Protesta në fakultete/ Pedagogët thyejnë grevën, te Shkencat Sociale mësimi rinis nesër, te Filologjiku të martën

TIRANE- Asambleja e Pedagogëve të Filologjikut dhe ajo e Shkencave Sociale kanë vendosur të thyejnë grevën dhe të rinisin procesin mësimor. Fakulteti i Shkencave Sociale ka njoftuar studentët për rinisjen e mësimit që ditën e nesërme, e enjte. Ndërsa te Histori Filologjiku protesta do të vijojë një ditë në javë, ndërsa nga e hëna e javës së ardhshme mësimi do rinisë rregullisht. Dekani i Filologjikut Sabri Laçi sqaroi se sot se, nesër, pasnesër dhe ditën e hënë të javës që vjen do të vijohet me bojkot dhe protestë, ndërsa të martën do të rikthehen në auditorë. Ndërkohë që më pas protesta do të vijojë njëherë në javë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

"Sot, nesër dhe pasnesër protestë në mjediset e fakultetit, do të thotë se do të jemi të gjithë në institucion, por duke mos bërë mësim. Do ta përvijojmë këtë formë proteste një ditë në javë. Të hënën e javës së ardhshme sërish protestë, të martën më pas e do të vijojë mësimi. Por protesta do të jetë një ditë në javë pa limit deri sa të gjejmë zgjidhje për respektimin e autonomisë universitare, lirisë akademike dhe zgjidhjen e problemeve të tjera që ndërthuren me ligjin e arsimit të lartë. Nuk ka predispozcion nga qeveria për të ndërhyrë për ndryshime thelbësore në ligjin e arsimit të lartë. Praktikisht kemi argumentuar gjithë problemet që ekzistojnë në ligj. Studentët kanë protestën e tyre, kjo ishte mbledhje e Asamblesë së Fakultetit", deklaroi ai.

Një pjesë e studentëve të fakultetit kërkojnë mësim, ndërsa sot pati tensione me grupin bojkotues. Por, Sabri Laçi theksoi se nuk ka kërkesë nga studentët për të rifilluar mësimin. "Studentët janë të ndarë në kategori, ka një pjesë që vijojnë protestën duke qëndruar stoikë, duke protestuar në forma qytetare. Ne i kemi të lavdërueshëm studentët, pa krijuar incidente, po protestojnë në mënyrë qytetare. Ka një kategori që janë në shtëpi dhe nuk arrijnë ta përballojnë jetën në Tiranë, ata presin që të reagojë qeveria, që të ndiejnë efektin e zgjidhjes me akte konkrete dhe zgjidhja duhet të jetë, të përjetohet. Nuk kam asnjë kërkesë nga studentët për të rifilluar mësimin, po ka studentë që duan të bëjnë. Kemi zgjedhur një grup pune për protestën dhe një tjetër për ringjallen e Sindikatës. Kjo formë proteste është pa limit, do të vijojë", përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 06/02/2019 12:39

    Pritesta e studenteve ishte me e madhja, me e kulturyara dhe me me firce qe jemi pare jeti 28 vjet te jesaj demokracia katastrife qe kane kaluar shqiptaret . Eshte katastrofe , sepse lindi e paster dhe me ideale per nje jete me te mire , si gjithe Europa , por u deformua nga politika kriminale e te gjitha kraheve , duke vjedhur dhe dhjaterryar prinen dhe shtetin e shqiptareve , duke i cuar ne varferi . Keshtu ndohi me drejtesine e politizuar qe dha nje pushtet te kriminalizyar dge nje arsim te politizjuar dhe jo si ne BE ku nuk lejohet me ligj te berit politik ne universitete . Shqiptaret akoma shohin perleshjen politike te njerezve qe nuk perfaqesojne jete popull . Vetingu ne arsim eshte nje nga pikat me adekuate qe stydentet kudhin ne kerkesat e tyre . Politika e ka bete pis arsimin shqiptar

    Përgjigju
    • Robi: 06/02/2019 20:34

      Po i kanë marë leje keta studentë dhe pedagogë strateges nderplanetare, ndërkombetare , nderhapsinore, kozmike Kejdi dhembcakalles për të filluar mesimin se ajo nuk është dakord

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës