Në komunën e Zallbastarit në kryeqytet policia ka asgjesuar rreth 1455 rrënjë bimësh narkotike të dyshuara si kanabis sativa të ndara në 23 parcela.

Policia e kryeqytetetit i ka asgjesuar bimët me djegje duke përmbyllur kështu operacionin e koduar “Koordinata5”. Ndërkohë po punohet për  identifikimin dhe kapjen e poseduesve dhe kultivuesëve të bimëve.Në cilësinë e provës materiale sipas bluve të kryeqytetit u morën disa mostra të bimëve për eksperimente të mëtejshme laboratorike.


Elbasan,shpërndante kanabis arrestohet në flagrancë Hasan Lushnjani.
Po i shpërndante lëndë narkotike dy personave me inicialet M.S 31 vjeç dhe D.S 26 vjeç arrestohet në flagrancë Hasan Lushnjani 23 vjeç, në momentin që po shpërndante lëndë narkotike, Në vijim të punës për parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike Specialistët kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan kanë intensifikuar punën e tyre duke goditur një tjetër për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)