‘AS’: Shqiponja dyshe e Xhakës dhe Shaqirit irritoi edhe Putinin
Festimi i diskutueshëm i Xhakës dhe Shaqirit në momentin e golave të tyre kundër serbëve ka peshuar aq shumë në vendin organizator të Botërorit.
Granit Xhaka duke festuar me simbolin e shqiponjës gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër
Rusët janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Putini është aleati kryesor i Serbisë, ashtu siç ishte vendi i tij gjatë Luftës Ballkanike dhe më vonë. Kjo është arsyeja pse festimi i diskutueshëm i Xhakës dhe Shaqirit në momentin e golave të tyre kundër serbëve ka peshuar aq shumë në vendin organizator të Botërorit.
Të dy e bënë me duart e tyre simbolin e “shqiponjës” shqiptare, një gjest që ka kaluar nëpër tërë botën për shkak të komponentit të tij të fortë politik. Familjet shqiptaro-kosovare të Xhakës dhe Shaqirit janë dy nga mijëra, që duhej të largoheshin gjatë luftës për t’u vendosur në Zvicër, ku ata kanë zënë rrënjë.
Përkundër kësaj, ata nuk i fshehin ndjenjat e tyre dhe madje vëllai i Xhakës, Taulanti, është ndërkombëtar me Shqipërinë. Në rastin e Granitit jo, sepse ai mendonte se ishte lojtar me një projeksion më të madh dhe me Zvicrën do të kishte më shumë mundësi për të shkëlqyer në turne të mëdhenj, siç po ndodh edhe me Shaqirin.
Duke parë këtë gjest në Kupën e Botës dhe në territorin ku ka ndodhur, janë goditur rusët. Sidomos Putini, i cili në ceremoninë e hapjes së Botërorit mbajti një fjalim prej më shumë se dy minutash (diçka e pazakontë në Kupat e Botës), në të cilën i mirëpriti vizitorët e huaj dhe u kërkoi atyre të jetojnë në harmoni dhe paqe.
Por, përkundrazi, sipas tyre, gjesti i bërë nga lojtarët shqiptarë të Zvicrës, një provokim ndaj Serbisë dhe në vijim Rusisë, do të duhet të merret në analizë nga FIFA, për të mos shkuar më tej.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Përplasje mes Bratislavës dhe Kievit, Zelensky: Fico dëshiron të ndihmojë Putinin
24 Dhjetor, 07:32
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45
-
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
20 Dhjetor, 16:16
-
Lufta/ Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët
19 Dhjetor, 19:47
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në! Zelensky: Ai është një bastard
19 Dhjetor, 13:20
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor, 08:31
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor, 09:11
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor, 18:32
-
Goditja e rëndë për Rusinë, si shërbimi sekret ukrainas eleminoi shkencëtarin e raketave të Putinit
14 Dhjetor, 15:36
-
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad/ Diktatori do qëndrojë në një rezidencë sekrete në Moskë
13 Dhjetor, 19:12
Futja kot..,c"lidhje ka..,shqiponja dhe simbole te tjera nuk eshte e ndaluar..,aq me teper qe eshte edhe ne Flamurin rus..,gjithashtu...,!
Përgjigju