Asambleja e PS, Gramoz Ruçi
zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm

Gramoz Ruçi është rizgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ruçi ka marrë 266 vota "pro", 2 kundër dhe 3 të pavlefshme, të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS. Gramoz Ruçi ka marrë një mbështetje maksimale duke u konfirmuar kështu për një tjetër mandat si numri dy i Partisë Socialiste. Asnjë emër nuk rivalizoi kandidaturën e tij si numri 2 i Partisë pavarsisht pretendentëve që u lakuan në media për këtë post.

Bashkim Fino është zgjedhur Sekretar për Organizimin Administativ me 260 vota. 249 vota ka marrë Musa Ulqini duke u zgjedhur kështu Sekretar për Burimet Njerëzore e Marrëdhëniet e Koalicionit.

Me 247 vota është zgjedhur Sekretari për Organizimin Dixhital, Alfred Peza. 246 vota "Po" kanë shkuar për Blerina Gjylametin e cila zgjidhet Sekretare për Koordinimin Elektoral.

Sekretarja për Rininë, Elisa Spiropali është zgjedhur me 243 vota "Po".

240 vota kanë shkuar për Ilir Beqajn si Sekretar për Programin.

Koço Kokëdhima është zgjedhur me 217 vota Sekretar për Reformën dhe Emigracionin.
 
Kokëdhima rezulton më pak i votuari nga 7 Sekretarët e tjerë të zgjedhur sot nga Asambleja Kombëtare e PS.       

Këtë të shtunë asambleja zgjodhi strukturat e reja drejtuese të PS, 8 Sekretarët dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë.

Jashtë kësaj strukture mbeten krahas kritikut Ben Blushi edhe depuetët Besnik Bare, Eduard Shalsi, Shkëlqim Cani, Arta Dade e Namik Dokle. Këta dy të fundit u dorëhoqën nga gara.  

Dade dha dorëheqjen sepse nuk ndante të njëtat parime me drejtuesit e partisë dhe Dokle për t’i lënë vendin më të rinjve, pasi pati paralajmëruar më herët një tërheqje nga politika.
 
Kryeministri i vendit, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka konsideruar ditën e sotme si një ditë e shënuar për demokracinë e partisë Socialiste.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se, shpreh mirënjohje për të gjithë, ndërkohë që momentin më kulmor të kësaj asambleje konsideron dorëheqjen e Namik Dokles nga Asambleja, për lirimin e vendit për një anëtar të ri.

Sekretariatet e Partisë Socialiste
 
Gramoz Ruçi, Sekretar i Përgjithshëm-  266 vota
 
Bashkim Fino, Sekretar për Organizimin Administrativ - 260 vota
 
Musa Ulqini, Sekretar për Burimet Njerëzore e Marrëdhëniet - 249 vota
 
Alfred Peza, Sekretar për Organizimin Dixhital - 247 vota
 
Blerina Gjylameti, Sekretare për Koordinimin Elektoral - 246 vota
 
Elisa Spiropali, Sekretare për Rininë - 243 vota
 
Ilir Beqaj, Sekretar për Programin - 240 vota
 
Koço Kokëdhima, Sekretar për Emigracionin - 217 vota

lista e votimit

gramoz ruci
(Gramoz Ruçi gjatë votimit në Asamblenë e PS) Foto të tjera

Rama: Ditë e shënuar për demokracinë në parti
Kryeministri i vendit, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka konsideruar ditën e sotme si një ditë e shënuar për demokracinë e partisë Socialiste.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se, shpreh mirënjohje për të gjithë, ndërkohë që momentin më kulmor të kësaj asambleje konsideron dorëheqjen e Namik Dokles nga Asambleja, për lirimin e vendit për një anëtar të ri.

rama
(Rama dhe deputetë të tjerë gjatë votimit në Asamblenë e PS) 
Foto të tjera

votimi
Foto të tjera

 Zgjidhet Kryesia e re PS
Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur sot kryesinë e re, forumi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike. Pas votimit, të parat u numëruan kutitë e votimit për anëtaret e kryesisë gra. Shtatë do të jenë anëtaret femra të Kryesisë së re. 

