Asgjesohen 3371 rrënjë kanabis
në Shkodër dhe 2.284 në Vlorë
Lufta anti-kanabis vazhdon ende. Policia e Shkodrës dhe ajo e Vlorës kanë asgjesuar në total 5655 rrënjë kanabis sativa.3371 rrënjë në Shkodër të kultivuara në 19 parcela dhe 2,284 në Vlorë ku dhe ka arrestuar babin kultivues dhe ka shpallur në kërkim të birin
Lufta anti-kanabis vazhdon ende.Policia e Shkodrës ka evidentuar 19 parcela të kultivuara me bimë narkotike dhe ka bërë të mundur asgjesimin e 3371 rrënjëve.
Në qarkun e Shkodrës konkretisht në : Fshatin Benë, në Shllak, në Shkodër. Në fshatin Sumë, në Shkodër. Në Cukal, në “Bjeshkët” e fshatit Prekal, në Shkodër.Në fshatin “Lohe e Sipërme”, në Shkrel, në Malësi e Madhe.Në fshatin Sapaq, në Iballë, në Pukë.
Ndërkohë asnjë i arrestuar në cilësinë e kultivuesit.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërkohë që Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Vlorë policia asgjëson 2,284 rrënjë kanabis arrestohet babai në kërkim i biriNdërkohë edhe blutë e Vlorës duket se i kanë shpallur luftë të ashpër asgjësimit të kanabisit.Rreth 2.284 rrënjë kanabis janë asgjësuar në fshatin Tërbaç Vezhdanisht, Treblovë dhe Krepisht të qytetit bregdetar
Policia ka arrestuar në flagrancë Vladimir Ganaj, 57 vjeç, për kultivimin e 505 bimëve narkotike përreth banesës së tij të vjetër në fshatin Tërbaçit. Si dhe është shpallur në kërkim (i biri i tij),Marildo Ganaj, 20 vjeç, pasi i'u gjetën të kultivuara 420 bimë narkotike në vendin e quajtur "Hundat Gjoke".
Ndërkohë që në fshatrat Vezhdanisht, Treblovë, dhe Kropisht, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie, gjithsej rreth 1.359 - rrënjë bimë narkotike, me lartësi 100-200 cm.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë për kultivimin e bimëvë narkotike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
80.3%
-
Jo
16.1%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49