Policia e Lezhës ka asgjësuar 4090 bimë të dyshuara kanabis sativa të kultivuara në 7 parcela.

860 rrënjë kanabis u gjetën në zonën malore të fshatit Ungrej dhe 3230 bimë të kultivuara në 3 parcela në fshatin Viles në Kurbin.

Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. 

Redaksia Online 
xh.k/shqiptarja.com