Partia Socialiste vijoi me procesin e riorganizimit të strukturave në kryeqytet ku këtë herë u ndal te njësia nr. 4.
Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e një rifreskimi të brendshëm të strukturave dhe një angazhimi më të madh në terren, duke vendosur theksin te lidhja e drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Ne fitojmë se jemi forca më e madhe dhe forca më e organizuar në këtë vend. Ne fitojmë se jemi një parti politike e cila asnjëherë nuk ka folur vetëm me veten gjatë kësaj periudhe që kur morëm mandatin e parë, por gjithmonë është përpjekur që të flasë me njerëzit dhe të kuptojë njerëzit. Jemi një forcë politike që kemi thënë atë që duam të bëjmë dhe kemi bërë atë që kemi thënë,” u shpreh ai.
Teksa foli për reformën në drejtësi, kryeministri Rama tha se mazhoranca socialiste dhe ai vetë janë kontributorët kryesorë për arritjen e saj. Sipas kryeministrit, drejtësia në Shqipëri nuk ka qenë kurrë e pavarur që nga themelimi i shtetit shqiptar, në vitin 1912.
“Shembulli është reforma në drejtësi. Kur ne shkruanim programin elektoral përpara se të fitonim zgjedhjet e para. Ne flisnim për të përfshirë në program reformën në drejtësi. Dhe debati mes nesh ishte sesi mund ta përfshijmë ne në program një Reformë që nuk është një Reformë që mund ta bëjë një parti, qoftë edhe nëse do të fitojmë zgjedhjet të vetëm. Unë thoja që ‘kjo duhet bërë, i ka ardhur koha’. Por ne duhet ta vendosnim aty dhe duhet ta shpalosim si qëllim që ne duam të pavarësojmë drejtësinë në Shqipëri, e cila s’ka qenë kurrë e pavarur që në 1912. Dhe faktikisht ne ja dolëm ta bënim këtë gjë. Bëmë diçka që asnjë forcë politike nuk e mori përsipër ta bënte. Nuk është vetëm drejtësia që e tregon këtë, por edhe ecuria jonë në procesin e anëtarësimit. Ne kemi rekordin e hapjes së të gjithë kapitujve për nga shpejtësia”, tha mes të tjerash Rama.
Po ashtu kryeministri Rama komentoi edhe rritjen e çmimeve të karburanteve, teksa tha se me krijimin e një kompanie publike për tregtimin e naftës, nuk do të ketë më çmime arbitrare.
Rama shtoi se sot një sasi e naftës në Shqipëri është jashtë radarëve të shtetit dhe po punohet me ndihmën e një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ta vendosur situatën nën kontroll.
"Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit. Tjetra që ndodh me naftën është e ashtuquajtura naftë tranzit, që hyn në Shqipëri për të shkuar në vendet që janë në kufij tokësorë me Shqipërinë dhe pastaj ngelet në Shqipëri në mënyrë ilegale. Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani, ku shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve, për të ndjekur gjithë naftën tranzit që deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv. Ne duam që kompania publike të jetë furnizues në treg dhe të përcaktojë rregullat e lojës duke imponuar jo një çmim arbitrar, por një çmim të bazuar te bursa”, shtoi Rama.
Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu tha se kjo njësi do të ndahet në 2 blloqe. Zona e “5 Majit” do të drejtohet nga Blerina Gjylameti, kurse e “Oxhakut” nga Eduart Shalsi.
Kryeministri Edi Rama teksa komentoi rritjen e çmimeve të karburanteve, tha se me krijimin e një kompanie publike për tregtimin e naftës, nuk do të ketë më çmime arbitrare.
Rama shtoi se sot një sasi e naftës në Shqipëri është jashtë radarëve të shtetit dhe po punohet me ndihmën e një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ta vendosur situatën nën kontroll.
“Ne kemi problem naftën. Por nafta është problem gjithëandej, për shkak të luftës. Unë e kam thënë edhe më parë që ne do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike. Do të hyjmë për të garantuar që qytetarët, konsumatorët tanë të karburanteve, nuk detyrohen të paguajnë më shumë sesa ju takon dhe për të siguruar që rezerva... Edhe kjo është një koincidencë sepse edhe ligji për rezervën strategjike që duhet të mbajë shteti, është në procesin e konsultimit. Kemi pasur një naftë që markohej, që vendosej një komponent kimik, për të identifikuar naftën që hyn në mënyrë legale dhe jo kontrabandë. Ishte një koncesion i trashëguar, ne u përpoqëm ta rregullonim, por ajo ishte bojë që hollohej kollaj.
Tani bashkë me kompaninë publike që kemi krijuar, kemi krijuar një tjetër kompani publike bashkë me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara, ne do të nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm. Do të ndihmojë shumë kjo për të formalizuar deri në fund tregun e naftës. Sepse ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit. Tjetra që ndodh me naftën është e ashtuquajtura naftë tranzit, që hyn në Shqipëri për të shkuar në vendet që janë në kufij tokësorë me Shqipërinë dhe pastaj ngelet në Shqipëri në mënyrë ilegale. Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani, ku shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve, për të ndjekur gjithë naftën tranzit që deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv. Ne duam që kompania publike të jetë furnizues në treg dhe të përcaktojë rregullat e lojës duke imponuar jo një çmim arbitrar, por një çmim të bazuar te bursa”, tha mes të tjerash Rama.
Komente













Te lumte. Tani shko tek shtepia e Aleks Nikes dhe Ziver Veizit dhe mburrju femijeve te tyre per reformen ne drejtesi qe bere ti. Mburru se si 15 vjet pas krimit shteteror te 21 Janarit femijet shikojne vrasesit e baballerve te tyre te bejne palle e jete luksoze pa u hyre gjemb ne kembe. Pastaj shko tek familja Durda ne Gerdec dhe mburru per drejtesine qe bere ti.Mburru se si ata nuk kane per te pare kurre Shkelzenin pas hekurave.
Përgjigju