2630 rrënjë bimësh narkotike të lloit Canabis Sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga aksionet "Anti Canabis" të ndërmarra në të gjithë shqipërinë.
900 rrënjë Canabis Sativa janë asgjësuar nga Komisariati i Policisë së Tropojës, 445 rrënjë nga Policia e Krujës, 185 rrënjë të tjera Canabis të një lartësie që arrinte deri në 120 cm janë asgjësuar nga Komisariati i Policisë së Vlorës dhe 1100 rrënjë Canabis Sativa janë asgjesuar në Gjirokastër.
Tropojë, asgjësohen 900 bimë Canabis, në kërkim kultivuesi
Bima narkotike u gjet nga Efektivat e Policise së Komisariatit të Tropojës në vijim të operacionit të koduar “Kërrnaja” e kultivuar në 8 parcela. Lënda narkotike është asgjësuar menjëherë dhe është shpallur në kërkim kultivuesi, Hazir Madani, 58 vjeç, banues në Kërnajë, i cili akuzohet për veprën penale kultivim të bimëve narkotike.
Policia e Tropojës, mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative se mbi fshatin Kërnajë, në pyll, në vendin e quajtur “Përroi i Kames” , kanë gjetur dhe asgjesuar 8 parcela me rreth 900 bimë narkotike. Bimet varionin deri ne 120 cm.
Bimet jan gjetur te kultivuara në parcela të hapura rishtas në pyll, në afërsi të livadheve në perdorim te shtetasit Hazir Madani.

Krujë, asgjësohen 445 rrënjë bimë narkotike, arrestohen 3 kultivuesit
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë për “ Parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike “ është përfunduar me sukses operacioni “Liqeni Pacungut 2015”,ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Astrit Bazja, 47 vjeç, banues në Krujë, Dashamir Bazja 49 vjeç,banues në Fushë Krujë, A.B. 17 vjeç, banues në Krujë.
Nga kontrolli i ushtruar në fshatin Zgërdhesh Krujë, në pronën e tyre, janë konstatuar 5 parcela të mbjella me 445 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa.
Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi I bimëve narkotike” në bashkëpunim.

Vlorë, asgjësohen 185 rrënjë Canabis Sativa me lartësi 120 cm
Gjatë një kontrolli të ushtruar Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, Efektivët e Policisë së Krujës kanë zbuluar dhe asgjësuar 185 bimë narkotike të lloit Canabis Sativa.
Bima narkotike u konstatua në fshatin Gumenicë, në vendin e quajtur “përroi i zhukës”, në një zonë të pyllëzuar, ku eshte zbuluar një parcelë, me bime narkotike të mbjella në toke, me lartësi deri në 120 cm. U bë asgjesimi i plotë i bimëve narkotike me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjirokastër, asgjësohen 1100 rrënjë Canabis
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike të lloit Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem në Gjirokastër. Lënda narkotike ishte kultivuar në një parcel të madhe të hapur rishtas.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit: Vladimir Lazaj, 50 vjeç , banues në fshatin Golem, Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë për veprën penale "përkrahja e autorit të krimit" pasi 50 - vjeçari ka qenë në dijeni dhe njihte personin i cili ka mbellë parcelën me bimë narkotike.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim Lavdosh Islamaj, 28 vjeç banues në fshatin Golem të Gjirokastrës. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është kultivuesi ibimës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale të Kultivimi i bimëve narkotike “ dhe “Përkrahja e autorit të krimit .

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO