Asambleja e PS Kukës pro Ramës:
Muçmata, kandidati i duhu
Partia Socialiste ka shpërndarë një njoftim ku shkruhet se Asambleja e Partisë Socialiste mirëpriti ish prokurorin Vexhi Muçmata si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit.
TIRANE- Partia Socialiste ka shpërndarë një njoftim ku shkruhet se Asambleja e Partisë Socialiste mirëpriti ish prokurorin Vexhi Muçmata si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit.
“Muçmata, njeriu i duhur për zonën. Falenderojmë Ramën për kandidaturën”- thuhet në njoftimin për shtyp.
Kreu i PS-së Edi Rama prezantoi dje ish prokurorin Vexhi Muçmata si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit.
Kandidati i PS për deputet në qarkun e Kukësit, Muçmata, sqaroi dje se “e kam pranuar ftesën e PS e Ramës për të kandiduar si deputet me qëllimin që t’iu shërbej të gjithë banorëve të qarkut pa dallime partiake, me mundësitë që më jep mandati, me përkushtimin dhe mundësitë e mia personale, jo me fjalë, por me veprime. Unë do jem derë e hapur për çdo banor të Qarkut të Kukësit”. Muçmataj, një ish-prokuror me karrierë të gjatë 20 vjeçare ka qënë njëri ndër kandidatët më potencialë për në krye të Prokurorisë së Përgjithshme pas shkarkimit të Sollakut, por që u preferua Ina Rama. Ka qënë kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, por që i refuzua nga PD. Me dekret të presidentit Nishani ai u lirua nga detyra me kërkesën e tij për të qënë kandidat i PS në Kukës.
DOGJANI DJE
Deputeti i Kukësit, Asllan Dogjani vijoi kritikat ndaj Ramës duke thënë pas mbledhjes së grupit të PS se situata s’ka ndryshuar.
"Kam pritur që mund të reflektojë kryetari i partisë, por vazhdon i njëjti qëndrim, në Kukës vazhdon e njëjta situatë, pavarësisht presioneve që i janë bërë anëtarëve të partisë. Kjo s’ka lidhje me kandidimin tim. Problemi është të respektohen parimet, vlerat e demokracisë të respektohet parimi i votës të pyeten socialistët kuksianë e jo të manipulohen e dhunohen. Pas komunikimit që kam ata mezi e presin ditën që të përfitojnë sepse prej 8 vitesh kanë vuajtur dhe janë në gjendje shumë të varfër", tha Dogjani. “Problemi që kam është se atje nuk po zbatohen rregullat dhe statuti, 250 anëtarë kanë firmosur për këtë dhe më pas këta njerëz janë marrë në telefon nga Rama dhe janë pyetur se pse kanë firmosur, duke u kërcënuar”, tha Dogjani. Sipas tij, “kjo ndodh sepse kuksianët socialistë s’po dëgjohen. Kryesia të marrë rolin që i takon”, nënvizoi ai. Duke paralajmëruar se nuk largohet nga PS por do të kontribuojë në fitoren e kësaj partie më 23 qershor.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.1%
-
Jo
80.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 437
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38