Asgjësohen 341 bimë narkotike, në fshatrat Shemri dhe Ugren

LEZHË,  21 Korrik/ATSH- Gaspër Marku/- Në vazhdim të aksioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, forcat e policisë së Lezhës, zbuluan dhe më pas i asgjësuan në ven 341 rrënjë bimë narkotike.
Zëdhënësja e shtypit e policisë qarkut Lezhë, Hike Cara, tha pëqr ATSH-në se fillimisht, policia ndërhyri në në fshatin Shemri, bashkia Mamurras-Kurbin, ku në vendin e quajtur Zall Frasher, në një zonë pyjore, u gjeten të kultivuara në dy parcela dhe u asgjesuan 134 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Më pas, në vijim të aksionit, uniformat blu të policisë qarkut Lezhë, ishin edhe në në fshatin Zimaj, komuna Ungrej, Lezhe, ku në vendin e quajtur  Fushat e Mëdhaja,  u gjetën të kultivuara në një parcelë prej 100 m2, e mbjellur me rreshta,  207 bimë narkotike, me madhësi 60 deri 80 cm, të llojit kanabis sativa, të cilat u asgjesuan menjëherë.
Në të dy rastet, nga ana e policisë jane kryer  veprimet proçeduriale dhe po punohet për identifikimn e kapjen e kultivuesve.  Materialet në fjalë ia janë referuar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të "Kultivimit të bimëve narkotike"./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore