Ditën e sotme UEFA doli me disa vendime të rënë dakord në parim me 55 federata europiane për vijimsinë e futbollit në Europë si pasojë e ndërprerjes për shkak të koronavisurit. Gjithsesi mbetet ende shumë për t’u përcaktuar nisur këtu edhe nga kompeticionet europiane si Champions League dhe Europa League.
Gjithsesi gazeta spanjolle Marca pretendon se ka ka zbuluar datën e finales së Champions League. E caktuar më parë të zhvillohet më 30 maj në Stamboll ajo do të shtyhet me gati 1 muaj. Sipas këtij burimi finalja që do të zhvillohet po në Stamboll tanio do të mbahet me 27 qershor.
Mbetet për t’u parë nëse formula e zhvillimit të këtyre kompeticioneve do të mbetet e njëjta. Gjithsesi në vendimet më të rëndësishme të mara ditën e sotme është se Europiani i caktuar të zhvillohet këtë verë do të luhet vitin e ardhshëm, në 11 qershor të 2021.