“Për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që duan të vdekur PS-në”, Rama: Korrigjimi i së tashmes, arsyeja e ekzistencës sonë politike

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, teksa theksoi se Shqipëria është futur në hartën turistike të Europës, tha se për vendin tonë flasin keq ata që sipas tij duan të vdekur PS-në. “Bumi” turistik i këtij viti, Rama tha se mund të kthehet në boomerang vitin e ardhshëm nëse nuk merren masa. Ai la porosi që askush të mos mbyllë sytë përpara problemeve, ndërsa shtoi se korrigjimi i së tashmes, arsyeja e ekzistencës së PS-së si forcë politike.

“Miliona e miliona turistë nga tërë Europa vijnë të buzëqeshur, habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri. Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend.  Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë europiane nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja. Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt.

Realiteti i të tashmes është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmes. Korrigjimi i të tashmes është arsyeja e forcës tonë politike. Domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes së maldives së Europës. Deri dje na quanin shpella e Europës. Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera, korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët... Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme.

Vitin tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Ne sapo kemi futur këmbët në superligë. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion Europian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të botës”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS-së, Rama: Shqipëria e 2030-ës kampione e rajonit në turizëm! Do të ndryshojmë statusin e investitorit strategjik


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?