Rreth 60 nxënës të shkollës së mesme “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, u afiksuan ditën e djeshme nga tymi i shkaktuar nga kaldaja e cila do përdorej për ngrohje.

Një ditë pas kësaj ngjarje, situata shëndetësore e nxënësve është jashtë rrezikut për jetën dhe ata kanë lënë spitalin. Vetëm një nxënës ndodhet ende në spital në kujdesin intensiv të mjekëve. Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi u shpreh këtë të shtunë në një lidhje telefonike për Report Tv po punohet për gjetjen e përgjegjësve të kësaj ngjarje.

Morëm masa për problemin te kaldaja dhe pasi kemi bërë inspektimet e duhura, kaldaja ndodhet brenda parametrave teknikë.  Po merrem organet e hetimit, prokuroria dhe policia për të nxjerrë përgjegjësit e kësaj ngjarje. Përveç një nxënësi i cili ndodhet ende në spital, të gjithë të lënduarit e tjerë kanë dalë dhe ndodhen në shtëpitë e tyre. Nxënësit nuk do kenë probleme shëndetësore nga asfiksia”, tha ai. 

Ditën e djeshme në shkollën e mesme të Shupenzës u asfiksuan nga tymi që shkaktoi kaldaja 58 nxënës dhe 4 mësues, pasi po testohej për t'u përdorur për ngrohje. Sipas policisë, shkak ka qenë oxhaku i mbyllur, duke bërë që tymi të përhapet në ambientet e shkollës gjë e cila solli edhe  asfiksimin e disa nxënësve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com