Policia e Tepelenës ka asgjësuar 23 mijë rrënjë narkotike të llojit kanabis sativa në 13 parcela. Që prej oreve të para të mengjesit e deri në orën 15:00, në Kurvelesh Tepelenë ka vijuar operacioni antikannabis.

Në këte operacion marrin pjesë forcat policore te Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në zona të pyllëzuara, pa pronar, u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 23 mijë  bimë narkotike të mbjella në 13 parcela.

Operacioni po zhvillohet në territoret e fshatrave te Njësisë Administrative Kurvelesh.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

fushat korrje djegie

fushat korrje djegie

fushat korrje djegie

fushat korrje djegie

fushat korrje djegie
(Foto , policia gjatë aksionit të asgjesimit të drogës)

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)