Pas deklaratave nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla se policia nuk i përfshin në administrimin e provave materiale, konkretisht në rastet e kapjes e zbulimit të drogës ka ardhur edhe reagimi.
Sipas Policisë së Shtetit, për çdo rast që droga kapet asgjësohet me miratimin e prokurorit.
"Për çdo rast që droga kapet në arë apo proces tharje asgjësohet edhe me miratimin e prokurorit nëpërmjet telefonit.
Për sasitë e tjera të drogës së paketuar që sekuestrohen ato nuk asgjësohen me djegie dhe dërgohen te laboratori shkencor, prokuroria ka qenë e përfshirë në çdo rast" thonë burime nga policia për Shqiptarja.com.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi dje se “Një problem mbetet mënyra e administrimit të provave materiale.
Sidomos në rastin e lëndës narkotike, cdo ditë del që kapen lëndë narkotike, asgjësohen cdo ditë lëndë narkotike, por ka një përjashtim të prokurorëve gjatë asgjësimit.
Asgjësohen provat materiale jo në rrugën ligjore, pasi përjashtohen prokurorët.
Prokurorët nuk duhet të përjashtohen, por të përfshihen në këtë procedurë kaq të rëndësishme të hetimeve”, u shpreh Llalla duke shtuar se ka dyshime se Policia nuk e asgjëson drogën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com