Vrasja e recepsionistit te ‘Greccia’ në Dhërmi, 2 punonjësit e penduar në Gjykatë: Pronari na kërcënoi me armë për të fshehur provat! Lihen në burg

VLORË- Të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi do të qëndrojnë në burg. Daniel Qose 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, u njohën sot me masën e arrest me burg në Gjykatën e Vlorës.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës. Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndonëse në kasafortën e proanrit Gerald Shehu u gjet një gëzhojë plumbi. 43-vjeçari u arrestua në Korfuz në përpjekje për të shkuar në Angli, ndërsa pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

31-vjeçari Eraldo Nevruzi u vra më 6 qershor nga pronari Shehu. Ai e qëlloi me dy plumba në kokë në shkallët e hotelit dhe e ka tërhequr trupin zvarrë deri në katin e nëndheshëm të hotelit. Më pas ka detyruar dy punëtorët e hotelit ta ndihmojnë për ta zhveshur kufomën,  mbështjellë trupin e  viktimës me plastmas e çarçafë dhe transportuar në bagazhin e makinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
'Mos u mërzit zemër e nënës'/ Familjarët mes lotësh në dyert e gjykatës, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ lihen në burg

Dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Daniel Qosja dhe David larti u njohën sot me masën e sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Vlorës, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar pronarin Gerald Shehu për të fshehur provat e vrasjes së recepsionistit.

Në dalje të furgonit të policisë familjarë të Daniel Qose dhe David Lartit të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe përshëndetur nga jashtë djemtë që ndodheshin në makinën e policisë për t’i çuar në paraburgim.

Një prej tyre dëgjohet që i thotë djalit të saj në furgonin e policisë: Mos u mërzit, zemër e nënës!

Ndërkohë avokatja e një prej të arrestuarve Besa Begaj shprehet se sot ishte seanca për njohje të masës së sigurisë, ndërsa çështjet e tjera i përkasin hetimeve të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali: 09/06/2024 17:32

    kriminele,,,e familje kriminelesh...ne litar..

    Përgjigju
  • Miri: 09/06/2024 17:03

    Fakti qe nuk kane denoncuar pasi autori i dyshuar eshte nisur ne Greqi, i ben fajtore per moskallzim krimi.

    Përgjigju
  • awww: 09/06/2024 13:29

    Qa ban marria, per 50000 lek rroge bahen bashkefajtore ne krim. Po ca lesh pronari po vete keni dashte me e pase mire me pronarin.

    Përgjigju
    • KKFDKLDSSKLDSKLD: 09/06/2024 13:56

      PO KU DO VENIN MESA DUKET I PRISTE PLUMBI PER VETE MOS T BINDESHIN

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore