Tone të ashpra, kritika dhe reflektim, Rama: PS është larg asaj që duhet të jetë, zgjedhjet fillojnë sot

Tone të ashpra, kritika dhe reflektim, Rama: PS është larg asaj që duhet të jetë, zgjedhjet fillojnë sot

Me tone të ashpra, dhe kritika të forta drejtuar socialistëve, kryeministri Edi Rama, ka folur sot në Asamblenë e PS-së. Rama ka thënë se drejtorë dhe zyrtarë të PS-së, kanë abuzuar me detyrën e tyre. Rama tha se Partia Socialiste duhet të riformohet.

Kryeministri theksoi se deputetët e PS-së, nuk duhet të mendojnë se janë “thjesht për të mbushur lista”.

Është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e PS. Është kjo të shtojmë burime të reja njerëzore, organizatat të marrin formën dhe përmbajtjen e kohës që jetojmë. Më të mirët të jenë pjesë e jona. Më të mirët pa dallim, pa ngjyra, pa histori, duhet të bëhen pjesë e jona. Nuk është çështja të bëjmë numra, e të regjistrojmë familjen e të bëhemi një organizatë familjare. Na duhen njerëzit që kanë dicka për të thënë. Na duhet një hapje zemre e madhe e vërtetë dhe e besuar nga secili prej nesh. Teatrin e disa kryetarëve partie që mbushin lista, ne nuk mund ta pranojmë. Duhet nisur një punë në harmoni të plotë me deputetet të cilëve iu bëj një thirrje shumë të fortë: Jeni atje për të gjithë! PS duhet të jetë dhe do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë. “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj”. Ky duhet të jetë motivi i të gjithëve.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri ka folur më tej, për fushatën e llogaridhënies me qytetarin. Rama ka thënë se komunikimi me njerëzit është një plus për PS-në, por sipas kryeministrit, Partia Socialiste në terren është shumë larg nga ajo që duhet të jetë.

Morëm mësime të vlefshme nga komunikimi me njerëzit, nga fushata e llogaridhënies në të gjithë territorin e Shqipërise. Asnjëherë nuk ka pasur një shtrirje kaq kapilare në te gjithe vendin. Kjo është një risi të cilën ne duhet që ta pasurojmë në vijm.Por përsëri jemi përballë një vërtete të madhe që duhet të ndryshojë që të hënën. E vërteta është se PS në territor është larg se qëni Partia Socialihte, është larg së qëni partia që kryen komunikim me ata që na kanë besuar, madje mund të thuhet se disa drejtues tanë në rrethe e kanë braktisur punën në terren dhe janë bërë ndërmjetësuar e për të futur njerëz në punë. Kjo bie ndesh me betimin që kemi bërë, dhe luftë për të çuar tepsinë për skrap. Nuk është luftë propagandistike, as për të ndarë vendin në engjëj e djaj, por për të kuptuarit e shtetit që e ka penguar vendit të bëhet shteti që ne duam. Çfarë ne duhet të nisim menjëherë si proces thellimi të përpjekjes sonë për të qenë sa më pranë njerëzve është prishja e kësaj paqeje në gjithë terrorin e vendit, Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer në shtetin e vet njerëz me kapacitete, dhe për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole ekskluzive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit shqiptarë, nëse ne dështojmë në këtë mision është dështim historik për PS dhe na rrofshin pastaj qokat dhe nderet e punësimet e pamerituara duke shkelur ligjin dhe ndërhyrë në mënyrë të pabesë mes fëmijëve tanë dhe të ardhmes. Askush nuk u ka kërkuar krerëve në rrethe të jenë shefa kuadri.  Ne nuk i kemi në detyrë krerët e PS kjo duhet të ndryshojë dhe do të bëjmë çmos që të ndryshojë

Edi Rama, kryeministër

Rama ka pranuar përgjegjësitë e tij përballë qytetarëve, pasi sipas tij, është humbur më shumë kohë me opozitën, sesa me qytetarët.

Kemi humbur shumë kohë, unë jam përgjegjësi kryesor, kemi humbur shumë energji duke u marrë më shumë me ata që kemi përballë se me ata që na mbajnë në krahë. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht. Vëmendja jonë duhet të jetë e gjitha për ata që na mbajnë në krah. Të ndalosh, të kthehesh mbarapa e të rrish të merresh me ata që janë shumë larg që lëshojnë gjithcfarë lloj lehjesh është e padrejtë për njerëzit. Nuk kemi asnjë arsye më të zgjatemi e stërgjatemi për të lehtësuar veten nga balta e përditshme që e kemi kusurin tonë se njerëzit nuk na e kanë për borxh.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri ka theksuar se zgjedhjet vendore kanë nisur sot, jo për të fituar zgjedhjet por zemrat e njerëzve.

Ne duhet të fillojmë zgjedhjet vendore, sot, sot, sot, menjëherë. Mos presim fushatën, jo për të fituar zgjedhjet. Nuk është problemi jonë të fitojmë zgjedhjet, ndeshjen pa kundërshtarë e fiton kushdo. Problemi jonë është të fitojmë zemrat e njerëzve, të kurojmë plagët e tyre të zhgënjimit, ku ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë, fajin tonë, prandaj ne duhet të fillojmë fushatën sot. Listat s’mund ti bëjmë natën e fundit, sipas qejfit e t’ia faturojmë PS e mos mbajmë pastaj asnjë përgjegjësi. Këshilltarët bashkiakë të PS duhet t’u japim mundësinë të jenë në listë por duhet t’u japim edhe shumë të tjerëve.

Edi Rama, kryeministër


Lajmi kryesor:

Socialistët mbledhin Asamblenë, s’ka ndryshime në qeveri/ Rama kritika të ashpra, hap zyrtarisht "fushatën"


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka