Asambleja, Ruçi-grave: Na votoni
te ne do gjeni hapur derën e zemrën

Asambleja, Ruçi-grave: Na votoni<br />te ne do gjeni hapur derën e zemrën
Gramoz Ruçi, Sekretar i Përgjithshëm në Partinë Socialiste në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare ka bërë bilancin e punës së deritanishme për fushatën zgjedhore.
 
“Me 10 prill regjistrohen partitë politike me 19 koalicionet dhe në fund të muajit kandidatët për deputetë. Gongu i 18 qershorit ka rënë dhe ne si parti nuk e startojmë përgatitjen politike sot me këtë takim. Ne në dy mbledhjet e mëparshme të Asamblesë kemi hedhur piketat e përgatitjes për zgjedhjet. Sot përfundon faza e parë jemi këtu për të parë bilancin e punës së bërë deri tani”, deklaroi Ruçi.
 
Ruçi ka falenderuar të gjithë eksponentët e PS dhe forumet për punën e bërë ndërsa ka ftuar të gjitha gratë të mbështesin PS, pasi është forca që i përfaqëson më së miri.
 
“Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë për koordinatorët e gruas që janë këtu. Partia Socialiste është partia që 50 % të këshilltareve i ka shoqe. Partia Socialiste është partia që në qeverisje 50 % të ministrive i ka shoqe. PS ju vlerëson se jeni pjesa më e mirë e shoqërisë, mbështetnani me 18 qershor se te ne do gjeni një derë të hapur dhe një zemër të hapur”, është shprehur Ruçi.
 
Ruçi ka dhënë edhe një mesazh për kundërshtarët duke sqaruar se forca e Partisë Socialiste janë reformat dhe jo thirrjet për dhunë e kaos.
 
“Një mesash për kundërshtarët: Forca e kësaj force nuk janë fjalët dhe akuzat, forca jonë janë reformat, ju ishit në pushtet 4 vjet më parë dhe ne sot pas 4 vitesh u pyesim ju përse e mbajtët 25 vjet pezull reformën administrative, pse nuk bëtë reformën në arsim, në shëndetësi, në energji pse sot po bllokoni Vettingun?  Ne nuk bëjmë thirrje për të shpuar goma e për të thyer xhama. Ne të fortët nuk i quajmë zambo që ta marrim pushtetin me dhunë, data 18 është para ne ndryshojmë nga ju pasi nuk biem kryetarët e partisë te çadra, ne jemi çadra e kësaj partie. Çadrën e çojmë te kryetarët, jo kryetarët te çadra”, ka deklaruar Ruçi.
 
Gramoz Ruçi ka shtuar se “3 kushte nuk i negociojmë: Zbatimi i Kushtetutës, zbatimi i Vettingut dhe qeveria teknike.”
 
Në bilancin e punës Ruçi nuk ka lënë pa përshëndetur të gjithë anëtarët e PS në të gjithë vendin.
 
“Për të gjithë ata që nuk e dinë se kush janë ata që janë këtu do u thosha në emër të Asamblesë do të përshëndesja për punën e deritanishme të gjithë drejtuesit e partisë në bashki, administratë dhe 100 mijë anëtarët e Partisë Socialiste për të gjithë punën  e bërë në këto 6 muaj. Një përshëndetje të veçantë për 500 drejtuesit e FREESH. Fushata është edhe luftë politike ndaj duhen falenderuar të gjithë kryetarët e bashkive dhe këshilltarët socialistë që janë sot këtu, në emër të Asamblesë faleminderit”, tha Ruçi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit