Asambleja, zbardhet fatura, ja sa
kushton të jesh socialist në 2016 

Asambleja, zbardhet fatura, ja sa<br />kushton të jesh socialist në 2016 
Partia Socialiste pritet të miratojë ditën e shtunë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare një sërë vendimesh dhe mes tyre do të miratohet dhe kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.

Shqiptarja.com ka siguruar të gjithë projektvendimet e kësaj mbledhjeje të përgatitura nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi. Krahasuar me vendimin e një viti më parë, vihet re rritja e pagesës për kategorinë më të ulët:studentët e pensionistët.

Ata paguanin vitin e shkuar 30 lekë në muaj, ndërsa për këtë vit do të paguajnë 50 lekë. Në kategorinë që duhet të paguajnë kuotën e anëtarësisë janë shtuar këtë vit edhe të papunët, teksa nga 6 kategori që paguanin vitin e shkuar, këtë vit do të paguajnë 12 kategori

2016
Sipas projektvendimit, kuota mujore  të anëtarit të partisë për vitin 2016 sipas strukturës së 12 kategorive. Studentë, nxënës shkolle, pensionistë, të papunë, punonjës fshati do të paguajnë 50 lekë në muaj. Anëtarët e punësuar në aktivitetin e vogël privat do të paguajnë 100 lekë, ndërsa kryepleqtë  200 lekë të rinj në muaj.

Personat e punësuar si specialistë në administratën vendore do të japin 500 lekë në muaj për partinë, ndërsa drejtues të institucioneve në nivel vendor dhe administratorët në njësitë administrative  do të paguajnë 1000 lekë. Kryetarët e bashkisë, të këshillave të qarqeve, prefektët do të paguajnë  3000 lekë për Partinë Socialiste, ndërsa vartësit e tyre: nën kryetarët e bashkisë, nënprefektët, drejtuesit  e institucioneve rajonale nga 2000 lekë në muaj.

Anëtarët e këshillave të bashkive, të këshillave të qarqeve do të paguajnë 1000 lekë në muaj, një lloj si personat e punësuar si specialistë në administratën qendrore.

Drejtuesit  në institucionet qendrore (zv.ministrat, drejtorë të drejtorive në ministri, drejtues të  kompanive publike etj) do të paguajnë 3000 lekë. Fatura më e shtrenjtë do tu takojë deputetëve, ministrat socialistë dhe biznesmenëve, të cilët do të paguajnë nga 6000 lekë në muaj.

Në rastet kur anëtari i partisë përfshihet në më shumë se një nga kategoritë e mësipërme të parashikuara në vendim, detyrohet të paguajë kuotën më të lartë. Për përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar në funksione publike të parashikuar në këtë vendim pagesa e kuotizacionit bëhet nëpërmjet bankës në llogarinë bankare të strukturës së partisë ku bëjnë pjesë. Anëtarët e partisë që paguajnë kuotizacionin vjetor, pajisen me kartën e antarësisë dhe librezën e anëtarit të partisë për vitin 2016.

2015
Një vit më parë, të kushtonte më pak të ishe socialist dhe paguanin më pak kategori, vetëm 6 nga 12 që janë shtuar këtë vit.

Një vendim i rëndësishëm që u mor në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste në 18 korrik të vitit 2015. Ajo që bie në sy janë pagesat mujore të përcaktuara sipas shtresave, duke filluar me studentët, pensionistët dhe punonjësit e fshatit, që duhet të japin 300 lekë të vjetra në muaj.

Më pas, të punësuarit në aktivitete të vogla private duhet të japin 1 mijë lekë të vjetra. Të punësuarit në administratë 3% të pagës. Ndërsa anëtarët e këshillave të bashkive dhe kryepleqtë 2 % të shpërblimit mujor. Shifra më e madhe i takon deputetëve që duhet të japin 60 mijë lekë të vjetra në muaj dhe bisnesnesmenët që duhet gjithashtu të japin 60 mijë lekë të vjetra në muaj.

Kategoritë ishin: Studentët , pensionistët, të papunës, punonjës fshati: 30 lekë; Të punësuarit në aktivitetin e vogël privat: 100 lekë; Të punësuarit në sektorin shtetëror: 3 % e pagës mujore; Anëtarët e këshillave bashkiakë dhe kryepleqtë: 3 % të pagës; Deputetët e Partisë Socialiste: 6.000 lekë dhe biznesmenë 6.000 lekë.
 
Kuota që duhet të paguajnë anëtarët e PS sipas kategorisë:
1. Studentë, nxënës shkolle, pensionistë, të papunë, punonjës fshati:50 lekë   

2. Të punësuar në aktivitetin e vogël privat:100 lekë

3. Kryepleqtë;200 lekë

4. Të punësuar si specialistë në administratën vendore: 500 lekë 

5. Drejtues të institucioneve në nivel vendor dhe administratorët në njësitë administrative; 1000 lekë    

6. Kryetarët e bashkisë, të këshillave të qarqeve, prefektët:3000 lekë

7. Nën kryetarët e bashkisë, nënprefektët, drejtuesit e institucioneve rajonale: 2000 lekë

8. Anëtarët e këshillave të bashkive, të këshillave të qarqeve;1000 lekë

9. Të punësuar si specialistë në administratën qendrore: 1000 lekë

10. Drejtues  në institucionet qendrore (zv ministrat, drejtorë të drejtorive në ministri,drejtues të  kompanive publike etj)  3000 lekë

11. Deputetët dhe ministrat socialistë; 6000 lekë

12. Biznesmenë; 6000 lekë
 
Rendi i ditës për mbledhjen e Asamblesë:
1.   Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.

2. Diskutimi dhe miratimi i projekt-rregulloreve në zbatim të Statutit të Partisë:

a.   Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS;

b.   Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste;

c.   Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës;

d.   Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare;

e.   Rregullore: Për votëbesimin në parti;

f.   Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij:

g.   Manuali i Organizimit Elektoral të PS;

h.   Kodi i Zgjedhjeve në Parti;

i.   Kodi i Etikës në Parti;

j.   Vendim: Për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016;
 
Vendimi/Rregullorja përcakton përgjegjësitë e 8 sekretarëve

Sekretariati i PS-së do të mblidhet çdo javë, raportim Kryesisë
Ditën e shtunë, Asambleja e Partisë Socialiste do të miratojë ndër të tjera dhe rregulloren e Sekretariatit Ekzekutiv.

Sipas dokumentit të siguruar nga “Shqiptarja.com”, kjo rregullore detyron sekretariatin të mblidhet çdo javë dhe të raportojë në mbledhjen e kryesisë për zhvillimet sipas sektorëve.

Statusi
Sekretariati Ekzekutiv i Partisë është organ politik i partisë me funksione ekzekutive. Sekretariati Ekzekutiv drejton veprimtarinë e përditshme të partisë sipas tematikave dhe sektorëve që mbulojnë sekretarët në përbërje të tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë bën koordinimin e veprimtarisë së përditshme të sekretariatit ekzekutiv. Në mbështetje të punës së sekretarëve funksionojnë nënsekretarët jo funksionarë. Në shërbim të veprimtarisë së sekretariatit ekzekutiv është aparati i partisë sipas organigramës së miratuar nga Kryesia e Partisë.

Struktura
Struktura e Sekretariatit Ekzekutiv të PS dhe numri i sekretarëve propozohet nga Kryetari i Partisë dhe miratohet nga AK në përputhje me detyrat politike, organizative e elektorale të partisë.

Zgjedhja e Sekretariatit Ekzekutiv nga AK e PS bëhet sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara në Nenin 47 të Statutit të PS. Mbledhja e Sekretariatit Ekzekutiv të PS thirret dhe drejtohet nga Kryetari i PS.

Në mungesë e me porosi të Kryetarit të PS, mbledhja e SE  thirret e drejtohet nga Sekretari Përgjithshëm. Sekretariati Ekzekutiv i PS mblidhet jo më rrallë se një herë në javë. Rendi i ditës i mbledhjes së Sekretariatit përcaktohet nga Kryetari i PS.

Me propozim të Sekretarëve sipas detyrave që mbulojnë, futen në rend dite pa votim edhe çështje që ata propozojnë.

Në mbledhjet e Sekretariatit Ekzekutiv mund të marrin pjesë të ftuar sipas problemeve që shqyrtohen. Sekretariati Ekzekutiv informon rregullisht në mbledhjet e Kryesisë së Partisë për problemet që diskuton e ndjek dhe  propozon vendimmarrje që janë në kompetencë të Kryesisë  dhe AK të Partisë.

Detyrat
Sekretariati Ekzekutiv i PS ndjek e koordinon veprimtarinë e përditshme të partisë, në përputhje me kërkesat e axhendës  vjetore politiko-organizative të AK dhe të vendimeve të Kryesisë së Partisë.

Sekretariati Ekzekutiv harton kalendarin e detyrave korrente dhe afatmesme, sipas drejtimeve që mbulojnë sekretarët përkatës, i cili paraqitet e miratohet në Kryesinë e Partisë.

Mbi bazën e problemeve që shqyrtohen në mbledhjet e tij, Sekretariati harton udhëzime, porosi e orientime për strukturat e partisë dhe ndjek zbatimin e tyre.

Në rastet kur Sekretariati shqyrton detyra të përcaktuara nga AK apo Kryesia e PS ose probleme që vlerësohen me rëndësi për partinë, atëherë për ecurinë e problemeve ose zgjidhjen e tyre jepet një raport i detajuar në mbledhjen më të afërt të AK apo Kryesisë së PS me propozimet përkatëse.

Sekretariati Ekzekutiv thërret për informim ose në raport drejtues të strukturave të partisë të qarkut, bashkisë, njësisë administrative në të cilat ka mangësi e probleme në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga organet qëndrore të partisë dhe merr masa për përmirësimin e gjendjes.
 

Sekretariati i PS-së
Sekretar i Përgjithshëm Gramoz Ruçi

Sekretari për Organizimin Administrativ të partisë Bashkim Fino

Sekretari për Organizimin Dixhital Alfred Peza

Sekretari për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet e Koalicionit Musa Ulqini
Sekretarja e Rinisë Elisa Spiropali

Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima

Sekretare për Koordinimin Elektoral Blerina Gjylameti Koordinatori Kombëtar për Programin Ilir Beqja 

fatura e ps


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)