Asambleja e PS/ Rama i kërkon Veliajt emrat e drejtuesve të degëve me performancë të ulët në Tiranë! Rezerva edhe për Kavajën

Asambleja e PS/ Rama i kërkon Veliajt emrat e drejtuesve të degëve me performancë të ulët në Tiranë! Rezerva edhe për Kavajën

Në Asamblenë e PS ka raportuar i pari qarku i Tiranës. Drejtuesi i qarkut së bashku me drejtuesit e degëve përkatëse kanë raportuar lidhur me punën e tyre deri më tani.

Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se rezerva kanë pasur për Kavajën, duke u nisur dhe nga fakti që kanë humbur zgjedhjet e 14 majit.

Kryeministri Rama ka kërkuar nga drejtuesi i qarkut Erion Veliaj, emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë bërë aq sa duhet, për të marrë masa ku nuk përjashtohet as lëvizja e tyre nga pozicionet që ata kanë në degët e PS.


Lajmi kryesor:

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet 2025! Rama mbledh Asamblenë 5 orë me dyer të mbyllura, plani për reformimin e partisë: Duam fitore shembullore


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë