TIRANE - Dekori i fundvitit për Tiranën, vazhdon të jetë po ai që ishte vitin që shkoi. Ndonëse këtë vit nga fondi i bashkisë janë dhënë 33 milion lekë të reja për dekorimet e kryeqytetit. Por asgjë e re nuk duket të jetë realizuar me këtë shumë lekësh. Sipas të dhënave të marra nga Agjencia e Prokurimit Publik, thuhet se "Objekti i prokurimit: "Blerje pajisje për dekorimin e qytetit të Tiranës për festat e fundvitit" Fondi limit: 33.190.730 (tridhjetë e tre milion e njëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë lekë". Edhe pse është dhënë kjo shumë kaq e madhe lekësh, në dekorin e Tiranës asgjë nuk është e re për këtë vit.
Pyetja që ngrihet është se pse nuk është bërë asgjë ndryshim në dekorin e fundvitit për kryeqytetin? Në lidhe me këtë çështje ne kemi pyetur këshilltarët e majtë të bashkisë së kryeqytetit ata thonë "Ne e kemi denoncuar si rast, por asnjë në Bashkinë e Tiranës nuk na ka dëgjuar. Historia e dekorit të Tiranës vazhdon të jetë po e njëjta sikurse ishte edhe vitin që shkoi. Përsëri dekorimin për zbukurimet e fundvitit të Tiranës e ka marrë "Orange Advertising".
Pra, duke qenë se është e njëjta firmë e kontraktuar për të bërë dekorin e Tiranës, këta nuk kanë bërë asnjë gjë të re. Pra, të gjitha lekët që janë dhënë nga fondi i baskisë. Të gjitha lekët e taksa paguesve kryeqytetas kanë shkuar në xhepat e atyre që janë marrë më këtë punë.
Prandaj nuk ka asgjë të re këtë vit në dekorin e kryeqytetit, por është vendosur dekori i vjetër. Pasi, që kur në kryet të Bashkisë së Tiranës ,ka ardhur Lulzim Basha, aferat korruptive aty nuk kanë të ndalur"- shprehen këshilltarët e majtë. Vitin që shkoi problemi se kush i mori fondet për dekorin e Tiranës, ngjalli debate të shumta si në media ashtu edhe në Bashkinë e Tiranës.
Shkirmi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com