Policia e Shtetit vijon asgjësimin e kanabisit në të gjithë vendin. Ditën e sotme aksioni është shtrirë në Tropojë, Mirditë, Lushnje, Mallakastër  ku janë asgjësuar 13199 rrënjë kanabis sativa.

Tropojë
Policia e Tropojës ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 2440 rrënjë kanabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në disa zona të Tropojës, konkretisht në vendet  e quajtura ”Javorr i Degës “, “Stani i Malotës”, “Stani i Poshtër”, “Pribunjë”. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mirditë
Ndërsa në Mirditë policia ka asgjësuar 3370 rrënjë kanabis sativa. Bimët janë asgjësuar në fshatin Gëziq, në një parcelë me anë të djegies.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike ".
 
Lushnje
Policia e Lushnjes ka gjetur 4.3 kg lëndë narkotike dhe 59 bimë Cannabis Sattiva në një banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

Dhimitër Veliu, 52 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje.
 
Mallakastër
Vijon puna për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen me djegie 130 bimë narkotike të dyshuara Cannabus Sattiva, arrestohet në flagrancë kultivuesi. Marselan Sulaj, 24 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

 Durrës 

Policia e Durrësit  ka bërë të mundur sekuestrimin e 7200 bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kucaj, bimët u kultivuan dhe u asgjësuan me anë djegies. 



kanabis

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)