Shkodra ka qenë ndalesa e radhës e Asamblesë së PS. Fjalën e tij kryeministri Edi Rama e ka nisur me ndryshimet që janë bërë në këtë qytet pasi Benet Beci ka marrë drejtimin e bashkisë. Së pari përmendi faktin që Shkodra nuk quhet më ‘qyteti i plehrave’, si premtimi i parë i bërë që është mbajtur.
“Në një kohë shumë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Është e dukshme sapo hedh sytë në qytet që Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që pashë që janë akset kryesore qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje por ajo që është e rëndësishme është që ky është një proces që ka nisur dhe në një kohë shumë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm dhe kjo nuk është e lehtë aq më tepër kur kemi parasysh që institucione vendore në Shkodër kanë qenë përgjithësisht të fokusuara te punët e asaj partisë që sot është ndarë në shumë pjesë dhe te hallet private të njerëzve.
E dyta dhe kjo në një kohë të shkurtër, nga informacioni i vazhdueshëm që marr përderisa e ndjek në këtë periudhë Shkodrën me një përparësi të veçantë me jo shumë mund por përkushtim dhe me vëmendje është arritur që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit publik. Ishte situatë e vështirë që kishte të bënte shumë më tepër me kujdesin dhe mirëmbajtjes sesa me ndonjë investim të posaçëm”, tha Rama mes të tjerash.
Në vetëm 4 muaj, për investimet në Shkodër, Rama tha se janë vënë në dispozicion 20 mln euro duke e shndërruar qytetin. Ai përmendi restaurimin e godinës së Bashkisë Shkodër, Muzeun e Kujtesës, transformimin e rrugës kryesore, Rrugën e Dukagjinit, projektin energjitik me shfrytëzimin e energjisë diellore.
“Brenda një periudhe prej 4 muajsh, apo më pak se 4 muajsh po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë, ne kemi vendosur në dispozicion të Shkodrës rreth 20 milionë euro për fillim”, nënvizoi Rama.
E pikërisht Shkodra, tha kryeministri, është pasqyra më e qartë e diferencës me opozitën e sotme. Për kryeministrin shkodranët kanë filluar ta kuptojnë se qeverisja e PS-së, me kryetarin e Bashkisë, Benet Becin është një bekim për këtë qytet, ndërsa u ndal te projektet që sapo kanë nisur të “belbëzojnë” dhe të marrin formë për t’i kthyer identitetin e munguar këtij qyteti.
“E kam thënë gjithmonë, po iu desh kohë madje, unë nuk besoj që shkodranët në të vërtetë besuan, por pas shumë kohësh kuptuan që ishte një budallallëk i madh që t’i binin fyellit në një vrimë e të prisnin një muzikë tjetër, në njëfarë mënyre nga kjo përfituam ne. Nuk ka rëndësi kjo, ky ndryshim ka ndodhur dhe kthesa ka filluar”.
“Shkodra është e vetmja nyje strategjike e zhvillimit të vendit që është e patrajtuar ende. Ndërkohë që nyjet e tjera strategjike kanë akoma shumë punë për t’u kthyer krejtësisht në motor zhvillimi, që punojnë me të gjithë fuqinë e tyre, janë tashmë prej kohësh në funksion të ekonomisë së vendit.Për këtë arsye ne Shkodrën e kemi prioritet dhe do vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor”, tha Rama.
Ndonëse fokusi ishte te zhvillimi i mëtejshëm i Shkodrës, Rama shigjetoi opozitën, për të cilën tha se është e ndarë në copa dhe do vazhdojë të ndahet. Zhgënjimi i Shodranëve me opozitën për Ramën është një arsye e fortë, përse i besuan pas 33 vjetësh bashkinë socialistëve. Pavarësisht se nuk ishte në sallën e parlamentit, por kaosi shkaktuar brenda saj, e mori vëmendjen e Ramës, që nga asambleja e quajti humbje të kontrollit për shkak të hallit me drejtësinë.
“Shkodra jetoi 30 vjet me idenë që mallkimi ishim ne dhe që vetëm sa ka filluar ta shohë që në fakt ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetërkush. Po të shkuara të harruara, kur i thonë fjalës dhe çfarë iku nuk kthehet”.
Në fjalën e tij në këtë Asamble, Rama u shpreh se, Reforma në Drejtësi është diçka themelore për historinë e këtij vendi.
“Unë besoj se ne kemi bërë dhe po bëjmë shumë gjëra të mira, ashtu sikundër kemi bërë edhe gabime, por të gjitha këto gjëra që kemi bërë do të ishin jo domethënëse, për hir të së vërtetës, për këtë fazë të historisë së PS-së dhe për këtë fazë të historisë së vendit, nuk do të kishin ndonjë domethënie të madhe, të plotë, nëse në krye të këtyre gjërave ne nuk do të kishim bërë atë që s’e ka bërë askush, për 1001 arsye, qysh nga viti 1912, hapjen e rrugës që edhe në Shqipëri, edhe për shqiptarët, të ketë një drejtësi, e cila nuk pyet se si quhesh, nuk pyet a je me pushtet, a je pa pushtet dhe që ka kapacitetin të prekë çdokënd, sado pushtet që të ketë, nëse duhet të japë llogari para drejtësisë”, tha Rama.
Një tjetër pikë që preku ishte sezoni i ardhshëm turistik që sipas tij do t’i çojë pagat në industrinë e turizmit në nivele ende më të larta.
“Janë në nivele të larta sot që flasim. Fatkeqësisht, pasi kemi ulur informalitetin në një masë të konsiderueshme në paga, kemi përsëri një rikthim të informalitetit si pasojë e rritjes së pagave, ku një pjesë jepen në dorë dhe pjesa tjetër deklarohet. Por është fakt që sot në industrinë e turizmit pagat janë mëse konkurruese me vendet e tjera për të gjithë ata që janë të gatshëm të punojnë në atë industri që nga kamerierët, deri tek menaxherët”.
Ish kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spania ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shkodër ku gjatë Asamblesë së PS foli për projektet që po marrin jetë në këtë qytet si dhe situatën aktuale politike. Për Spahinë Rama nuk dha asnjë përgjigje për atë që ai e "quan masakër zgjedhore", ndërsa shtoi se përgjigjia do jetë me mosbindje civile.
“Ardhja e Ramës në Shkodër ishte një rikthim në skenën e krimit. Nuk foli asnjë fjalë për bandat qe bene masakrën zgjedhore te 14 majit ideator i të cilës ishte vetë ai. Asnjë fjalë për dhunimin e shkodranëve dhe të Shkodrës nëpërmjet bandave të tij autokolonave të blinduara dhe investitorëve strategjikë miq të tij të cilët pak muaj më parë dhunuan qytetarët shkodranë për interesin politik të Edi Ramës. Prezantoi projekte fasade te cilat kanë nisur vite më parë dhe bashkautore është bashkia Shkodër. Nuk tha asnjë fjalë për shpopullimin masiv me të cilin po përballen qytetarët e Shkodrës. Nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e të gjithë territorit Shkodër.
Zgjodhi të vijë me premtime në këmbim të votës së qytetarëve Shkodranë. Ata nuk i harrojnë vuajtjet e paraardhësve të Edi Ramës dhe persekutimin ekonomik. Rama sot nuk mblodhi strukturat e veta, mbledhjet i bën me krimin e organizuar që e përdor për të ardhur në pushtet. Rama e grabiti pushtetin në Shkodrën që gjithmonë me votë i ka dhënë përgjigjen e merituar. Nuk folën për përfshirjen e strukturave të shtetit e policisë në dosjen metamorfoza. Nuk pati guxim të thotë asnjë fjalë për Pëllumb Gjokën i cili vendosi Velipojën ditën e zgjedhjeve në shtetrrethim të plotë. Asnjë fjalë për përfshirjen e ministrave të tij jo vetëm në masakrën elektorale por në të gjitha trafiqet e këtij vendi. Përgjigjia për Ramën do të jetë revolta popullore mosbindja civile që ka filluar në parlament”, tha Spahia.
Duke nënvizuar faktin se kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci është demokrat, kryeministri Edi Rama nuk kurseu një batutë në Asamblenë e PS. Ai tha se Beci nuk e ka marrë ende teserën e PS.
“Beneti s’e ka marrë akoma teserën dhe s’ka për ta marrë po s’ja dha Elisa me zor. Po ia dha Elisa me zor do e marrë ta fusë në sirtar dhe t’i thotë Elisës kur të ikë e ke te zyra ime. S’ka problem kështu do jetë. Beneti mund të mos e marrë teserën por nga ne nuk ndahet më. Kemi marrë një shqiptar të zotin më shumë jashtë mureve tona.”, tha Rama.
Në mbyllje të fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ndal te situata në të cilën ndodhet PD duke hequr një paralele me ndikimet që ka sjellë. Rama nënvizoi se PS duhet të mësojë nga gabimet e kundërshtarit.
“Në mbyllje dua ti kthehem edhe njëherë Bashkisë Shkodër që ka të bëjë me mënyrën si duhet ta shohim PS në këto kohë. Ajo që po ndodh me atë partinë tjetër që është ndarë në copa dhe çika dhe do ndahet edhe më shumë ne na jep një mesazh shumë të qartë që ne duhet të kujdesemi që të bashkojmë sa më shumë njerëzit e zakonshëm. Shkodra është shembulli se si dhe pse ndarja nga lart poshtë me kast me këmbëngulje dhe me cinizmin e njerëzve të zakonshëm dhe vendosja e barrikadave në çdo lagje në çdo dardhë duke i ndarë njerëzit tanët dhe të tyret është komplet në dëm të njerëzve të vetë.
