Asambleja e PS, Opozita: I vetmi që nuk ndryshon është Rama! Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997! Teatër i shëmtuar që riciklon veten

Asambleja e PS, Opozita: I vetmi që nuk ndryshon është Rama! Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997! Teatër i shëmtuar që riciklon veten

Bardhi dhe Basha

Opozita ka reaguar për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama prezantoi ekipin e ri për zgjedhjet e 2025. Kryetari i grupit Parlamentar në Partinë Demokratike thotë se Asambleja ishte shkrirja totale e Partisë Socialiste dhe se i vetmi që nuk ndryshon është Edi Rama.

‘Lajmi i vetëm nga Asambleja personale e Edi Ramës është shkrirja totale e Partisë Socialiste dhe zëvendësimi i figurave të kësaj force politike me pupacë në xhepin e brendshëm të xhaketës së vjetruar dhe të bërë pis nga ai vetë. I vetmi që nuk ndryshon është Edi Rama, i cili për pushtetin personal është gati t'i verë flakën Shqipërisë, e jo më partisë së tij.’- shprehet Bardhi ndër të tjera.

Sipas Bardhit Rama flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997.

‘Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997. Flet për zhvillim, por mendja i punon vetëm për shkatërrim. Flet për të rinjtë, por mendjen e ka si të fuqizojë kriminelët dhe të korruptuarit. Me pak fjalë, i njëjti në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën. Sa herë shihni atë portret që ben si profet, duhet të kujtoni të gjithë horrat, trafikantët e vrasësit që qendrojnë pas tij, duhet të kujtoni qindra milionë euro të grabitura në rrugë, tunele, koncesione e inceneratorë. Kjo ēshtë e verteta e tij zgjedhore, asgjë tjetër!’- shkruan Bardhi.

Në lidhje me zhvillimet në Asamble ka reaguar edhe Basha, i cili shprehet se hipokrizia e kryeministrit për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti.

"Si përherë, shumë e për lumë. Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit", shkruan Basha. 

Sipas Bashës më qesharakja është rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave, kur fare mirë mund të ishin hapur listat për të gjithë. Kjo sipas tij është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve iu mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë.

“Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i'u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë.

Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën. Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre”, shkruan Basha.

Basha më tej thotë se në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Asambleja e PS, Salianji sfidon Ramën: Kandido si i barabartë në 2025, por dorëhiqu si kryeministër

1724241435_ervinsalianji.jpg

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së PS dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Salianji thekson se lajmet që dolën nga Asambleja ishin që asnjë personazh  të mos rivalizojë Ramën dhe se lista e mbyllur e PS do të përbëhet nga njerëzit e kontrolluar nga kryeministri.

Salianji sfidon kryeministrin duke i kërkuar të japë dorëheqjen dhe të kandidojë si i barabartë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

‘Lajmet nga byroja e sotme e “Rilindjes” ishin koperturat e reja të krimit për këto zgjedhje dhe masakrimi i elitës politikë te PPSh. Përgatitja që partia e punës të mos ketë asnjë individ që mund të rivalizojë autokratin.

Figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast rrisku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjeve! Propozimi i sotëm për listat i rrëzoi argumentin se duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat. Ku janë sot “të rinjtë” që propozoi dhe bëri ministra? Po këta deputetët e rinj të mandatit 2021-2025 i ka dëgjuar njeri?!

Lajmi tjetër është që përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen, por meqẽ Rama bëri këtë propozim për të përdorurit e tij, a do të dorëhiqet Rama si Kryeministër me më shumë se një mandat për të garuar si i barabartë? E meqë ka bindje se fiton dhe jo vjedh ta provojë se sa vlen para qytetarëve!’- shkruan Salianji.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Testim: 09/09/2024 00:03

    Nese Basha arrin vetem me partine e vet te marr mbi 5 deputet ka shans te qendroj fort ne politike dhe ne sferen e kryetar opozite ama nese Basha nuk mer mbi 5 deputet pra merr 1-2 atehere kalon politikan kaliber i lehte dhe del nga loja e madhe nuk ka shans per kryeminister as ne 2060. Ndaj PD ka shume boshllek dhe “hienat politike” nuk ushqehen dot nga mandatet e mazhorances por ushqim ka nga opozita ndaj mbetet per tu pare testi , kush do jete opozita ne 2025?! Sepse mazhoranca eshte mbyll si muhabet per ato qe bejne analize logjike politike ! Mbetet per tu pare ne 25 prill2025

    Përgjigju
  • Miku: 08/09/2024 17:26

    Hmm, nuk ndez fare ti, o Bashe. Mbase je cun i mire me Rrugen e Kombit dhe 21 janarin, por si kryetar partie je si motorr pa kandele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë