Një moment i ëmbël ka tërhequr vëmendjen e fansave të Neymar. Ylli i fushës së blertë ka harruar për pak topin dhe i është kushtuar baletit. Futbollisti ka marrë pjesë në shfaqjen e baletit të së bijës, Mavie, e cila ndjek një akademi në Santos.

Në video, kampioni hyn në skenë së bashku me baballarët e tjerë dhe ndjek hapat koreografikë të balerinave të vogla të veshura me fundet e tyre rozë me tyl. Ai duartroket, imiton lëvizjet, buzëqesh dhe argëtohet.

Momenti, i kushtuar Festës së Babait, emocionoi edhe vetë Neymarin, i cili e cilësoi eventin “shumë të veçantë” dhe zbuloi se ishte shfaqja e parë e vajzës së tij që ai ndiqte nga afër.