Nga kjo ndarje në Shkodër kush përfitoi, qyteti që e pësoi duke e besuar fatkeqësisht këtë lloj qasje politike dhe ja ku është edhe partia e ushqeu këtë qasje. Të dyja edhe qyteti edhe partia që e ushqeu këtë qasje janë pasqyrë e faktit që këtë e pësuan vetëm njerëzit ata që e besuan dhe ata që nuk e besuan por nuk kishin se çfarë të bënin tjetër”, u shpreh Rama.
Rama tregoi dhe porosinë që i ka lënë Benet Becit kur mori detyrën dhe ishte që të mos largonte njerëz nga puna me pretendimin se ata janë të PD-së dhe se duhet të punësoheshin njerëz të PS-së.
“Në këtë fazë kemi detyrë te jemi parti që integron madje të mos e shohim veten si një parti por si një hapësirë për të integruar njerëzit. Nuk ka ndodhur në bashkinë e Shkodrës ndonjë revolucion në aspektin e heqjes së njerëzve ia kam thënë Benetit mos bjer në kurthin që të heqësh njerëz se duhen heq ata e të sjellësh njerëz se duhet të vijmë ne.
Jepi kohë vetes dhe vlerëso njerëzit për atë që janë. Kush është i zoti le ta mbajë detyrën s’ka pikë rëndësie që ka votuar 10 vjet. Deri tani s’ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur jo vetëm nga fakti që Beneti është demokrat, s’kemi ça i bëjmë... Ai po të ishte për zemër kishte kandiduar shtatë herë me ata të tjerët por nuk është budalla shyqyr se po të ishte budalla si shumë të tjerë do kandidonte atje. Iu dha mundësua bravo, po kush ia dha mundësinë ne”, tha Rama.
Nga Asambleja e PS në Shkodër kryeministri Edi Rama komentoi dhe kaosin e krijuar prej javësh nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend. Këto sveprime, sipas Ramës i bëjnë njerëz të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe nuk u intereson halli i atyre që i kanë votuar.
“Në parlament është një hall tjetër shumë i madh i dikujt, thonë, por nuk është vetëm njëri, por janë disa që kanë probleme me drejtësinë dhe që e kanë marrë peng parlamentin me akte që zakonisht i bëjnë njerëzit kur dalin nga kontrolli”, tha ai.
Nuk munguan batutat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS në Shkodër teksa po fliste për investimet në qytet. Ai tha se kryetari i bashkisë Benet Beci do të dijë ta përdorë edhe këmbën e djathtë.
“Kam besim se Beneti duke qenë në një këmbë me të djathtë me një këmbë në të majtë se ne jemi me dy dhe në një në të djathtë, se ne jemi me dy këmbë në të djathtë, do të dijë ta përdorë dhe këmbën e djathtë se të majtën e ka në rregull se ia hedhim ne topat”, tha Rama.
"Partia Socialiste është një bekim për Shkoddrën", kështu tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste duke theksuar se projektet e ndryshimit sapo kanë nisur të “belbëzojnë” dhe të marrin formë për t’i kthyer identitetin këtij qyteti.
“Ky qytet i bekuar jetoi për 30 vjet duke menduar se mallkimi ishim ne, dhe vetëm sa ka filluar ta shikojë se ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetërkush. Ne jemi bekimi i Shkodrës, mallkimi ishte tjetër kush, por të shkuara e të harruara kur i thonë fjalës. Besoj se në të gjitha rastet kjo tani çfarë iku nuk kthehet por në të gjitha rastet është mirë që të jemi më të motivuar të japim provën se e kemi merituar atë votë. Kali i PS do ta çojë Shkodrën shumë lart.
Në Shkodër s’kanë parë gjë akoma kam shumë besim se do bëjmë shumë gjëra të bukura sepse ka shumë gjëra të bukura për të bërë këtu. Shkodra ka shumë thesare të fshehura në pluhur, kulturore, që duke i nxjerrë duke i evidentuar duke i përdorur për ekonominë përmes turizmit mund ta bëjnë Shkodrën një destinacion ekstra pikërisht për këtë pjesë. I vetmi qytet që ka një traditë të pikturës e njësuar me traditën e pikturës shqiptare. Në Shkodër kemi nevojë të hapim dyer të tjera kulture.”, tha Rama.
“Shkodra do të jetë prioritet”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Shkodër ndërsa u ndal te projektet që po zbatohen dhe që do të implementohen në vijim.
