Asambleja e PS-së, Rama: Shqipëria e 2030-ës kampione e rajonit në turizëm! Do të ndryshojmë statusin e investitorit strategjik

Shqipëria këtë vit ka regjistruar shifra rekord sa i përket turizmit dhe pikërisht me rezultatet e nisi fjalën kryesocialisti Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare të të majtëve.

‘Aeroporti i Tiranës, ka më shumë pasagjerë se aeroporti i Beogradit, kush mund ta imagjinonte këtë 10 vjet më parë?! Rinasi do kapërcejë mbi 6 mln këtë vit, me siguri.  Jam i gëzuar shumë, por jo i lumtur. Kur di që Majorka ka 1 milionë banorë dhe 18 milionë turistë, s’mund të jem i lumtur.

Rama iu drejtua dhe atyre që flasin keq, ndërsa Tirana dhe Shqipëria kanë hyrë në hartën turistikë të Evropës pa shpenzuar një qindarkë për reklama në media

‘Ndërsa keq flasin vetëm shqipfolësit pa din e pa iman. Ata që ne na duan të vdekur, aq sa i bien mbarë e prapë Shqipërisë duke u folur shqiptarëve që nuk duan as t’i lexojnë’- tha Rama.

Duke folur me shifra, Rama  deklaroi se të turistët e huaj në vendin tonë, kanë gjetur siguri

'Nuk po zgjatem me vrasjet që jo vetëm kanë rënë siç kanë bërë në çdo vit të qeverisjes sonë, por këtë vit deri tani si 8-mujor kanë shënuar rënien më të lartë vit më vit. 40%  viktima më pak se vjet, ku kishim numrin më të ulët te viktimave në 3-vjeçarin e fundit.'- tha Rama.

Rama paralajmëroi se do të ketë ndryshime të ligjit për investitorët strategjikë Shqipëria nuk është më ajo që ishte në sytë e të huajve.

‘Ishim një vend ku turizmi ishte bukë, sufllaqe, shalqi me djathë dhe artopalantë me muzikë dasmash. Vapë dhe mungesë uji, të padurueshme.” Edhe status i investitorit strategjik duhet të ndryshoj. Shqipëria e vitit 2030 duhet të ketë një ofertë optimale.’- tha Rama.

Për kryeministrin Edi Rama, marrja e kryesimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Shqipërisë në OKB, është një arritje e madhe për vendin

‘Pas pak ditësh, e gjithë bota do të mblidhet në Nju Jork dhe Shqipëria do të jetë në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, me krenarinë e shtetit që për herë në historinë e vet, ka presidencëne  atij këshilli, ku ulen ë të mëdhenjtë e kësaj bote.’- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Rama: Tirana këtë vit u pushtua nga turistët! Është fantastike

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Tirana këtë vit njohu një bum turistësh si asnjëherë më parë. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama tha se kryeqyteti shqiptar u pushtua këtë vit nga turistët.

“Kryeqyteti që deri dje kur vinte korriku banohej vetëm nga punonjësit e shtetit dhe nga ata që nuk kishin makinë për të ikur në Durrës, këtë vit u pushtua nga turistët. Rrugë më rrugë dhe shtëpi më shtëpi duke sjellë një lumë të pataksuar parash direkt në arkat e familjeve. Nga apartamentet dhe nga dhomat e dhëna me qira përmes sistemit Airbnb. Një fenomen i ri i qiradhënies për turistët. Aeroporti i Tiranës gati njësoj apo më shumë sesa aeroporti i Beogradit. Kush mund ta imagjinonte këtë 10 vite më parë. Kur në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga tërë Europa në Rinas zbrisnin një grup ‘marsianesh’. Kemi 6 fishuar numrin pasagjereve në aeroportin e Tiranës. Është fantastike. Janë mbi 200 mijë fluturime në ditë që e mbajnë hapur aeroportin për të shërbyer gjatë gjithë këtij sezoni që ende nuk ka mbaruar.’- tha Rama.

Ora 17:28
‘Hapim një kapitull të ri për turizmin’, Rama: Do të ndryshojmë statusin e investitorit strategjik

 

Turizmi dhe zhvillimi i këtij sektori ishte në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen Asamblesë së PS-së. Kreu i qeverisë tha se duhet të hapim një kapitull të ri për të thithur investime serioze në këtë sektor. Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të ndryshojë statusi i investitorit strategjik.

‘Flamuri ynë ka fituar respekt kudo në arenën ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit. Shqipëria ka presidencën e atij Këshilli. Duke parë në sy gjithë të metat dhe problemet që kërkojnë adresim. Detyra jon është jo vetëm të forcojmë më the imazhin e ri të vendit po ta kthejmë në kapital ekonomik për Shqipërinë. Duhet të divesifikojmë ofertën turistike të Shqipërisë.

Turizmi masiv i ka sjellë vendin shumë të ardhura. Kujdes do të ishte fatale mos ta mbanim parasysh që ky lloj turizmi do të jetë i vetmi burim të ardhurash. Shpërthimi do të jetë jo vetëm bori fitorje por edhe alarm. Portet turistike janë themelore për krijimin e këtij burimi. Ndërkohë që kjo infrastrukturë e re po ndërtohet dhe zinxhiri i hoteleve me 5 yje po zgjatet hap pas hapi duke ndërtuar edh rezortet hoteliere me 5 yje, por kemi hapur edhe një shteg të turizmit malor. Kjo është rruga e re që duhet të çajmë tani në mënyrë që brenda kësaj dekadë të kemi vendosur ekuilibrin e domosdoshëm të kësaj industrie të re. Që të ketë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Vendoset lartësia e profilit të Shqipërisë të 30-40 viteve që vijnë. Shqipëria duhet të bëhet vendi Europian i denjë për bukuritë që i ka falur zoti. Duhet të synojmë majat e industrisë turistike botërore.

Duhet të qartësojnë vetëdijen tonë qeverisëse për nevojën e një shpejtësie përgjegjëse. Ne nuk duhet të harrojmë ata që do ta trashëgojnë nesër këtë ven. Një Shqipëri të kamur por të mbrojtur. Duhet të jemi vendi i ekselencës në mikpritjen e investitorëve. Duhet të hapim një kapitull të ri që të ecim drejt dhe shpejt në rrugën e thithjeve të investimeve serioze. Edhe status i investitorit strategjik duhet të ndryshoj. Shqipëria e vitit 2030 duhet të ketë një ofertë optimale.’- tha Rama.

Ora 17:20
“Për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që duan të vdekur PS-në”, Rama: Korrigjimi i së tashmes, arsyeja e ekzistencës sonë politike

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, teksa theksoi se Shqipëria është futur në hartën turistike të Europës, tha se për vendin tonë flasin keq ata që sipas tij duan të vdekur PS-në. “Bumi” turistik i këtij viti, Rama tha se mund të kthehet në boomerang vitin e ardhshëm nëse nuk merren masa. Ai la porosi që askush të mos mbyllë sytë përpara problemeve, ndërsa shtoi se korrigjimi i së tashmes, arsyeja e ekzistencës së PS-së si forcë politike.

“Miliona e miliona turistë nga tërë Europa vijnë të buzëqeshur, habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri. Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend.  Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë europiane nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja. Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt.

Realiteti i të tashmes është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmes. Korrigjimi i të tashmes është arsyeja e forcës tonë politike. Domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes së maldives së Europës. Deri dje na quanin shpella e Europës. Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera, korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët... Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme.

Vitin tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Ne sapo kemi futur këmbët në superligë. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion Europian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të botës”, tha Rama.

Ora 17:08
Rama: Këtë sezon Shqipëria u pushtua nga turistët! Kemi 6-fishuar numrin e pasagjerëve në aeroportin e Tiranës

 

Në nisje të fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për rrugën që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë në krye të qeverisjes së vendit, pra për rreth 10 vite. Kreu i qeverisë ka renditur me krenari shifrat për rritjen e madhe të turistëve në vendin tonë.

‘Ka plot arsye që e pohojnë këtë të vërtetë dy janë pohimet më të mëdha të kësaj. E para sezoni i jashtëzakonshëm turistik dhe e dyta impakti i jashtëzakonshëm i organeve të drejtësisë. Të kuptohemi drejt qysh në fillim ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri. Nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për dije veti orientues fuqizim politik dhe institucional dhe cilësia e shpejtësi vendimmarrëse. Kemi 1001 arsye për të qene krenar për rrugën që kemi bërë.

Shqipëria nuk ishte një distancon turistik evropian. Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë plehrave dhe prapambetjes. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë. Industria jonë ishte inekzistente. Këtë vit qenë pranverë nuk ka pasur javë të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike. Këtë verë në ekranet e televizioneve publike e bombarduan publikun me tone bombastike për shpërthimin turistik të Shqipërisë.

Këtë vit janë sjellë një lumë të pataksuar parash direkt në arkën e familjeve përmes sistemit ARBNB.  Aeroporti i Tiranës gati njësoj apo më shumë sesa aeroporti i Beogradit. Kush mund ta imagjinonte këtë 10 vite më parë. Kur në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga tërë Europa në Rinas zbrisnin një grup ‘masrianës’. Kemi 6 fushuar numrin pasagjereve në aeroportin e Tiranës. Është fantastike. Janë mbi 200 mijë fluturime në ditë që e mbajnë hapur aeroportin për të shërbyer gjatë gjithë këtij sezoni që ende nuk ka mbaruar.’- tha Rama.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 05/09/2023 01:52

    qe te kesh turizem si ne spanje ,,edo,,duhet qe asnje cm rere te mos zihet nga beach -baret,,nga restorantet dhe nga pallatet si ne plazh durres te ndertuara gjate 30 viteve..po qe se i prish keto pallate atehere i ke dhene frymemarrje plazhit,,dhe turistet do pesefishohen...duke bere dhe investime ne rruge,,trotuare,,uje,,kanalet e zeza...duhen dhe aeroporte ne korce,,shkoder,,vlore e sarande...

    Përgjigju
    • Salah: 05/09/2023 17:39

      Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, ku me ligj kishte edhe një distancë prej 300 metrash nga deti në vitin 1993. Qeveria, administrata shqiptare ishte shumë budallaqe për të zbatuar ndonjëherë ndonjë ligj korruptiv

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët