Në fillimin e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, kryetari i PS-së, Edi Rama e ka cilësuar këtë forum si Asmableja e betejës së ardhshme zgjedhore, që do çojë derë më derë programin e ri të PS dhe do të jetësojë reformën e re organizative të partisë. Kryesocialisti tha se vetëm organizimi i mirë i partisë së drejtuar prej do të jetë çelësi i suksesit.
“ Ka nga ata që e shohin Ilir Metën si nevojë. Ilir Meta është pjesë e pushtetit. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk kemi c’ti themi për sa kohë ai e ka bërë zgjedhjen. Jemi të mjaftueshëm për të shkuar në çdo derë dhe për t’i folur çdo zemre”, deklaroi kreu i opozitës.
KRYETARI I ASAMBLESE SE PS, RIKONFIRMOHET RUCI
Kandidati i vetëm i propozuar nga Rama si kryetar i Asamblesë ka marrë shumicën e votave, ose 168 të tilla. Gramoz Ruçi është rikonfirmuar kryetar i Asamblesë Kombëtare në Partinë Socialiste.
PS, ME NJE SEKRETARIAT TE RI
Ka përfunduar edhe numërimin i votave që 210 anëtarët e Asamblesë ka dhënë për sekretarët e rinj të partisë. Sipas rezultateve të bëra publike nga tabela elektronike më i votuari ndër sekretarët e rinj është bashkëkryetari i komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.
1. Blendi Klosi, sekretar për çështjet organizative, 157 vota
2. Damian Gjiknuri, sekretar për çështjet zgjedhore, 172 vota
3. Ilir Beqaj, sekretar për programin, 159 vota
4. Ndre Legisi, sekretar për koalicionet, 150 vota
5. Bashkim Fino, sekretar për pushtetin vendor, 163 vota
6. Arben Ahmetaj, sekretar për sipërmarrjet dhe grupet e interesit 145 vota.
7. Armando Subashi, sekretar për burimet njerëzore, 146 vota
8. Erion Veliaj, sekretar për emigracionin dhe rininë, 132 vota.
ZGJIDHEN ANETARET FEMRA TE KRYESISE
Zgjidhen anëtaret femra të kryesisë së PS. Më të votuarat ndër propozimet e Ramës janë:
1. Arta Dade, 111 vota
2. Lindita Nikolli, 114 vota
3. Eglantina Gjermeni, 134 vota
4. Mimi Kodheli, 147 vota
5. Valentina Leska, 112 vota
PAS 10 ORESH, PS VJEN ME STRUKTURA TE RINOVUARA
Pas më shumë se 10 orësh që nga fillimi i Asamblesë, socialistët kanë tashmë struktura drejtuese tërësisht të freskuara.
210 anëtarët kanë zgjedhur me votim të fshehtë 9 sekretarët e rinj si edhe kryesinë e re, ku ka surpriza. Eshtë numëruar edhe fleta e fundit e votimit, ndërkohë që paraprakisht emrat më të votuar në listën e kandidatëve të propozuar nga kryesocialisti Rama, janë:
1. Gramoz Ruçi, 177 vota
2. Ditmir Bushati, 139 vota
3. Erion Braçe, 150 vota
4. Ben Blushi, 144 vota
5. Shkëlqim Cani, 133 vota
6. Pandeli Majko, 136 vota
7. Arben Malaj, 132 vota
8. Namik Dokle, 132 vota
9. Vangjush Dako, 125 vota
10. Besnik Baraj, 140 vota
11. Sajmir Tahiri, 130 vota
12. Arben Isaraj, 116 vota