Asambleja parlamentare e KE diskuton rezolutë për Kosovën! U propozua nga deputeti i CDU Abraham e Tabaku: Vendet anëtare të dënojnë sulmin e 24 shtatorit

Asambleja parlamentare e KE diskuton rezolutë për Kosovën! U propozua nga deputeti i CDU Abraham e Tabaku: Vendet anëtare të dënojnë sulmin e 24 shtatorit

Të hënën edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës do të diskutohet për të miratuar një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Rezoluta dhe debati për këtë çështje është propozuar nga deputeti i CDU Knut Abraham si dhe deputetja PD pjesë e grupit të PPE në Këshillin e Europës, Jorida Tabaku.

“Së bashku me Jorida Tabakun kemi dërguar një mocion për një rezolutë në Këshillin e Europës në lidhje me sulmin e dhunshëm në veri të Kosovës. Jetike për Asamblenë Parlamentare të KE që të gjejë fjalët e duhura për të dënuar këtë sulm terrori” shkruan deputeti i CDU në X.

Rezoluta kërkon të dënohet sulmi i paramilitarëve serbë sikundër i kërkon qeverisë së Kosovës dhe EULEX që të paraqesin provat në lidhje me sulmin që kishin paramenduar ky grup terrorist.

Together with @jorida_tabaku we have tabled a new motion for a resolution in the Council of Europe on the violent attacks in north of Kosovo.

It is crucial for PACE to find clear words to condemn this act of terror. pic.twitter.com/9e8HllwECA

— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) October 5, 2023

Kjo rezolutë i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të dënojnë në mënyrë më të ashpër sulmin e 24 shtatorit dhe i'u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së të heqin masat e miratuara kundër Kosovës në qershor dhe të kërkojnë nga autoritetet serbe që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e sulmin, të cilër aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me sundimin e ligjit.

Projekt rezoluta në Shqip
“Asambleja Parlamentare është e shqetësuar për sulmin e dhunshëm të 30 paramilitarëve serbë, përfshirë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, që ndodhi më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda luftarake kundër patrullave të policisë së Kosovës, duke vrarë një polic të Kosovës. Ne e dënojmë këtë akt agresioni në territorin e Kosovës. Gjithashtu, jemi të alarmuar nga mobilizimet e përsëritura të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe rrëmbimi tre policëve të Kosovës në qershor të këtij viti. Asambleja Parlamentare vëren se ekziston një kërcënim në rritje për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kjo rezolutë i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të dënojnë në mënyrë më të ashpër sulmin e 24 shtatorit dhe i'u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së të heqin masat e miratuara kundër Kosovës në qershor dhe të kërkojnë nga autoritetet serbe që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e sulmin, të cilër aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me sundimin e ligjit.
Kuvendi i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të zbulojë të gjitha provat e incidentit dhe u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare në Kosovë (p.sh. EULEX-it) që t'i vlerësojnë këto prova dhe të përcaktojnë nëse janë bindëse. Për më tepër, Serbia duhet të përmbahet nga çdo përpjekje e mëtejshme përshkallëzimi që cenon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës si parakusht për bisedimet e mëtejshme të anëtarësimit në BE dhe disbursimin e fondeve. Këtu përfshihet përmbajtja nga gjuha e urrejtjes dhe përhapja e gënjeshtrave për “spastrim etnik” dhe “pogrome” në Republikën e Kosovës, për të cilat nuk ka dëshmi.”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë