GOLAT/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë dhe nis 'fluturimin' për në Europianin 2024

FT/ Shqipëri 3-0 Çeki (Jasir Asani 10', Taulant Seferi 51', 73')

Euro 2024, grupi E kualifikues

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Mbrëmjen e 12 tetorit 2023, në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Sfida nisi jo mirë për djemtë e Sylvinhos, që u befasuan që në minutën e parë. Ishte Kutcha që provoi nga jashtë zone, me Berishën që ndali gjuajtjen. Më pas kuqezinjtë morën veten, teksa në minutën e 10-të Jasir Asani do lëshonte sërish një të majtë nga jashtë zone dhe do shënonte golin e parë të ndeshjes. Asisti i Ramadanit bëri që shkupjani të driblonte bukur dhe me futjen nga brenda të shënonte sërish një supergol, nga ata që na ka mësuar në muajt e fundit.

Në të 40 minutë ishte Chytil që ia bëri më të lehtë Shqipërisë, teksa pas kartonit të dytë të verdhë la çekët me dhjetë lojtarë në fushë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0, ndërsa emocionet ishin rezervuar për në fraksionin e dytë.

Në minutën e 51, Sokol Cikalleshi pasoi për Taulant Seferin, që nga brenda zonës nuk e pati të vështirë të mposhtet Pavlenkën. Loja u kontrollua nga kuqezinjtë, që gjetën edhe golin e tretë po me Seferin. Kumanovari përfitoi nga pasimi i Dakut, që përshëndeti rrjetën. Në minutën e 82 ishte Muja që shënoi golin e katërt, por u anullua për pozicion jashtë loje.

Me këtë sukses, tanët janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024" që zhvillohet verën që vjen. Tanimë kuqezinjtë në muajin nëntor udhëtojnë për përballjen me Moldavinë në datën 17, teksa më 20 nëntor presim Ishujt Faroe.

Në ndeshjen tjetër të grupit, po sot Polonia mundi 0-2 Ishujt Faroe. Shqipëria me 13 pikë mban kreun e grupit E, duke lënë pas Poloninë me nëntë pikë, Çekinë dhe Moldavinë me tetë pikë dhe Ishujt Faroe me një pikë.

Komentet e ndeshjes:

90+7' Mbyllet 3-0 ndeshja Shqipëri - Çeki. Kuqezinjtë fitojnë mes spektaklit dhe i shkaktojnë çekëve humbjen e parë në këto kualifikuese. Pas 71 vitesh, kuqezinjtë fitojnë me Çekinë dhe janë pranë Gjermani 2024.

82' Arbnor Muja shënon golin e katërt, por VAR e anullon për pozicion jashtë loje.

73' Shqipëri 3-0 Çeki. Taulant Seferi shënon golin e tretë dhe dopietën personale. Mirlind Daku pason për sulmuesin nga Kumanova, i cili me portën bosh nuk mund të gabojë.

67' Dalin Bajrami dhe Cikalleshi, në fushë Daku dhe Muçi.

54' Jasir Asani i bën vend Arbnor Mujës.

51' Shqipëri 2-0 Çeki. Taulant Seferi shënon golin e dytë. Një aksion model dhe pasimi final i Cikalleshit, shfrytëzohet mirë nga ish-sulmuesi i Tiranës. Arbitri bëri tifozët me zemër, ndërsa pas kontrollit me VAR goli u cilësua si i rregullt.

46' Tomas Holes i bën vend Lukas Provodl te miqtë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+4' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

45' Katër minuta shtesë.

40' Chytil (Çeki) merr kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet. Tanët në epërsi numerike.

10' Shqipëri 1-0 Çeki. Jasir Asani shënon golin e parë për tanët nga jashtë zone. Asisti i Ramadanit shfrytëzohet nga sulmuesi, që përsërit golat spektakolarë me Kombëtaren.

1' Kuchta (Çeki) ka një mundësi duke goditur portën. Berisha e pret bukur topin e lojtarit mik.

1' Fillon ndeshja në Tiranë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny Trajner: Jaroslav Silhavy

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:19
Një pikë na çon në Europian edhe matematikisht? Sylvinho: Me këmbë në tokë


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Trajneri u pyet për pikën që mund të na dërgojë në Europian edhe matematikisht, teksa kërkoi që të tijtë të rrinë me këmbë në tokë pasi është herët për llogarinë.

"Unë nuk besoj te një njeri, besoj te struktura. Jam i kënaqur. Puna nuk bëhet vetëm. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, por nuk jemi në Europian.

Na nevojitet një pikë? E thashë në mars, është një grup i vështirë. Më pas duhet të presim. Në këtë moment është e pamundur për t'u kuptuar. Kemi edhe ndeshjet e tjera që kundërshtarët luajnë në grupin tonë. Le të qëndrojmë me këmbë në tokë", tha Sylvinho.

Me këtë sukses, tanët janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024" që zhvillohet verën që vjen. Tanimë kuqezinjtë në muajin nëntor udhëtojnë për përballjen me Moldavinë në datën 17, teksa më 20 nëntor presim Ishujt Faroe.

Në ndeshjen tjetër të grupit, po sot Polonia mundi 0-2 Ishujt Faroe. Shqipëria me 13 pikë mban kreun e grupit E, duke lënë pas Poloninë me nëntë pikë, Çekinë dhe Moldavinë me tetë pikë dhe Ishujt Faroe me një pikë.

 

Ora 00:06
'Më kishte munguar Ajeti, jemi shokë të ngushtë', Gjimshiti: I kam unë borxh Shqipërisë dhe jo ajo mua


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Pas ndeshjes për Klan foli edhe Berat Gjimshiti, kapiteni i ekipit.

“Jemi në rrugën e duhur, mundon shumë shumë pak, për t’u kualifikuar. Nuk ishte aq e thjeshtë. Pas golit u tërhoqëm shumë, rrezikuam. Nuk duhet të ndodhë ajo. Skuadrat që kanë përvojë mund të të godasin. Mentaliteti i skuadër u duk edhe në ndeshjen që humbëm në Poloni. Është një gjë shumë e mirë, të vazhdojmë kështu. Unë me Arlind Ajetin njihem që në moshën 14-vjeç, kemi luajtur me Zvicrën deri në 21-shat, pastaj kemi përfaqësuar Shqipërinë. Jam shok i ngushtë me Ajetin dhe më vjen mirë që bëmë ndeshje të madhe dhe nuk pësuam gol.  Më kishte munguar. Borxh nuk më ka askush, jam mërzitur në 2016-ën, e kam në natyrë që nuk dorëzohem kurrë, i kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua”, deklaroi Gjimshiti.

Ora 23:55
‘O sa mirë me qenë shqiptar’, festa nuk ndalet në Air Albania, Zaho zbret në fushë në mesin e kuqezinjve (VIDEO)

 

Kuqezinjtë dhuaruan spektakël në ndeshjen Shqipëri- Çeki. Festës së kombëtares i është bashkuar edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho në fushën e stadiumit ‘Air Albania’.

Ora 23:51
Njeriu që ndryshoi Kombëtaren, Sylvinho: Asgjë nuk ka mbaruar, s'e prisja këtë rezultat


Kërkon t'i mbajë të tijtë me këmbë në tokë. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho foli pas ndeshjes që Shqipëria fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania".

"Falenderoj të gjithë që erdhën në stadium. Nuk ishin 22 mijë por ishin më shumë. Sa i takon garës ishte një skuadër e fortë fizikisht por kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.

A kishit menduar që do të fitonit me 3 gola?

Ne punojmë për të fituar. Rezultati nuk pritet. Ata janë një skuadër shumë e fortë. Ky është një grup që bëhet i fortë çdo ditë e më shumë. Por është karaktaristikë e futbollistëve, Uzuni, Seferi, e të tjerë që duan të sulmojnë.

Sa përqind jemi në Europian? Kemi bërë një hap të rëndësishëm por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja është e rëndësishme dhe fitorja shumë e rëndësishme. Do shohim në nëntor. Unë u them gjithmonë lojtarëve që nuk jemi 11 lojtarë por 23. Po ndërtojmë gjithcka shumë të rëndësishme. Kemi rrugë për të bërë por deri tani po ecën mirë.

Ju falenderoj shumë për besimin. Unë iu them gjithmonë lojtarëve që nuk jemi 11, por jemi 23.  

Ne po ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme. Mungon akoma shumë rrugë, por deri tani kemi bërë gjëra shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me gjithçka.  

Asani, Bajrami, Seferi, Uzuni, janë lojtarë që marrin qendrën dhe godasin portën. Kemi edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë që gjuajnë nga distanca, si Laçi, etj.  

Duhet të presim sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera. Të shikojmë dhe sa pikë do marrim", tha trajneri.

Ora 23:50
VIDEO/ Fitorja ndaj Çekisë, festa me shampanjë në dhomat e zhveshjes! Zv.presidenti i FSHF-së kërcen mbi tavolinë

Fitorja 3 me 0 e kombëtares kundër Çekisë nga ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve. 

