Policia  e Vlorës ka asgjësuar sot 12  parcela me rreth 7008 bimë narkotike, të llojit "Cannabis sattiva" të mbjella në 3 fshatra të Vlorës.

Sipas informacioneve në fshatin Tërbëç, janë asgjësuar 6 parcela me rreth 3728 bimë narkotike "Cannabis", të mbjella në vendin e quajtur "Llakatur", me lartësi nga 25 cm deri në 40 cm.

Ndërsa në fshatin Radhimë, janë asgjësuar 4 parcela me rreth 3000 bimë narkotike "Cannabis", të mbjella në vendin e quajtur "Varrezat", me lartësi nga 20 cm deri në 30 cm.

Po ashtu në fshatin Karbunarë, janë asgjësuar 2 parcela me 280 bimë narkotike "Cannabis", të mbjella në një sipërfaqe toke pa pronarë, me lartësi nga 5 deri në 10 cm.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me djegie sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)