Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Shupenzë të Bulqizës, ku 60 nxënës përfunduan në spital për shkak të afiksimit nga bllokimi i tubave të kaldajës së shkollës, prokuroria ka nisur hetimet.
Përhapja e tymit dhe dioksidit të karbonit nëpër klasa bëri që nxënësit të transportoheshin me urgjencë në drejtim të spitalit të Bulqizës dhe Peshkopisë. Ndërsa një prej nxënësve u dërgua me helikopter në drejtim të QSUT, për mjekim më të specializuar.
/Shqiptarja.com

Si fillim Prokuroria ka sekuestruar dokumentet lidhur me punimet e kryera për instalimin e kaldajës për të kryer verifikimet sa i takon cilësisë së punimeve. Nga dëshmitë e marra deri tani nga punonjës të shkollës, kaldaja ditën e premte kur është ndezur ka funksionuar normalisht. Por më pas ka rezultuar se oxhakët kanë qenë të bllokuar. Prokuroria është duke vijuar punën ndërsa gjendja e nxënësve paraqitet më e stabilizuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com