“Unë nuk besoj se Shkodranët në të vërtetë besuan por pas shumë kohësh kuptuan se ishte budallik i madh të vazhdonin t’i binin fyellit në një vrimë dhe të prisnin një muzikë tjetër dhe në njëfarë mënyre nga kjo përfituam ne por s’ka rëndësi. Ky ndryshim ka filluar. E them tani që votat i kemi marrë sepse Shkodra është e vetmja nyje strategjike e zhvillimit të vendit e patrajtuar ende. Ndërkohë që nyjet e tjera strategjike kanë ende shumë punë për tu kthyer në motorë zhvillimi që punojnë me të gjithë energjinë e tyre”.
Kryeministri tha se Shkodra është një qytet i marrë peng, ndërsa tha se do të jetë prioritet për investime.
“Prandaj Shkodrën e kemi prioritet kryesor dhe do të vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor. Kemi nisur projektin që kur e nxorrëm para zgjedhjeve thanë s’do bëhet. Projekti i hyrjes së Shkodrës po bëhet është kantier. Është faza e parë. Shkodra më në fund do ketë një hyrje se në Shkodër hyhet si fshehurazi. Ashtu hyhej dhe dikur në Vlorë. S’kishte hyrje, edhe Shkodra s’ka hyrje, hyhet por është si shteg. Shkodra një qytet i marrë peng me lakun në fyt, do tja heqim lakun.
Kemi dhe një tjetër projekt për kalanë e Rozafës, që do ta bëjmë edhe më të disponueshëm për aktivitete që zhvillohen aty. Pastaj jemi duke punuar për një projekt tjetër për fabrikën e telave për ta kthyer atë zonë të degraduar në një destinacion për të rinjtë dhe për të gjitha moshat me terrene sportive me aktivitet sportiv kryesisht por jo vetëm. Ishim në bashki dhe pamë projektin e ri që tashmë është bërë gati. Jam i kënaqur që do kem dhe unë dorë në heqjen e atij tregu të tmerrshëm pas stadiumit. Pika e kthesës në çdo qytet është kur heq këto tregjet që rrinë aty si me të thënë se këtu harroje se ndryshon kjo punë... Do hiqet tregu por nuk do lihen pa asnjë mundësi ata që janë aty. Është investim shumë i madh që prek një aks të tërë që lidh zonën e poshtë të stadiumit me pjesën qëndrore që ia vlen dhe do e bëjmë. Projekt që do e programojmë për vitin e ardhshëm. Do bëhet një qendër e re e Shkodrës”.
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, u shpreh se ky qytet ndryshe nga vite më parë që ka mbajtur mbi supe, pluhur dhe shëmti sot ka një pasqyrë tjetër.
"Shkodra midis këtyre dy epokave ofron dy pasqyra shumë domethënëse për këdo që vota mendon se nuk ka rëndësi apo që të gjithë janë njësoj. Nëse të gjithë do ishim njësoj dhe Shkodra do ishte njësoj si para zgjedhjeve. Nëse do ishim të gjithë njësoj dhe Shqipëria do ishte njësoj dhe qytetet që kanë hyrë në një rrugë të re pavarësisht problemeve që kanë do ishin njësoj dhe nëse do ishin njësoj nuk do vinin në Shqipëri gati 10 milion turistë brenda një viti".
Rama nënvizoi se për katër "muaj i kanë vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro"
"Disa projekte të rëndësishme kanë filluar të zbatohen. Brenda 4 muajsh apo më pak po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim".
Cfare te pengoi qe t'i jepje ato 20.milion kur ishte PD ?! Si Rama,si Xhaxhi dine e dinin si t'i fusnin shkodranet ne /krigje/! Njeri kulacin,tjetri kerbacin!
PërgjigjuA ke mundesi ti thuash per cfare u perdoren 20 mil €. Po tentoj ta besoj qe eshte hipokrizi, se perndryshe eshte vjedhje ekstreme.
PërgjigjuMe kete deklarate kushdo shkon ne burg. Ne i dhame, thote, 20 mil€! Ai nga xhepi, partia apo buheti-xhepi yne??? Kjo e fundit. Pra si kur i mbante peng edhe tani qe zgjidh "qesen" abuzon si zhvates i rendomte.. Dhe i dekllaron haptazi!
PërgjigjuPo ky idioti classic,Bardh Spahia,akoma flet per Shkodren?E cuditshme.
PërgjigjuPopulli i Shkoder i besoi shume plerave si Bardh Spahia dhe tani do po e shikon si do te ndryshoi Shkodra.
PërgjigjuNuk eshte Shkodra por eshte bere kuvendi zoti Kyeminister. Hiqini plehrat nga kuvendi pastaj te gjitha te tjerat rregullohen.
Përgjigju