuk ia dalin me të parën, nuk kanë mundësi përsëritje deri në 5 herë të testit, siç është për dikë që dëshiron të bëhet shofer për herë të parë, por duhet sërish të kthehen në auto shkollë dhe të paguajnë nga e para për kursin.

Që prej qershorit 2022 janë në total 1711 shoferë që kanë humbur patentat, por vetëm 13% prej tyre (219 shoferë) kanë mundur t’i rimarrin, sipas të dhënave të DPSHTRR.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skelari: 13/01/2025 18:25

    Gjobat jane jo efektive sepse jane ne vlere te ulet. 10 euro gjobe (qe kthehet ne 5 po e pagove per pak dite) nuk i dhemb shume njerezve, kur duket qe te ardhurat nuk jane me ato te vitit 2000. Kjo eshte dhe arsyeja qe Tirana dhe gjithe Shqiperia po kthehen ne nje anarki te pajetueshme, ku nuk gjen dot asnje rruge te pa bllokuar nga makina qe parkohen pa pike pergjegjesie. Nuk ka lidhje as me rruget, as me numrin e makinave,po me menyren si i perdorim. Ne asnje vend te botes nuk ta garanton njeri parkimin ne rruget e qytetit. Kjo bordello po thellohet duke u shtrire ne te gjitha rregullat e qarkullimit. As ne kembe nuk gjen dot hapesire te ecesh, se parkohet mbi trotuar. Kontrolli ne kete fushe ka qene me i mire para disa vitesh, por situata po rreshket pa ndaluar drejte anarkise.

    Përgjigju
  • dori: 13/01/2025 17:36

    Shum drejtues mjetesh janë shpellarë prandaj masa më e drejtë për ti gdhëndur është marrja e patentës,këta plera duke ecur në këtë mënyrë bëjnë aksidente dhe të vrasin.

    Përgjigju
  • cufi: 13/01/2025 16:14

    RRISNI VLEREN E GJOBES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis