Asambleja e FSHF-së, ja lista me
kandidatët për Komitetin Ekzekutiv

Asambleja e FSHF-së, ja lista me<br />kandidatët për Komitetin Ekzekutiv<br>
Më në fund Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të publikojë listën me kandidatët për zgjedhjet në këtë institucion. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më 7 Shkurt në Durrës, federata ka publikuar edhe listën e kandidatëve për anëtarë në Komitetin Ekzekutiv.

Bie në sy fakti që në listë bëjnë pjesë një numër mjaft i lartë kandidatësh, duke konfirmuar interesin në rritje për këtë pozicion. Si asnjëherë tjetër kandidatët për Komitetin Ekzekutiv janë plot 23 veta. Një tjetër detaj që bie në sy, është rritja e numrit të njerëzve të politikës e biznesit, që synojnë këtë pozicion, ndërsa ata të sportit janë të paktë. Gjithsesi edhe nga sporti bien në sy figura me një të kaluar të madhe sportive si anëtarët aktualë të komitetit Fatbardh Jera e Vasil Bici, apo edhe Shkëlqim Muça. Po kështu duhet theksuar se si rrallë herë kanë hedhur kandidaturat e tyre edhe mjaft politikanë si ish-ministri I PD dhe aktualisht deputet Enkeleid Alibeaj.

Për herë të parë, në këtë botë kryesisht mashkullore gjendet në listë një kandidate femër, e ajo është juristja Aldona Sylaj, e propozuar nga klubi i Tiranës.

Asnjë sqarim për përjashtimet
Në komunikatën zyrtare të publikuar nga federate në faqen e saj zyrtare online nuk jepet asnjë sqarim mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve dhe arsyet e skualifikimit të disa prej tyre, si përshembull disa prej tyre si Redi Jupi apo Edmond Haxhia që janë përjashtuar nga gara. “Shpallen zyrtarisht edhe kandidatët për organet drejtuese të futbollit shqiptar, respektivisht për zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së, dhe anëtarëve të KE-së për katër vitet e ardhëshme. Komisioni i verifikimit të Asamblesë pasi mori në shqyrtim të gjitha propozimet e ardhura nga anëtarët e FSHF-së, zyrtarisht çertifikoi këto kandidatura për Asamblenë e Përgjithëshme Zgjedhore të 7 shkurtit…” thuhet në komunikatën e FSHF-së.

Vetëm dy anëtarë nuk rikandidojnë
Nga lista vërehet se pjesa dërrmuese e anëtarëve aktual të Komitetit Ekzekutiv kanë rikandiduar për të mbajtur postet e tyre. Vetëm dy prej anëtarëve aktualë nuk kanë rikandiduar ata janë ish-futbollisti I Dinamos dhe kombëtares Muhedin Tarkaj dhe juristi I mirënjohur Artan Hajdari. Anëtarët që rikandidojnë janë: Lutfi Nuri (Zv/President i parë), Edvin Libohova (Zv/ President i dytë), Arben Dervishaj (anëtar), Abdyl Kuriu (anëtar), Bardhyl Minxhozi (anëtar), Vasil Bici (anëtar) Bardhyl Jera (anëtar).

fshf

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike