TEPELENE-1150 bime narkotike e llojit kanabis sativa janë asgjësuar në Tepelenë. Në operacionin e koduar “Kamcishti”,i zhvilluar nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë janë asgjësuar me anë të djegies katër parcela të hapura rishtas në Përroin e Kamcishtit.
 
Bimet narkotike ishin deri në 3 metra lartësi.

kanabisi ne tepelene me logo
kanabisi ne tepelene me logo
kanabisi ne tepelene me logo
 
Sipas policisë po punohet për evidentimin dhe kapjen e autoreve, pasi grupi hetimor ka grumbulluar prova në vendgjarje, si dhe janë grumbulluar informacione në rrugë operative për autorët e mundshëm.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)