Pjesë e kryesisë do të jetë Eglantina Gjermeni, Mimi Kodheli, Vasilika Hysi, Lindita Nikolla, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Valentina Leskaj.

Më të votuarat janë Eglantina Gjermeni dhe Mimi Kodheli. Jashtë kryesisë mbetet ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Shtatë anëtareve gra të Kryesisë u bashkohen edhe 13 anëtarët burra. Nga numërimi i votave të 268 anëtarëve të Asamblesë, Pandeli Majko dhe Blendi Klosi janë më të votuarit me nga 241 vota. 

Pas tyre renditet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me 236 vota dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me 234 vota.

Më pak të votuar, me nga 208 vota rezultojnë deputetët Erion Braçe e Taulant Balla, me nga 208 vota secili. 

Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini dhe deputeti socialist, Eduard Shalsi nuk kanë mundur të sigurojnë një vend në kryesinë e re të PS. 

Krahas Veliaj, në Kryesi janë zgjedhur edhe dy kryebashkiakë të tjerë, i Fierit Armando Subashi e i Durrësit, Vangjush Dako. 

Aktualisht po numërohen votat për tetë drejtuesit e Sekretariateve të cilët njëherazi janë edhe anëtarë Kryesie. 

Kryesia e re e PS do të ketë 28 anëtarë. 

Më herët, deputetët Namik Dokle e Arta Dade u tërhoqën nga kandidimi për anëtarë kryesie. 

Gjithashtu, pjesë e kryesisë së re nuk do të jetë as Ben Blushi me Mimoza Hafizin, të cilët kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij procesi. 

Në votimin e sotëm për të zgjedhur strukturat e larta drejtuese të PS u ftuan 234 anëtarë të Asamblesë, ndërsa kutive të votimit iu drejtuan 268 anëtarë. 

Rama: Kosto përvëluese kush pengon reformën në drejtësi



Kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama ka çelur punimet, duke u fokusuar tek Referendumi i PS, procesi i anëtarësimeve të reja dhe reformat që PS po udhëheq. Sipas Ramës Kongresi dhe Referendumi i PS, janë motivacion për të ecur përpara.

"Vijmë sot në këtë Asamble pas një Kongresi që i hapi rrugë një referendumi për herë të parë në historinë e partisë sonë por edhe në jetën politike të partive në Shqipëri. Ushtrim i shkëlqyer demokratik me pjesëmarrje shumë inkurajuese dhe shumë motivuese për mua dhe besoj për të gjithë këtu, pasi ajo çka ka ndodhur në këtë periudhë të fundit që kur asambleja vendosi të ndërmarrë një proces hapje të anëtarësisë, është një motivacion i fuqishëm për të ecur me vendosmëri," tha Rama.

Sa i përket anëtrësimeve në PS, kryeministri tha se me zgjedhjen e kryesisë së re, procesi do të intensifikohet në të gjithë territorin. "Procesi i anëtarësimeve të reja nuk ka përfunduar por me zgjedhjen e kryesisë së re do të intensifikohet në të gjithë territorin. Jemi dëshmitar të faktit se sa shumë njerës duan të anëtarësohet. Ky proces ka konfirmuar predispozitën e njerëzve në këtë vend në një përqindje të konsiderueshme për t'u bërë pjesë," u shpreh Rama.

Kreu i PS tha më tej se në muajin qershor kur PS kremton 25-vjetorin e themelimit ëhstë momenti për të bërë një reflektim retrospektiv mbi historinë 25 vjeçare të PS, mbi sfidat, sukseset, arritjet, gabimet dhe për të kremtuar bashkëjetesën mes gjeneratave që e bën partinë tonë një forcë të madhe dhe të ekuilibruar.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi edhe njëherë tjetër kryefjalë të korpusit të reformave reformimin e sistemit të drejtësisë.

Rama u shpreh se PS është e gatshme ta votojë reformën në drejtësi edhe javën që vjen, ndërsa përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për rivalët se kush tenton ta bllokojë këtë reformë, do t’i faturohet një kosto përvëluese.

