Deputeti i PD në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ishte në Bulqizë për t’u njohur me gjendjen shëndetësore të nxënësve të cilët u asfiksuan në Shupenzë.

Gjunkshi, sipas njoftimit të shpërndarë nga Partia Demokratike ka konstatuar mungesë të personelit mjekësor në Bulqizë për trajtimin e të shtruarve gjatë natës, ndërsa thotë se ende po vijnë nxënës me simptoma helmimi.

Paraditen e sotme në shkollën e mesme të Shpenzës në Bulqizë, rreth 60 nxënës janë asfiksuar nga tymi që ka shkaktuar kaldaja, pasi po testohej për t'u përdorur për ngrohje.

Reagim i deputetit të Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi
Duke ndjekur situatën në spitalin e Bulqizës bashkë me Defrim Fikun kryetarin e PD Bulqizë , ku ende vijnë nxënës me simptoma helmimi , këputje gjunjësh dhe marrje mendësh. Është për të ardhur keq se situata në orët e mbrëmjes nuk është vlerësuar . Në spital janë mbi 25 të sëmurë dhe nde vijnë , por për të trajtuar të sëmurët është vetëm një mjeke dhe 2 infermjere.

Sot dhe gjithë natën duhej që të ishin në gadishmëri jo vetëm mjekët e Bulqizës por edhe të Peshkopisë e të Matit . I bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë të vlerësojë situatën që të mos agravojë më tepër . Të sjellë ekip mjekësor që tju japë ndihmën shëndetësore këtyre fëmijëve që po rikthehen nga 2 apo 3 herë. Falë zotit nuk kemi dëme në jetë njerëzore , tani na takon ne njerëzve të sakrifikojmë deri në përmirësimin e tyre. Xhemal Gjunkshi
 Xhemal Gjunkshi
 Xhemal Gjunkshi

dy.b/shqiptarja.com