Asambleja e 76-të e OBSH, Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve për përballimin e emergjencave shëndetësore

Asambleja e 76-të e OBSH, Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve për përballimin e emergjencave shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku së bashku me politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po diskutohen për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore.

Në emër të Rrjetit të Shëndetit të vendeve të Europës Juglindore ku mes nëntë vendeve bën pjesë dhe Shqipëria, dhe në cilësinë e mbajtëses së Presidencës për vitin 2023 të këtij mekanizmi, Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, foli për përpjekjet e përbashkëta të vendeve të SEEHN për nxitjen e progresit në sistemet shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve farmaceutike dhe rëndësinë që kanë inisiativat e përbashkëta për arritjen e objektivave që lidhen me Agjendën 2030 për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës.

“Kam nderin të flas në emër të nëntë shteteve anëtare të Rrjetit të Shëndetit të Evropës Juglindore të cilët janë bashkuar kësaj deklarate: Shqipëria Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, shteti i Izraelit, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania dhe Republika e Serbisë. Ministrat e Shëndetësisë të vendeve SEEHN kanë shprehur angazhimin e tyre të palëkundur dhe strategjik ndaj këtij Rrjeti, për t'a pasur shëndetësinë si përparësi në agjendat politike.

Ne besojmë fuqimisht se një dokument strategjik rajonal është komplementar dhe shërben për ngushtimin e dallimeve në kuadrin e përpjekjeve për zbatimin e agjendës globale dhe rajonale të OBSh, për arritjen e objektivave të zhvillimit të qendrueshëm si edhe për përshpejtimin e progresit në mbylljen e hendekut që lidhet me rezultatet shëndetësore në rajon brenda BE”, - tha Manastirliu.

Në kuadër të Presidencës së South Eastern Europe Health Network  do të organizohet në Tiranë, në datat 5-6 Qeshor, Mbledhja Plenare e 46-të e SEEHN, që do të fokusohet në bashkëpunimin ndër-sektorial dhe përmirësimin e përthithjes vaksinale.

Asambleja e 76-të e  Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet në Gjenevë, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, ministrave dhe drejtuesve më të lartë të shëndetësisë të mbi 100 shteteve anëtare të OBSH-së. Tematika e Asamblesë së Shëndetit të OBSh-së për këtë vit është: "Të shpëtojmë jetë, drejt garantimit të shëndetit për të gjithë!"

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen