Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurtin kanë ndjekur nga afër kombëtaren kuqezi, në ndeshjen e rëndësishme përballë Çekisë në stadiumin "Air Albania".
Në fotot e siguruara nga Report Tv vihet re distanca mes dy kryeministrave, pasi Rama ndodhet në zonën vip në katin e parë e ndërsa Kurti në të dytin.
Nuk dihet nëse ka pasur më parë një shtrëngim duarsh, por Rama dhe Kurti po e ndjekin në distancë ndeshjen. Nga fotot vihet re se Rama shoqërohet nga bashkëshortja, djali i vogël Zaho, Armand Duka dhe Taulant Balla.
Ndërkohë që Kurti shihet së bashku me djalin e Adem Jasharit, si dhe në krah të tij është zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ardhja e Albin Kurtit në Tiranë, pas qëndrimit kritik të Ramës ndaj tij për situatën në veri të Kosovës, ka krijuar polemika.
Rama e akuzoi homologun kosovar sot në Kuvend duke thënë se dobësoi diplomatikisht Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe se sipas tij 'sulmon' qeverinë shqiptare për politikë të brendshme elektorale.

Edhe ministri I Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka qenë në stadiumin “Air Albania” për të parë ndeshjen fantastike të Shqipërisë përballë Çekisë. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale ai duket i ulur krah kryeministrit Albin Kurti dhe djalit të heroit të Adem Jasharit.
-
Respekt zoti Halim Gashi per keshillen tuaj!Kam 24 vjet qe jetoj larg Shqiperis mbase kam harruar dhe e ngaterroj pak rradhen e te zotit te shtepis me mysafirin!
Përgjigju -
Staduimin ku kaperdiset Kurti u be ne qeverisjen Rama dhe atje ku eshte ulur eshte bileta e nje shqiptari te thjesht qe smundi te shikoj ndeshjen nga afer se sgjente bileta si kunder dhe gjuthe vendet e tjera ne stadium te nbushur me kosovar.Zoti Kurti duhet te shkonte ti jepte doren kryeministrit shqiptar qe perfaqson mikpritjen dhe thjeshtesin shqiptare.U kemi thene bujrum e te ulin koken te na respektojn jo ta na ironizojn.
Përgjigju-
Po cili duhet të zgjasë dorën i pari? I zoti shtëpisë apo musafiri? Linda keni mendjen se çfarë shkruani. Nuk është mirë vetëm të bëni rreshta. Në këtë rastë asnjëri nuk ishin mirë. Por faji i bie më shumë zotit të shtëpisë.
-
E bèri stadiumin me paratè e tè jatit, Kristaqit apo tè taksave tè shqiptarève? Atè kullèn me stadium, di gjè moj Linda, kujt i kaloi nè pronèsi? Pshurru moj Linda analfabete funksionale,,tipat si ju, janè pèr asgjè. Doni edhe ti tregoni shqiptarève, se kush hajdut duhet tè respektohet?
-
Ta uronte per fitoren e kombetares shqiptare zotin Edi Rama kryeministrin shqiptar!
-
Po ça ka nevoj Albini ta takoj Ramoviçin jevg, ky shkurt ka ardh me pa lojën
-
-
Edi Rama nuk është i martuar me Albin Kurtin,që ju bëka kaq shumë përshtypje,që nuk ishin bashk.
Përgjigju-
E vertet, por jane kohe te veshtira per kosoven dhe duhet te ulin hunden te gjithe pa perjashtim per nje interes kombetar. Percarjet e brendeshme , dekada e shekuj me pare, na kane cuar ne kete pike. Kush ka te drejte e kush gabon nuk ka fare rendesi. Gjithsesi kjo fotografi pershkruan realitetin Shqiperi-Kosove, jemi aq afer por edhe shume larg njeri-tjetrit.
-
-
Turp ti vin te dyve
Përgjigju -
EDVIN, SJE ME KRYEMINISTRI I TE GJITHE SHQIPTARVE....
Përgjigju -
Turp I madh i Rames ulet ne krah te Armando Dukes, dhe nuk ulet me Albin Kurtin.
Përgjigju-
Je në gazetën e gabuar me shajt Ramën.
-
Mè Dukèn, bèjnè kulla me stadium. Me Albinin dhe djalin e legjendarit, do mèsonte se si duhet tè jetè vèrtetè shqiptari, do mèsonte se ai qè e do vèndin e tij, nuk e vjedh atè dhe e mbyt me korrupsion. Urime djemve tè trojeve shqiptare. Na japin njè arsye pèr tè qènè krenar.
-











Komente
Komento