Lojtarët e ekipit të kombëtares kanë hapur shishen e shampanjës dhe po festojnë këtë sukses të merituar.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet brenda dhomës së zhveshjeve duke kërcyer mbi tavolinë edhe zëvendës presidenti i FSHF-së Lutfi Nuriu.

Ora 23:35
Elseid Hysaj: Kemi një rrugëtim special, e meritojmë Europianin


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Pas ndeshjes për mediet foli edhe Elseid Hysaj, me shkodranin që tha se kuqezinjtë meritojnë një vend në Europian.

"Besoj se ishte një ndeshje perfekte për të gjithë, me atë që dhamë në fushë, golat e shënuar, por edhe rastet e krijuara. Kemi bërë një rrugëtim fantastik dhe kjo meriton të vlerësohet. Kemi punuar shumë mirë të gjithë bashkë dhe kemi arritur këtu. Pas dështimit që kishim në edicionin e kaluar dhe e kam menduar se kishim mjaftueshëm cilësi për të shkuar në Europian sërish.

Kemi lojtarë që luajnë titullarë në skuadra mjaft të mira dhe besoj se e meritojmë të shkojmë sërish në Europian.

Jemi duke bërë shumë mirë vërtetë, por na mungojnë edhe dy pikë, që të shprehemi tamam. Të presim edhe ta sigurojmë matematikisht, që të festojmë të gjithë bashkë", tha mbrojtësi që luan me Lazion.

Ora 23:34
VAR i prishi festën e golit, Arbnor Muja: Pak i zhgënjyer, por rëndësi ka që fituam

Arbnor Muja gjeti golin e tij të parë me Kombëtaren shqiptare, por ishte VAR-i që i prishi festën sulmuesit kuqezi. Gjithsesi ai u shpreh se është i lumtur për fitoren e skuadrës dhe se tashmë janë shumë afër Europianit.

“I lumtur për fitoren. Sa i përket golit do ishte ‘qershia mbi tortë’, por prapë i lumtur jam me fitoren.

Mendoj se viti fillimisht ka qenë fantastik duke u shpallur kampion dhe më vonë në Champions. Sa i përket kombëtares duhet të falënderoj grupin, stafin që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Lojtarët kanë zemër, jemi një grup, nuk ka dallim dhe ndihem i lirë të shprehem.

Shkova te gjyqtari kryesor duke e pyetur çdo sekondë a është gol. Reagimi i tyre ishte çështje centimetrash. Isha pak i zhgënjyer, por rëndësi ka që fituam dhe jemi më afër Europianit”, u shpreh Muja për “Super Sport”.

Ora 23:32
VIDEO/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë, festa në Sarandë

 

Edhe në rrugët e Sarandës ka shpërthyer festa pas fitores së kombëtares shqiptare 3 me 0 kundrejt Çekisë. 

Në videon e mbërritur në Report Tv tifozët me makina kanë festuar fitoren duke i rënë borive ndërsa atmosfera pas fitores nëpër lokale të ndryshme ka qenë fantastike.

 

Ora 23:24
VIDEO/ Kombëtarja feston me qeleshe në kokë pas fitores me Çekinë në 'Air Albania', këndon 'Mora Fjalë' në kor me tifozët

1697146462_6400663e520fe56f75c7ce055754757e5ff8.jpg

Shqipëria mundi 3-0 Çekinë, duke u afruar akoma më shumë me finalet e Euro 2024. Pas fitores magjike, nuk kishte si të mungonte festa e lojtarëve kuqezi së bashku me tifozët shqiptarë të ulur në shkallët e stadiumit.

Me qeleshe në kokë dhe me këngën “Mora fjalë”, lojtarët së bashku me tifozët dhuruan emocione të pafunda edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ora 23:19
Dopieta kundër Çekisë, Taulant Seferi: S'kanë besuar te unë, i lumtur për golat


Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares foli pas fitores 3-0 kundër Çekisë. Shqipëria mori një fitore të rëndësishme, teksa dopietë shënoi sulmuesi nga Kumanova, që shprehet i lumtur.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren. Shumica nuk kanë besuar te unë, por falenderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmë e Zotit ia shpërbleva atij, familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve.”

Skeptikët: “Unë jam një njeri i thjesht, që i kam parë të gjitha komemente dhe kritikat, por përgjigja ime ishte në fushën e lojës dhe falenderoj zotin, trajnerin e familjen time. Unë kam pasur një periudhë shumë të keqe në Zvicër prej dëmtimeve dhe kjo ishte pengesa ime atje. Gabimi im ishte që shkova në një ekip që luante për mbijetesë si Xamax.

