TIRANË- Vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Socialiste, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës. Por, ky i fundit përplasjen me të e vulosi duke e shkarkuar nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës dhe duke ia besuar atë dy emrave të rëndësishëm, ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe zv.kryeministres Albana Koçiu. Demo largohet si i deleguar i qarkut Berat dhe kjo lëvizje politike e Edi Ramës forcon më shumë zërat se ai mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit, por nuk përjashtohet as emri i Koçiut.
Bashkë me Veliajn, ikën nga bashkëdrejtimi politik i qarkut Tiranë edhe Taulant Balla. Ndërsa, Ogerta Manastirliu s’do të jetë më në drejtimin politik të bashkisë së Tiranës, një lëvizje kjo që lë të nënkuptuar që s’do të jetë as një nga kandidatët potenciale për drejtimin e bashkisë, ndonëse Rama e pati propozuar për zgjedhjet e parakohshme të nëntor 2025, ku u tentua shkarkimi i Veliajt.
Lajm në përditësim....

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e PS përjashtimin e avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndrecës. Ky i fundit nuk është në mbledhje.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit të hidhet në votim.
Rama mësohet të ketë thënë për Erion Veliajn: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura.”
-
me Demon dhe Kocin kete palloshin as socialistet nuk e votojne. Demo eshte ai tipi qe nxori policine per te na rrahur dhe masakruar femijet.
Përgjigju





Komente
Komento