Aventura e Jasir Asanit në Suedi me ekipin e AIKU-ut ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndeshjen debutuese, edhe pse ishte një miqësore, ish-numri 10 i Partizanit ka arritur të realizojë nujë gol, i cili ishte vendimat pasi ndeshja përfundoi me shifrat 2-1.
Ekipi i AIK-ut ia doli të fitonte kundër Karlstadit, ndërsa për Asanin ishte një debutim fantastic duke patur parasysh se hyri si zëvendësues dhe realizoi në minutën e 72. Në këtë mënyrë Asani ka entuziazmuar edhe tifozët e klubit, të cilët shohin te shqiptari një potencial të madhe për të bërë mirë në skuadër.
Pas dy sezonesh Asani la në janar ekipin e Partizanit me të cilin arriti të shpallej edhe kampion.