Tifozët e Tiranës: “Te Kombëtarja jemi një, si tifozët e Partizanit dhe Tiranës dhe jam shumë i lumtur që i kam bërë të gjithë të lumtur, jemi një grup fantastik dhe jam shumë i lumtur për grupin”, tha Seferi për Supersport.

Ora 23:17
VIDEO/ Shqipëria fitoi me 3 gola ndaj Çekisë, shpërthen festa e tifozëve nëpër rrugët e Tiranës

Rrugët e kryeqytetit kanë shpërthyer nga festa pas fitores së kombëtares shqiptare 3 me 0 kundrejt Çekisë. Mijëra tifozë nga të gjitha trojet po festojnë në Tiranë në ritmet e muzikës patriotike, duke hedhur valle e duke kërcyer këtë fitore historike, pas 71 vitesh ndaj Çekisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Ora 23:10
Ramadani tregon bisedën me Ajetin dhe Gjimshitin: Çekët bënë vetëm golin me dorë, asgjë tjetër


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Pas ndeshjes për Supersport foli edhe Ylber Ramadani, që e nisi titullar ndeshjen.

“Është natë e madhe për të gjithë dhe janë tre pikë shumë të rëndësishme, u futëm për të fituar dhe jo barazuar. Kur shënuam ata sulmuan sepse ishin të dytët në grup, por për ne është një mbrëmje e madhe. Përqafova babin dhe më tha se ka mbetur edhe një ndeshje. Sot para ndeshjes fola me Ajetin dhe Gjimshitin, i thashë se unë luaja në Kosovë kur ju shkuat dhe shpresoj që edhe unë ta bëj ëndrrën realitet. Kur erdha në fillim në Shqipëri kisha vështirësi, luaja me Partizanin B për tre katër muaj, por nga aty mësova shumë. Tani e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, kundërshtarët nuk kanë shumë shanse, bënë vetëm golin me dorë dhe asgjë tjetër. Fitoren ia dedikoj Zotit dhe pastaj familjes sime”, u shpreh Ramadani.

Ora 23:09
'Me këtë grup po bëjmë gjëra shumë të mëdha' Jasir Asani besimplotë se do shkojmë në Euro 2024

1697139052_asani.jpeg

Jasir Asani ngriti peshë tifozat e Kombëtares kur shënoi golin e parë në minutën e 10-të.

Në një prononcim për median ai pranoi se minutat e para ishin të vështira por më pas loja ishte në anën e tyre.

"Sa herë që shënon nga këta gola, ne themi se ishte me fat, por ti vazhdon e na befason…

Shpresoj ta thonë sërish radhën tjetër.

Cili është çelësi i suksesit të kësaj Shqipërie?

Unë mendoj se që ditën e parë kemi ardhur për një qëllim. Kemi lojtarë shumë të mirë, që po bëjmë shumë mirë,. Kemi një staf mjaft profesionist dhe një meritë ka edhe presidenti, që ka bërë një punë shumë të madhe. Kemi ardhur këtu me qëllimin për të shkuar në Europian dhe me këtë grup, jo vetëm Çekia, por nuk na mundin as kombëtare më të forta.

A ke rënë në sy të ndonjë skuadre në Europë me gjithë këto gola të bukur?

Po kush më merr mua mo… (Qesh). Kam edhe 4 ndeshje në Korenë e Jugut dhe menaxheri po punon, ndaj besoj se do të bëhet diçka. Presim surpriza në fund.

Urojmë të shënosh gola të tjerë, por vetëm nga jashtë zone…

Unë mendoj vetëm të futet topi në rrjetë dhe të fitojmë. Nuk ka rëndësi nga ku gjuaj".

Ora 23:03
'E merituam e stërmerituam!' Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë, Duka: Jemi pothuajse në Euro 2024

1695737664_armandduka.png

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024.

“E merituam, e stërmerituam. Jam shumë i lumtur. Kjo na bën të jemi pothuajse më shumë se një këmbë në Euro2024. Jam shumë i gëzuar” tha presidenti I FSHF-së, Armand Duka pak minuta pas përfundimit të ndeshjes. 

“Ishte ndeshje me presion të jashtëzakonshëm, kisha stres. Nuk e mendoja 3-0, do të isha i kënaqur edhe me një pikë. Çekët janë të fortë dhe këta i mundën falë grupit dhe zemrës. Hysaj dhe ata që kanë qenë në Europianin e kaluar kanë pasur nga momentet më të bukura në jetë”.

A është kjo skuadra më e mirë në drejtimin tuaj? “Këtë duhet ta thonë specialistët, kjo është skuadër fantastike, janë djem me mend dhe sedër. E duan njëri-tjetrin, nuk kemi superyje, por kemi një skuadër yll. Edhe në 2016-tën shkuam në Europian me fitoren 3-0 në CAS, edhe atëherë ishte djersa e çunave ashtu si sot".

Sylvinho, i prisje këto rezultate kur arritët marrëveshjen? “Kur vendos nuk mund të jesh i sigurt, por na bindi me projektin dhe kishte një ndjenjë pozitive që të bën për vete. Sylvinho ka një meritë kryesore për këto rezultate, është regjizori. E ka thënë se ne jemi një, e ka thënë në shqip. Kjo ishte edhe për Ismajlin që nuk ishte, ka shumë merita Sylvinho”, u shpreh Duka.

Ora 23:03
Politika 'feston' për kombëtaren, urimet për fitoren ndaj Çekisë: Nga Rama te Begaj dhe Basha

Politika shqiptare ka uruar Kombëtaren për fitoren spektakolare në ndeshjen e rëndësishme kundër Çekisë me rezultatin 3-0. 

Urime në rrjete sociale ka pasur nga kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreu i PD Lulzim Basha.

"Të pamposhtur bijtë e shqipes!", shkruan Basha.

"Le të shkojmë në Euro 2024", shkruan Rama.

"E mrekullueshme Kombëtarja jonë. E mrekullueshme superfitorja me Çekinë. Urime të përzemërta futbollistëve, trajnerit dhe gjithë tifozave kuqezi. Drejt Berlinit", shkruan Meta.

"Fitore të merituara nga djemtë tanë", shkruan Bajram Begaj.

Ora 22:29
Shqipëria i shënon golin e katërt Çekisë, VAR-i 'ngrin' festën kuqezi (VIDEO)


82' Shqipëri 3-0 Çeki. Arbnor Muja shënon golin e katërt, por VAR e anullon për pozicion jashtë loje.

Ora 22:19
VIDEO/ Kombëtarja 'çmonton' Çekinë, Taulant Seferi shënon dopietë

73' Shqipëri 3-0 Çeki. Taulant Seferi shënon golin e tretë dhe dopietën personale.

Ora 22:00
VIDEO/ Aksion model, Taulant Seferi i shënon golin e dytë Çekisë! Çfarë feste në stadium

51' Shqipëri 2-0 Çeki. Taulant Seferi shënon golin e dytë. Një aksion model dhe pasimi final i Cikalleshit, shfrytëzohet mirë nga ish-sulmuesi i Tiranës. Arbitri bëri tifozët me zemër, ndërsa pas kontrollit me VAR goli u cilësua si i rregullt.

Ora 21:43
FOTO/ Tifozët çojnë Kombëtaren në Gjermani, koreografi speciale nga tifozët! Plisat: Mallkue qoftë kush s'na do bashkë


Shqipëria po fiton 1-0 kundër Çekisë në "Air Albania". 22 mijë tifozë janë në stadiumin e Tiranës, me koreografitë që kanë qenë speciale. TKZ kanë shpalosur koreografinë në fillim të ndeshjes, teksa gjatë saj Plisat kanë shkruar: "Mallkue qoftë kush s'na do bashkë".

Ora 21:43
'Mora Fjalë', Shkurte Fejza elektrizon atmosferën në stadiumin 'Air Albania', këndon njëzëri me tifozët kuqezi (VIDEO)

 

Ikona e muzikës shqiptare Shkurte Fejza ka elektrizuar stasdiumin "Air albania" teksa ka kënduar këngën më të famshme "Mora fjalë”, në kor me tifozët kuqezi.

Ora 21:30
Karton i kuq për Çekinë, Shqipëria në epërsi numerike në 'Air Albania'


40' Shqipëri 1-0 Çeki. Chytil (Çeki) merr kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet. Tanët në epërsi numerike.

Ora 20:57
VIDEO/ Jasir Asani ngre peshë tifozët, Kombëtarja shënon vetëm gola 'të çmendur'

10' Shqipëri 1-0 Çeki. Jasir Asani shënon golin e parë për tanët nga jashtë zone. Asisti i Ramadanit shfrytëzohet nga sulmuesi, që përsërit golat spektakolarë me Kombëtaren.

Ora 20:34
Shqipëri - Çeki, në 'Air Albania' edhe Ballist Morina

Shqipëri - Çeki luhet sot në 20:45 në "Air Albania". Për grupin E të Euro 2024, gjithçka duket gati për ndeshjen e rëndësishme të kuqezinjve. I pranishëm në këtë ndeshje është edhe Ismail Morina ose i njohur ndryshe si Ballist Morina i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014.

Ora 20:19
VIDEO/ Me brohorima dhe këngë, ja si priten lojtarët e Kombëtares në stadium

 

Shqipëri - Çeki luhet sot në 20:45 në "Air Albania". Për grupin E të Euro 2024, gjithçka duket gati për ndeshjen e rëndësishme të kuqezinjve. Tanimë lojtarët e zgjedhur nga Sylvinho për të qenë titullar kanë nisur nxehmjen, me tifozët që i kanë pritur me brohorima dhe duartrokitje.

 
Ora 19:37
'Meritë ka edhe Reja', Armando Cungu në Report TV: Sylvinho guximtar, Mitaj dhe Asani aty ishin


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Për "Studio Live" në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Andi Kapxhiu, para ndeshjes foli trajneri Armando Cungu. Shkodrani ka vlerësuar punën e Sylvinhos, duke mos harruar edhe Edy Rejën.

"Nuk prisja të ishim këtu. Kur flas për shortin, Shqipëria ka pasur një grup jo të fortë. Nuk ka pasur koka grupi të vështira. Kemi shmangur Francën, Italinë, Gjermaninë. Çekia dhe Polonia janë në momentet e vështira të historisë së tyre. Për trajnerët, secili ka meritat e veta. Sa i takon Rejës, edhe ai ka meritat e veta. Sylvinho është i ri, pa eksperiencë, por me dëshirën për të punuar dhe për të dalë në treg. I pëlqen loja sulmuese. Nuk është trajner që mbron me shumë forca dhe nuk i lë gjë rastësisë as në sulm. Është një trajner guximtar që ka futur elementin e rinj, lojtarët kanë qenë aty, por nuk i ka futur njeri. Mitaj ishte aty, në çdo grupmoshë. Mos harroni edhe Jasir Asanin, që e kishte Partizani. Me vlera shumë të mira. Asllani që është evidentuar, ose ka marrë pak minuta. Edhe Bajrami po ashtu", tha Cungu.

Ora 19:34
VIDEO/ Pak para ndeshjes me Çekinë, dalin pamjet nga atmosfera elektrizuese e tifozëve brenda stadiumit ‘Air Albania’

Mijëra tifozë po presin në festë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila luhet për kualifikueset e Europianit 2024 në grupin E.

Tifozët e kombëtares kanë krijuar një atmosferë elektrizuese brenda stadiumit ‘Air Albania’, i cili është mbushur me kapacitet të plotë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024.

Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupit, teksa përballen me skuadrën që nuk ka humbur asnjë takim në këto kualifikuese.

Ora 19:08
FORMACIONET ZYRTARE/ Ajeti titullar në mbrojtje, Sylvinho luan me ekip sulmues kundër Çekisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupit, teksa përballen me skuadrën që nuk ka humbur asnjë takim në këto kualifikuese.

Sa i takon formacionit, Sylvinho ka projektuar skemën 4-3-3. Në portë Berisha, ndërsa në mbrojtje Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; mesi i fushës, Bajrami, Asllani, Ramadani; në sulm Asani, Seferi dhe Cikalleshi.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Ceki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny Trajner: Jaroslav Silhavy

Ora 18:57
Shqipëria 71 vite pa fitore kundër Çekisë, koha për të kthyer statistikat

Shtatë ndeshje, katër fitore për çekët, dy për tanët (viti 1952) dhe një barazim. Këto janë bilancet e përballjeve mes Shqipërisë dhe Çekisë në historinë e futbollit mes dy vendeve.

Për t'u theksuar se pas vitit 1990, të dyja skuadrat janë ndeshur vetëm një herë. Një barazim ka Çekia, më 7 shtator 2023, po për Euro 2024. Përballja e radhës mes dy kombëtareve do jetë sot, duke nisur nga ora 20:45 në "Air Albania".

Sfida e kthimit në grupin E të "Gjermani 2024" është e rëndësishme për kuqezinjtë kryesues, që me tri pikë do i afroheshin objektivit kualifikim. Vlen të theksohet se skuadrat janë ndeshur pesë herë mes tyre në kohën që Çekia ishte së bashku me Sllovakinë, pra kur Çekosllovakia ende ishte në jetë para viteve 1990.

Precedentët e përballjeve Shqipëri - Çeki:

17.9.1950 Çekosllovaki 3-0 Shqipëri (miqësore)

29.11.1952 Shqipëri 3-2 Çekosllovaki (miqësore)

07.12.1952 Shqipëri 2-1 Çekosllovaki (miqësore)

01.05.1991 Shqipëri 0-2 Çekosllovaki (kualifikuese Europian)

16.10.1991 Çekosllovaki 2-1 Shqipëri (kualifikuese Europian)

08.06.2021 Çeki 3-1 Shqipëri (miqësore)

07.09.2023 Çeki 1-1 Shqipëri (Euro 2024, grupi E)

Ora 18:53
Tifozat Kuq e Zi: Lavdi Afrim Bunjakut, dëshmori më i ri i kombit


Tifozat Kuq e Zi kanë marshuar për në "Air Albania", aty ku sot në 20:45 luhet Shqipëri - Çeki. Nuk mund të mungonte as një pankartë në nderim të Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri të Kosovës që u vra nga forcat terroriste serb në Banjskë të Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit.

Ora 18:39
Gjithçka gati, brenda zhveshtores së Kombëtares në 'Air Albania' (VIDEO)

Shqipëri - Çeki luhet sot në 20:45 në "Air Albania". Për grupin E të Euro 2024, gjithçka duket gati për ndeshjen e rëndësishme të kuqezinjve. Tanimë edhe në dhomat e zhveshjes ka mbaruar vendosja e bazës materiale, me futbollistët që pritet të mbërrijnë në stadium. Kuqezi, kjo do jetë veshja e Kombëtares për duelin e sotëm.

 

Ora 18:37
Rama ndan pamje nga stadiumi "Air Albania" me 22 mijë qeleshet mbi stola: Forca

 

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të stadiumit “Air Albania”, me 22 mijë qeleshet e vendosura në stolat e stadiumit, ku në 20:45 do të zhvillohet ndeshja.

“Forcaaaaa”, shkruan Rama në mesazhin drejtuar kuqezinjve, pak orë para përballjes.

Rreth 22 mijë qeleshe janë ndarë në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë shqiptare në shkallët e Arenës Kombëtare, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Ora 18:08
Me ngjyrat kuqezi, flakadanë dhe këngë! Tifozët e Kombëtares marshojnë drejt 'Air Albania' (VIDEO)

 

Tifozët e Kombëtares kanë pushtuar Tiranën, teksa prej disa minutash kanë nisur marshimin drejt stadiumit "Air Albania". Kuqezinjtë e Sylvinhos luajnë sot kundër Çekisë për grupin E të Euro 2024. Me ngjyrat kuqezi, flamuj dhe këngë, tifozët janë gati për të dhuruar spektakël në mbështetje të lojtarëve. Nuk kanë munguar as shashkat apo flakadanët në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", me vëmendjen që në 20:45 do jetë në stadium.

Ora 17:50
VIDEO/ Tifozi unik i Kombëtares në proces për pasaportën shqiptare: Kjo, ditëlindja më e bukur që kam kaluar


Besmir Limani, tifozi unik i Kombëtares që në çdo ndeshje shkon me fytyrën e pikturuar me flamurin kuqezi, ka thënë se është në proces për të marrë pasaportën shqiptare. Që prej moshës 4 vjeçare ai ka lënë Maqedoninë e Veriut dhe prindërit u vendosën në Zvicër, teksa thotë se kjo është ditëlindja më e bukur që ai ka kaluar.

"Kjo është ditëlindja më e bukur që kam kaluar. Pasaporta? Jemi rrugës për ta mbyllur këtë çështje, edhe unë do bëhem nënshtetas i shtetit amë. Çdo shqiptar të ketë mundësinë të aplikojë për pasaportë. Piktura në fytyrë? Kjo merr tre orë e gjysmë për ta bërë, e vështirë është edhe për ta larë", tha Limani para ndeshjes me Çekinë.

Ora 17:34
Së bashku me djalin e Adem Jasharit, Albin Kurti në Tiranë për Kombëtaren: Evropiani po na pret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e heroit Adem Jashari, po udhëtojnë drejt Tiranës në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen e sotme kundër Çekisë.

"Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret", shkruan Kurti.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupit, teksa përballen me skuadrën që nuk ka humbur asnjë takim në këto kualifikuese. Festa e tifozëve ka nisur në Tiranë, me kuqezinjtë që kanë filluar të futen në stadium.

 

Ora 17:29
Atmosfera festive në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, tifozët të bindur për fitoren e kombëtares

 

Në prag të ndeshjes së kombëtares shqiptare të futbollit, e cila luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024, tifozët nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kanë nisur festën.

Me birra në duar dhe nën tingujt e këngëve patriotike, ata shprehen të bindur se ekipi Kuq e Zi do të shënojë dhe do t’i rrëmbejë fitoren Çekisë.