Kam thënë se reforma mund të kalonte në mars, prill, por mund të them se reforma mund të kalojë edhe javën tjetër. Jemi gati javën tjetër. Për ne reforma kalon në pak ditë, sepse ne jemi shumë të qartë për pozicionin tonë dhe jemi të vendosur t’i qëndrojmë besnik popullit shqiptar. Por, pala tjetër nuk është në tavolinë dhe është e vetmja mendje që thotë se ata që janë në tavolinë dhe presin ne nuk e duan atë që tavolinamund të prodhojë dhe ne që s’jemi në tavolinë nuk e duam ata. Jam i bindur se reforma do të kalojë. Kush e pengon reformën do të ketë kosto përvëluese”, u shpreh Rama.  


 
Kreu i qeverisë theksoi se reforma në drejtësi është kyçi edhe për të ardhmen evropiane të vendit. Sipas tij, pa reformën në drejtësi, e gjithë përpjekja për të bërë shtet kërcënohet për të na lënë në vend numëro me premisën për tu kthyer mbrapsht.

Reforma është hapi i fundit për të kapërcyer pragun për në BE. Kalimi i reformës përpara pushimeve të parlamentit është kushti që BE të na hapë dyert e negociatave. Jemi krenar për faktin se që në ditën e parë kemi marrë zotimin e shqiptarëve se duam një reformë rrënjësore dhe se do të mbështesim një reformë rrënjësore. Nuk duam një reformë të shkruar nga partitë dhe për partitë, por duam një reformë të shkruar sëbashku me ekspertë shqiptarë, ndërkombëtarë, organizata, shoqata, grupe interesi, misione ndërkombëtare dhe padyshim si një punë e përbashkët e Shqipërisë me komunitetin e miqve dhe partnerëve të vendit tonë. Kemi thënë se nuk do të vemë asnjë veto, s’do kërkojmë asnjë deformim të reformës në funksion të interesave të partisë. Dhe jo rastësisht jemi partia më e madhe e koalicionit që nuk ka shkruar asnjë gërmë për t’iu kundërvënë apo plotësuar draftin e paraqitur nga ky numër i konsiderueshëm ekspertësh vendas e të huaj e si rezultat i një procesi që është historik nga metoda”, tha Rama.
 
Ai theksoi gjithashtu se në takimet që ka patur me partnerë ndërkombëtarë ka dëgjuar prej tyre vlerësime të jashtëzakonshme për procesin.

Dhe po ashtu, më shumë se një rast partnerët kanë nënvizuar se ky është një proes që kanë dëshiruar ta implementojnë edhe në vende të tjera. S’është bërë në Shqipëri ndonjëherë një proces i tillë për të bërë ligje, ndryshime kushtetuese, edhe për vetë kushtetutën e re nuk është bërë një proces i tillë”, tha Rama ndërsa falenderoi kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa, i cili sipas tij, ka bërë një punë shembullore dhe model, sesi mund të organizohet një proces duke nxitur nxjerrjen e një produkti pa deformuar për interesa të palëve. 

asambleja e ps

asambleja e ps

17:50 Kryesia e PS, përfundon numërimi i votave edhe për burrat
Ka përfunduar numërimi i votave të Asamblesë Kombëtare të PS edhe për anëtarët burra të Kryesisë së re. Nga 18 kandidatë, 13 prej tyre kanë zënë vend në kryesinë socialiste.

Pas numërimit të votave të 268 anëtarëve të Asamblesë, më të votuar kanë rezultuar Pandeli Majko dhe Blendi Klosi me 241 vota secili.
 
Pas tyre renditet Erion Veliaj me 236 vota dhe Saimir Tahiri me 234 vota. 216 vota ka marrë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
 
Kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve, Fatmir Xhafaj ka marrë 214 vota.
 
Ndërsa gjithashtu, barazi në vota ka edhe mes Erion Bracces e Taulant Ballës secili me nga 208 vota.
 
Vota të mjaftueshme për të qenë anëtar kryesie kanë marrë edhe dy krye bashkiakët Armando Subashi e Vangjush Dako, respektivisht me 180 vota dhe 177 vota.
 
Jashtë kryesisë së PS mbesin Ulsi Manja, Besnik Bare, Eduard Shalsi si dhe kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini me 135 vota.
 
