Gjasat janë të mëdha që ditët e fundit të merkatos Neymar të ndryshojë destinacion me drejtim ‘La Liga-n’, atje ku dy klubet historike Barcelona dhe Real Madrid po mendojnë të gjithë mënyrat për të afruar brazilianin në skuadër.
Gjithsesi sot gazeta më e madhe sportive në Francë, “L’Equipe”, shkruan se mundësitë janë rritur që Neymar të qëndrojë te Paris SG. Në ditët e fundit futbollisti është parë i riintegruar në skuadër dhe për më shumë pranë drejtorit sportiv Leonardo, më të cilin mendohet se nuk fliste pas zënkës një muaj më parë, kur Neymar i bëri të qartë dëshirën për t’u larguar.
Një nga arsyet se përse situata ka ardhur deri në këtë pikë është se Real Madrid dhe Barcelona nuk i kanë përmbushur kërkesat e Paris SG për lojtarin.