“Parashikoj një ndeshje me shumë emocione dhe jam i sigurt që ekipi jonë do të fitojë”, tha i entuziazmuar një tifoz.

“1 me zero Broja. Më pëlqen shumë trajneri”, tha një tjetër.  

Ora 17:24
Mbërrijnë vëllezërit nga Kosova, Tirana 'kallet' nga Plisat (VIDEO)

Tifozët e Prishtinës, "Plisat" kanë mbërritur në Tiranë në mbështetje të Kombëtares. Shqipëria luan sot kundër Çekisë për Euro 2024 në orën 20:45, ndërsa të shumtë janë tifozët që kanë mbërritur nga trojet shqipfolëse. Të shumtë në numër, Plisat kanë nisur festën në rrugët e kryeqytetit.

Ora 16:55
Tre lojtarët e Kombëtares me më shumë minuta në fushë, vetëm njëri prej tyre titullar kundër Çekisë

Shqipëri - Çeki luhet sot në 20:45 në "Air Albania". Tre nga lojtarët e Kombëtares me më shumë minuta në klubet e tyre këtë sezon janë Daku, Ajeti dhe Muçi. Vetëm Arlind Ajeti duket se do jetë titullar këtë duel të rëndësishëm.

Mirlind Daku - Rubin Kazan, 1046 minuta

Arlind Ajeti - CFR Cluj, 1151 minuta

Ernest Muçi - Legia e Varshavës, 961 minuta

Ora 16:47
Prej muajsh jashtë fushe, Marash Kumbulla mbështet Kombëtaren: Forca djema, jam me ju


Mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares, Marash Kumbulla prej disa muajsh është jashtë fushës për shkak të dëmtimit. 24-vjeçari është në mbështetje të kuqezinjve, që sot luajnë kundër Çekisë në 20:45 për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. "Forca djema, sot jam me ju", shkruan Kumbulla.

Ora 16:33
VIDEO/ 'Për Kosovë e Shqipëri', Tifozat Kuq e Zi elektrizojnë Tiranën


Tifozat Kuq e Zi janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kanë nisur festën me këngë patriotike. Në 20:45 Kombëtarja luan kundër Çekisë për grupin E të Euro 2024.

Ora 16:19
VIDEO/ Me flamuj kuqezi dhe flakadanë në rrugë, tifozët nga të gjitha trojet mbërrijnë në Tiranë

22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, që luhet sot në 20:45 në Tiranë. Të shumtë janë shqiptarët që kanë udhëtuar nga trojet shqipfolëse, të cilët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të ndjekur këtë duel. Me flamuj kuqezi dhe flakadanë në rrugë, tifozët duket se janë gati.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ashhshs: 13/10/2023 00:59

    Bravissimo Arnold

    Përgjigju
  • Onku: 12/10/2023 23:51

    Plisi mban shqiponjen si simbol i shtuar i krenarise kombetare. Na ka ardhur dita te ngrejme lart arritjet tona ne art, sport, muzike, media e me tej si kurre me pare.

    Përgjigju
  • Alb: 12/10/2023 23:49

    Bashkimi ban fuqine urime, me zi po pres per bilete ne gjermani?

    Përgjigju
  • Bravi: 12/10/2023 23:40

    Nese ne 2023 kishim 10 milion turiste , basti im eshte qe vitin tjeter 13-14 milion do vijne pasi Shqiperia ne sport ne euro 2024 do jete nje publicitet i madh ! Bravo djema sa me shume fitore ne Euro 2024 do jete reklame per shqiperine ! Punoni per boterorin 2026 nje super publicitet tjeter ! Urime u bofshi 100 vjec dhe fat e suksese

    Përgjigju
  • Taku: 12/10/2023 22:57

    Nuk e kuptoj pse plisat jane me shqiponje si e ballistve. Plisi nuk ka shenja

    Përgjigju
  • Ani: 12/10/2023 19:09

    I urojm fitore nderkombetarve

    Përgjigju
  • Alfred: 12/10/2023 19:02

    Sa me shume sukseseeee te kemi sotttt

    Përgjigju
  • Arla: 12/10/2023 18:51

    Shpresojme fitore

    Përgjigju
  • Vini: 12/10/2023 18:50

    Forcaaa cuna

    Përgjigju
  • Alban: 12/10/2023 18:49

    Suksese Shqiperi! Perpara per Euro 2024

    Përgjigju
  • Eni: 12/10/2023 18:49

    Fitore kombetares tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se një anije kineze preu kabllot në Detin Baltik

Dyshohet se një anije kineze preu kabllot në Detin Baltik