Paraditen e sotme në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë dhjetra nxënës u asfiksuan për shkak të tymit të nxjerrë nga kaldaja që përdorej për ngrohjen e shkollës.
15 nxënës janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe 12 të tjerë janë misur drejt Spitalit të Peshkopisë, ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila deklaron se situata është nën kontroll.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, ku rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës në shkollën e mesme të Shupenzës”, shkruhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.
Sipas deklaratës nxënësit janë nën monitorimin e mjekëve dhe janë vënë në dispozicion edhe helikopterët nëse do të jetë i nevojshëm transporti për në Tiranë.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, gjendja shëndetësore e nxënesve është nën kontroll
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, ku rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës në shkollën e mesme të Shupenzës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja.
Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com