Pa ndonjë “back ground” politik, Agim Bahtiri, “tugjar” nga Mitrovica, në zgjedhjet e balotazhit la fjetur Avni Kastratin, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, e për të cilin për 35 ditë ka bërë fushatë ish- shefi i SHIK-ut Kadri Veseli me shokët e tij.
Por, përkrahje natë e ditë, nga dera në derë, atij i ka dhënë edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili është lindur e rritur po në këtë qytet.
Këta dy, por edhe të tjerë nga partia e Thaçit para dhe pas fushatës në vazhdimësi shpërndanë libreza për anëtare të rinj që sipas tyre po aderojnë në partinë e Hashim Thaçit. Mirëpo, përfundimi doli të jetë i zi për partinë në pushtet. PDK me sukses humbi njërin nga bastionet e saj.
Bahtiri pak ditë para zgjedhjeve “aterroi” në jug të Mitrovicës duke promovuar investime megalomane prej qindra miliona eurosh, e punësime të shumta në këtë komunë (siç ka bërë dikur shefi i tij gjatë garës në zgjedhjet e fundit nacionale në vend).
Duke e shfrytëzuar gjendjen ekonomike në këtë komunë, Bahtiri për një muaj ka luajtur me ndjenjat e qytetareve të varfër të kësaj komune, të cilët janë në kërkim të një shprese të humbur prej kohësh.
Në fund ky fitoi, jo pse ishte më i mirë, por se qytetaret e asaj ane janë lodhur me qeverisjen e keqe.
Madje në të shumtën e rasteve Bahtiri nga AKR-ja gjatë fushatës më shumë është marrë me shefin e partisë Hashim Thaçi e nënkryetarin e saj Kadri Veseli se sa me kryetarin në largim Avni Kastratin. Madje këta te dy i konsideronte edhe si rivalë.
Rezultatet finale në Mitrovicë kanë lënë anash të gjitha vlerësimet që janë bërë deri në ditën e zgjedhjeve, si nga analistë politikë, ashtu edhe organizata të ndryshme që janë marrë më këtë çështje, e të cilat në vazhdimësi Mitrovicën e kanë cilësuar si bastion të PDK-së së Hasim Thaçit.
Humbja e Kastratit në Mitrovicë tashmë ngre shumë dilema e paqartësi, kur dihet se ai ka pasur përkrahjen e fuqishme gjatë gjithë fushatës së ish kreut të SHIK-ut Kadri Veselit, e i cili në vazhdimësi është konsideruar si shpëtimtar i PDK-së, madje nuk kanë qenë të rralla rastet kur emri i këtij të fundit është përmendur edhe për kryetar të mundshëm të PDK-së, por edhe për kryeministër të Kosovës.
Po ashtu, situatë e njëjtë sikurse në Mitrovicë është edhe në qytetin e Ferizajt, ku Muharrem Svarqa i LDK-së mundi më sukses kandidatin e PDK-së, mundi kryetarin aktual Agim Aliu, edhe pse ky i fundit në vazhdimësi pati përkrahje të fuqishme të Ilmi Reqicës, po ashtu edhe ky ish- zyrtar i lartë i Shërbimit Informativ të Kosovës.
Në të dyja rastet, por edhe në komuna tjera të Kosovës votuesit nuk kanë zgjedhur më të mirin për ta votuar, por kanë refuzuar të votojnë kryetarët aktualë të komunave të cilët kanë qenë afër votuesve vetëm kur u janë dashur votat.
Si në komunën e Mitrovicës, ashtu edhe atë të Ferizajt zgjedhjet i fituan dy persona që pak kohë para zgjedhjeve u paraqitën në Kosovë (i pari erdhi nga Holanda e i dyti nga Gjermania). Ndërkaq lanë të humbur struktura të fuqishme, të cilat janë në sistem prej kohësh. Së fundit erdhi dita kur edhe SHIK-u s’po bën punë më !
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com