Anëtarët e rinj burra të Kryesisë së PS

Pandeli Majko - 241 vota
 
Blendi Klosi 241 vota
 
Erion Veliaj 236 vota
 
Saimir Tahiri 234 vota
 
Ditmir Bushati - 219 vota
 
Niko Peleshi - 214 vota

Fatmir Xhafaj - 214 vota
 
Damian Gjiknuri 210 vota

Erion Braçe- 208 vota
 
Taulant Balla- 208 vota
 
Arben Ahmetaj - 216 vota
 
Vangjush Dako - 181 vota
 
Armando Subashi - 177 vota

15: 40 Përfundon numërimi i votave të kryesisë për anëtaret gra
 Ka përfunduar numërimi i votave të Asamblesë Kombëtar të PS për anëtaret gra të kryesisë.
 
Nga votimi i 268 anëtarëve të Asamblesë, më e votuar ka rezultuar me 226 vota ka rezultuar Eglantina Gjermeni,  ministre për Zhvillimin Urban. Gjermeni ndiqet nga një tjetër anëtare e kabinetit qeveritar, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli me 219 vota.  
 
Vasilika Hysi ka marrë 197 vota, Lindita Nikolla 177 vota, Evis Kushi 167 vota,  Olta Xhaçka 166 vota, dhe Valentina Leskaj 163 vota.

Jashtë kryesisë së PS mbetet një prej figurave më me kontribute, ish ministrja e Jashtme, Arta Dade e cila u tërhoq nga kandidimi. 

7 anëtaret gra të kryesisë së PS
 
Eglantina Gjermeni - 226 vota

Mimi Kodheli - 219 vota

Vasilika Hysi - 197 vota

Lindita Nikolla - 177 vota 

Evis Kushi 167 vota 

Olta Xhaçka - 166 vota 

Valentina Leskaj - 163 vota

13: 40 Përfundon votimi në Asamblenë e PS, votuan 268 anëtarë
Përfundon procesi i votimit në Asamblenë e PS. Ndërsa menjëherë ka nisur edhe numërimi.
 
Asambleja Kombëtare e PS votoi për të zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, Kryesinë e re dhe Sekretariatin.
Nga 284 anëtarë, votuan 268, ndërsa 16 anëtarë, përfshirë edhe deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi, nuk kanë marrë pjesë në proces. 

numerimi i votave

numerimi i votave

12: 30 Nis votimi për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të PS
Ka nisur votimi i Asamblesë për zgjedhjen e strukturave drejtues të Partisë Socialiste. 

234 anëtarët e Asamblesë do të votojnë për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare. 

votimi i ps rama

votimi i ps rama

votimi ps
 Foto të tjera..



Ora 11.05 Tërhiqet nga gara për Kryesinë edhe Namik Dokle
Pas tërheqjes së kandidates Arta Dade në garën e Kryesise se PS, eshte terhequr edhe kandidati Namik Dokle. Ai eshte shprehur se terhiqet nga gara per t'i lene vendit te rinjve.

Ora 11:00 Hafizi: S’u mor parasysh kërkesa për materialet zgjedhore 
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi u shpreh se Asambleja e PS nuk mori parasysh kërkesën e saj dhe të Ben Blushit, për dorëzimin e materialeve zgjedhore të referendumit.

Kemi bërë kërkesë dhe nuk u hodh në votim. U tha nuk mund të futet një kërkesë që ka ardhur dje dhe të futet sot në rendin e ditës. Madje edhe sot po ta kisha dorëzuar ajo duhet të ishte miratuar”, tha Hafizi.
 
Ajo shtoi se do ta kërkojë në komisionin zgjedhor të PS vënien në dispozicion të kutive të referendumit.

Ideja ishte që Asambleja të na mbështeste. S’do donim që të kishte fatin e kërkesës që i kemi bërë KGS-së 3 javë përpara Kongresit”, tha Hafizi. 

Duke komentuar dorëheqjen e Arta Dades nga kandidimi për anëtare të kryesisë, Hafizi tha është një akt fisnik dhe protestë për atë çfarë po ndodh dhe çdo të ndodhë në PS


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike