Rama tregon porosinë që i ka lënë Benet Becit: Mos bjer në kurth të heqësh njerëz! Ndarja e partisë tjetër në copa e çika, në dëm të njerëzve të vetë

Në mbyllje të fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ndal te situata në të cilën ndodhet PD duke hequr një paralele me ndikimet që ka sjellë. Rama nënvizoi se PS duhet  të mësojë nga gabimet e kundërshtarit.

“Në mbyllje dua ti kthehem edhe njëherë Bashkisë Shkodër që ka të bëjë me mënyrën si duhet ta shohim PS në këto kohë. Ajo që po ndodh me atë partinë tjetër që është ndarë në copa dhe çika dhe do ndahet edhe më shumë ne na jep një mesazh shumë të qartë që ne duhet të kujdesemi që të bashkojmë sa më shumë njerëzit e zakonshëm. Shkodra është shembulli se si dhe pse ndarja nga lart poshtë me kast me këmbëngulje dhe me cinizmin e njerëzve të zakonshëm dhe vendosja e barrikadave në çdo lagje në çdo dardhë duke i ndarë njerëzit tanët dhe të tyret është komplet në dëm të njerëzve të vetë.

Nga kjo ndarje në Shkodër kush përfitoi,  qyteti që e pësoi duke e besuar fatkeqësisht këtë lloj qasje politike dhe ja ku është edhe partia e ushqeu këtë qasje. Të dyja edhe qyteti edhe partia që e ushqeu këtë qasje janë pasqyrë e faktit që këtë e pësuan vetëm njerëzit ata që e besuan dhe ata që nuk e besuan por nuk kishin se çfarë të bënin tjetër”, u shpreh Rama.

Rama tregoi dhe porosinë që i ka lënë Benet Becit kur mori detyrën dhe ishte që të mos largonte njerëz nga puna me pretendimin se ata janë të PD-së dhe se duhet të punësoheshin njerëz të PS-së.

“Në këtë fazë kemi detyrë te jemi parti që integron madje të mos e shohim veten si një parti por si një hapësirë për të integruar njerëzit. Nuk ka ndodhur në bashkinë e Shkodrës ndonjë revolucion në aspektin e heqjes së njerëzve ia kam thënë Benetit mos bjer në kurthin që të heqësh njerëz se duhen heq ata e të sjellësh njerëz se duhet të vijmë ne.

Jepi kohë vetes dhe vlerëso njerëzit për atë që janë. Kush është i zoti le ta mbajë detyrën s’ka pikë rëndësie që ka votuar 10 vjet. Deri tani s’ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur jo vetëm nga fakti që Beneti është demokrat, s’kemi ça i bëjmë... Ai po të ishte për zemër kishte kandiduar shtatë herë me ata të tjerët por nuk është budalla shyqyr se po të ishte budalla si shumë të tjerë do kandidonte atje. Iu dha mundësua bravo, po kush ia dha mundësinë ne”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Ne jemi bekimi i Shkodrës, na besoi se u zhgënjye! I dhamë 20 milionë euro për 4 muaj! Kaosi në Kuvend prej hallit me drejtësinë, kanë humbur kontrollin


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht